Seria A starton sot me Chievo-Juventus, debuton Ronaldo

Seria A starton sot me Chievo-Juventus, debuton Ronaldo

Futbollisti Cristiano Ronaldo

Sot starton Seria A kampionati Italian i futbollit për edicionin 2018-2019. Juventusi do të nisë ndaj Chievos mbrojtjen e titullit ndërsa në Verona do të debutojë me fanellën bardhezi edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez pas 9 viteve të kaluara në Madrid bën në “Bentegodi” debutimin në Serinë A dhe pritet të luajë në majën e sulmit ku së bashku me të do jenë Dybala. Bernardeschi dhe Douglas Costa.

Pritet që bardhezinjtë të mos kenë problem ndaj një skuadre si Chievo. Stadiumi pritet të jetë plotë për debutimin e Ronaldos ndërsa janë marrë edhe masa të rrepta sigurie. Trajneri Max Allegri i kërkon skuadrës të kthehet me këmbë në tokë dhe thotë se Ronaldo është gati. Starti i Serisë A me Chievo-Juventus është në orën 18:00.

Ndërsa në mbrëmje në “Olimpico” të Romës do të këtë një tjetër debutim. Carlo Ancelotti ulet për herë të parë zyrtarisht në pankinën e Napolit në ndeshjen ndaj Lazios. Në Lazio-Napoli do kemi edhe derbin shqiptar pasi përballë njëri-tjetrit do vihen Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj.

Trajneri i Lazios Inzaghi ka thënë se skuadra e tij është gati ndërsa Napoli është një nga ato skuadrat e mëdha që thuajse nuk ka bërë merkato. Megjithatë tekniku Ancelotti sqaron se forca e Napolit të tij është grupi dhe skuadra do vijojë të jetë kompetitive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laert: 18/08/2018 12:35

    Fillon, nis. Jo starton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin

Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin