Shkolla e mesme e Hotolisht në Librazhd do t’i shtohet rrjetit të shkollave tërësisht të rikonstruktuara, pasi prej shumë vitesh godina ishte e degraduar. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan ecurinë e punimeve. Në fjalën e tij Balla tha se janë disa shkolla në Bashkinë Librazhd që së shpejti do të rikonstruktohen.
“Kemi marrë besimin e njerëzve për të bërë punë dhe vëmendja jonë është për njerëzit, prandaj investimet në infrastrukturën shkollore janë të rëndësishme për ne. Investojmë këtë vit në dy prej shkollave më të rëndësishme, shkolla e Hotolishtit dhe në shkollën e mesme të fshatit Zgosht, Njësia Administrative Lunik.
Vitin e ardhshëm është parashikuar ndërhyrje tërësore në shkollën e mesme të qytetit të Librazhdit. Në këtë mënyrë përmbyllim fazën e parë të investimeve në infrastrukturën shkollore në Bashkinë Librazhd.
Projekti dhe standardet që po zbatohen janë të njëjta me ato që po zbatohen edhe në qendër të Tiranës apo edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë. Pra, projekti i rikonstruksionit përfshin ngrohjen, palestrën, të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme. Më pas në bashkëpunim edhe me donatorët synojmë që të shtrijmë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat”, - deklaroi Balla.
Ndërsa kryebashkiaku i Librazhdit, Gurra në fjalën e tij theksoi se nevoja për rikonstruksion total erdhi jo vetëm si pasojë e plotësimit të standardeve, por edhe të degradimit për shkak të lënies pas dore, vite me radhë.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1006
Lajme të tjera
-
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
24 Prill, 20:18
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
22 Prill, 16:13
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46
-
‘Prefekti’ fut në sherr deputetët në seancë plenare! Balla: Ligji, që të kthejmë në ‘koordinator’ prefektin! Opozita: Kërkoni të kontrolloni edhe pushtetin lokal
18 Prill, 17:02
-
Pr/ligji për prefektin në Kuvend/ Balla: Pylli i Pishë Poro u dogj për të ndërtuar park fotovoltaik! Së shpejti ligj i ri për mbrojtjen ndaj zjarrit
18 Prill, 13:10
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër
16 Prill, 13:58
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03