Kuvendi/ Opozita bojkot, Xhafaj ulet në fund të sallës, zgjidhen dy anëtarët e rinj të KQZ

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë seancë sërish mungoi Partia Demokratike, LSI dhe aleatët e vegjël opozitarë.

Në rendin e ditës për sot ishte votimi i dy anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi. Dy anëtarët e KQZ janë zgjedhur me 74 vota. Gjithashtu, në rendin e ditës ishte edhe ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Në seancën e sotme plenare në Kuvend mori pjesë edhe Fatmir Xhafaj, i cili qëndroi i ulur për pak minuta në fundin e sallës, dhe jo në karrigen e ministrit, dhe më pas u largua. I pyetur nga gazetarët, se cila ishte arsyeja e largimit të tij, Xhafaj tha se arsyet i ka shpjeguar. 

Ish-Ministri Xhafaj sot në kuvend

Pak para se të largohej nga ambientet e Kuvendit, Xhafaj u pyet nga gazetarët, por nuk pranoi të përgjigjej.

Prononcimi i Xhafajt për gazetarët:

Pse e keni dhënë dorëheqjen?

Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera.

Nuk kemi kuptuar asgjë

Ah, nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë.

 Xhafaj do të qendrojë në detyrë deri në momentin kur presidenti Ilir Meta, do të dekretojë në detyrë, ministrin e ri, Sandër Lleshi. Në seancën plenare të ditës së sotme, i pranishëm ka qenë edhe deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Gjetan Gjetani.

Diskutimet në Kuvend

Deputeti socialist, Alket Hyseni ka komentuar ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i vrarë nga RENEA një ushtar ekstremist grek. Hyseni tha se RENEA bëri detyrën dhe se kështu do të veprohej me çdo qytetar që do shtinte mbi policinë, edhe nëse do të ishte shqiptar.

RENEA bëri detyrën para një agresori të policisë së Shtetit. kështu do ndërhynte policia po të ishte shqiptar. Kështu do të veprohej në çdo vend të BE. Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen. Deklaratat e opozitës, ndikojnë negativisht. Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh. Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim. Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë. S’jemi dakord me opozitën në shumë aspekte por statistikat janë kokëforte. Jemi shumë herë më mirë sesa ishim 10 vite më parë.

Alket Hyseni, deputet i PS në Sarandë

Ndreu është shprehur se do të heqë dorë nga politika nëse Berisha i gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij duke e sfiduar që të shkojë deri në 5 breza.

Lë politikën nëse ish-kryeministri Berisha, të cilin nuk nguroi ta quajë sërish një plak matuf, gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri ne 5 breza. Ai dihet kush është shqiptarët e dinë publikisht i them Saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht dhe që t’i gjejë. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza.

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:32
Senida Mesi: Hapja e pikës së re kufitare me Malin e Zi në korrik, 7 projektet për Shkodrën

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi u shpreh sot gjatë fjalës në Kuvend se hapja e pikës së re doganore me Malin e Zi do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një aktraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal.

"Kjo pike kufitare është dakordësuar te hapet ne mbledhjen e 2 qeverive ne Shkoder kete Korrik, duke i dhene 2 vendeve tona mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror", tha Mesi.

Zëvendës Kryeministrja bëri me dije se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë dhe do te kete nje rikonstruksion të rrugës qe fillon ne Ostros ne Mal te Zi–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

Mesi sqaroi gjithashtu se kjo pikë do të jetë e hapur 24 orë në ditë për qarkullim ndërkombëtar rrugor dhe qarkullim të personave në Liqenin e Shkodrës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në zonat afër Bashkisë Shkodër dhe zonave të malësisë së Krajës, Komuna e Tivarit, Bar, Virpazar – Mali i Zi në kufirin tokësor dhe liqenor.

Njëkohësisht Mesi nënvizoi rëndësinë e hapjes së kësaj pike në shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit dhe gjithë Shkodrës si dhe në rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve.

"Ky projektligj propozohet ne linje dhe me konceptin e “100 fshatrave”, Ku Zogaj si nje fshat me atraksion turistik, e njohur per vetite kuruese te bimeve medicinale dhe “artit” te peshkimit, pika doganore i jep nje vlere e shtuar dhe nje vemendje me te madhe", tha Mesi.

Në fjalën e saj Zëvendës Kryeministrja listoi një sërë projektesh të tjera që do t'i japin zhvillim Shkodrës mes të cilave:

Velipoja si qytezë turistike bregdetare
Rruga e Velipojës: harku Bërdicë – fshati Baks 18 km – qe eshte ne perfundim
Projekti; Rruga Velipojë – Shëngjin- ku po miratohet projekti teknik me vlerë 10 mln Euro
Lidhja ndërkufitare Velipojë/Pulaj – Ulqin ku për 20 minuta me rrugë të re dhe përmirësim te lumit Buna, qe do të bëhet me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar me vlerë 5 mln Euro
Sistemimi i Bregut perëndimor të liqenit (Ura e Bunës - Shirokë) qe ka filluar te zbatohet nga FSHZH me fonde BE-BERZH ne vleren rreth 8 mln euro
Lidhja ndërkufitare Zogaj – Mal i Zi –projektligj qe po flasim sot, me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar do kapin vlerë investimi prej 6 mln Euro.

Në fund të fjalës, Mesi u kujdes të jepte edhe një mesazh për opozitën: "Përmirësojmë çdo ditë me hapa konkretë jetën e çdo shqiptari. Kjo eshte politika jone. Po politika e opozites cila eshte?".

Ora 12:37
Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, Bushati: Së shpejti transport liqenor nëpërmjet molit

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Zogaj – Skje ishte një ndër projektligjet i cili u diskutua në rend dite këtë të enjte në Parlament. Teksa foli në Kuvend për çështjen e ratifikimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, e vlerësoi të rëndësishme përmbushjen e saj, duke thënë se pika e përbashkët kufitare do të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e njerëzve por edhe do të mundësojë ndërlidhjen e trevave shqipfolëse.

“Flasim për një ndërlidhje mes Shirokës, Zogajt dhe Malësisë së Krajës, apo pjesës së Tivarit, ku përgjithësisht jetojnë shqiptarë dhe është një zonë e cila ka ende mundësi për tu shfrytëzuar pozitivisht për sa i përket potencialit të turizmit. Do ketë një linjë transporti liqenor Zogaj-Mali i Zi. Pika kufitare do ketë një ndërlidhje me trevat shqipfolëse. Pra, në këtë kontekst e gjithë pjesa e liqenit të Shkodrës do të mbulohet dhe do të krijohet një akses shumë më i madh jo thjesht për banorët e zonave përkatëse po dhe për ata turistë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi”-tha Bushati. 

Ministri Bushati tha më tej se pika kufitare e Zogës do të krijojë një akses më të madh jo vetëm për turistët në liqenin e Shkodrës por dhe për zhvillimin e zonës. Bushati tha se do të punohet për vendosjen e një transporti liqenor nëpëmjet molit të Malit të Zit dhe atij të Shirokës.

Kemi rënë dakord në kuadër të programit tripalësh Shqipëri-Mali i Zi- Itali, që mbështetet nga fondet e BE për një projekt rreth 7 milionë euro i cili do të ketë dy objektiva specifikë: E para, vendosjen e një linje transporti multimodal mes Portit të Barit, porit të Shëngjinit dhe portit të Barit në Malin e Zi, sepse bëhet fjalë për hapësirën Adriatike dhe ndërlidhjen me liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Dhe së dyti, vendosjen e një transporti liqenor nëpërmjet molit të Virpazarit në Malin e Zi, në molin e Zogajt, Shirokës për të krijuar një mundësi që liqeni të jetë gjithashtu më i rivitalizuar se sa është sot për sot. Ky është një projekt i cili fillimisht do të fokusohet vetëm te transporti i udhëtarëve për ti krijuar mundësi qytetarëve për të lëvizur më shpejtë, në mënyrë më komode dhe nga ana tjetër për ti krijuar mundësi vizitorëve të huaj për të pasur turizmin ditor qoftë në Malin e Zi apo në Shkodër në pjesën e liqenit dhe me perspektivë në fazën e dytë dhe të tretë kjo do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Shëngjinin, Velipojën dhe lumin Bunë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Ministri Bushati bëri të ditur gjithashtu se qeveria shqiptare vijon të mbetet tërësisht e angazhuar për një dimension më të fortë ndër rajonal, ndërkufitar jo vetëm me Malin e Zi 

Ora 11:27
Ndreu sfidon Berishën: Jam i pastër në 5 breza, nëse gjen gjë lë politikën

TIRANË- Deputeti i PS-së për zonën e Lezhës, Pjerin Ndreu nga sfiduar ka foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me akuzat që ky i fundit i ka bërë Ndreut se është i lidhur me krimin.

Ndreu është shprehur se do të heqë dorë nga politika nëse Berisha i gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij duke e sfiduar që të shkojë deri në 5 breza.

Lë politikën nëse ish-kryeministri Berisha, të cilin nuk nguroi ta quajë sërish një plak matuf, gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri ne 5 breza. Ai dihet kush është shqiptarët e dinë publikisht i them Saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht dhe që t’i gjejë. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza.

Pjerin Ndreu, deputet i PS-së

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin në rrjetin social Facebook. Berisha e ka akuzuar Ndreun se ka marrë përfitime marramendëse dhe tokë nga ish-deputeti, Arben Ndoka. Ndërsa nga ana e tij, socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë ashtu siç pretendon ish-kryeministri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët