Bllokohet qarkullimi ditën i kamionëve gjatë sezonit veror/ Zbardhet udhëzimi i ministrave Xhafaj-Gjiknuri

Mjetet e tonazhit të rëndë nga kjo e premte do të qarkullojnë me orare të reduktuara në akset kryesore të vendit dhe kryesisht ato turistike.

Udhëzimi i përbashkët i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atij të transporteve Damian Gjiknuri ka hyrë në fuqi prej 15 qershor dhe do ti shtrijë efektet e tij deri më 15 shtator dhe mjetet që kufizohen janë ato me tonazh mbi 7.5 tonë, mjete me gjatësi 12 m dhe ngarkesë të pandalshme si dhe makina bujqësore, teknologjike dhe traktor me shpejtësi nën 40 km në orë.

Sipas këtij udhëzimi kufizimet shtrihen përgjatë fundjavës duke nisur nga dita e premte deri të dielave ora 24:00 dhe për këdo shkelës penalitetet do të jenë ekstreme me gjobë dhe bllokim mjeti.

Të premteve kufizimi për të ëprdorur akset rrugore nga mjetet e sipërcituara nis në ora 15:00 deri në orën 22:00.

Të shtunën kufizimi nis prej orës 08:00 deri në 12:00 duke lejuar një hapsirë prej 4 orësh dhe rikthehet sërish në ora 16:00 deri në ora 22 të mbrëmjes.

Për ditët e diela ky kufizim është edhe më i gjatë duke nisur në ora 07:00 deri në ora 22:00.

Akset që nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë janë nga ato të piakve kufitare e deri në zonat bregdetare si Hani Hotit, Muriqan, Qafthanë, Morinë, Kapshticë, Kakavijë.

Po ashtu akset që do të kufizohet prekin dhe plazhet në qarkun e shkodrës, Lezhës, Durrësit, Kavajës, Fierit, Vlorës, Sarandës, Pogradecit.

Patrullimet e policisë kanë nisur nga kjo e premte të zbatojnë këto masa edhe në Tiranë-Durrës me drejtim Gjirin e Lalzit.

Në këto kufizime është përfshirë dhe Tepelena dhe Bajram Curri për shkak të lidhjes së tyre me turizmin kulturor.

Mjetet e tonazhit të rëndë janë të ndaluara të qarkullojnë përgjatë fundjavave edhe në akset e kishës së Laçit apo malit të Tomorrit për shkak të peligrinazheve që kryehn në këto dy vënde të ritefeve fetare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritik Absolut: 17/06/2018 13:22

    Eshte e nevojshme nderhyrja ne levizjen e mjeteve te tonazhit te rende gjate dites pasi te gjithe jemi deshmitare se sa rendohet trafiku nga kamionet kur hyjne e dalin si dhe ne akset malore. Gjithsesi nje ndryshim duhet te kete dhe ne mjetet furnizuese brenda qytetit. Duhet te punojne jo kur u del gjumi bizneseve por kur bie fluksi trafikut dmth pas mesnate

    Përgjigju
  • John: 15/06/2018 16:49

    Z . Minister. Cdo rregull per tè ndreq dicka eshte jo normale sepse me ose padashje krijon prbl dhe sidomos per ato qe nk kane menduar dhe planet e biznes te tyre demtohen. Dhe ne cdo vend demokratik duhet te kompesohen . Po ku? Plus dhe ndeshkimet jane shume problematiche. Sepse krijon abuzim. Sì ka mundesi qe gjobat jane shume abuzim nga 300- deri ne 3000 . Pra You padashje krijuar abuzim per policise. Dhe ato neser ndeshkohen. Pra jeni shkaktar per shume effective qe dhe mund te abuzim me ligjet. Po keshtu you keni pergjegjesi dhe per shume ligjet tè cilat keto vite dhe me pare jane shume abuzim. Dhe Prandaj shume gjyqtar dhe precurore sot akuzohen. Vet shteti you jep mundesi punonjesve tè bejne abuzim. Ska Pse dikush te denohet burg kur nk ka rrezikshmeri per komunitet. Pra keto ligjet duhet bere shume tè sakt dhe e drejt e 1 qytetar nk ngelet ne dore te gjyqtar apo prekuror apo avokat. Sepse krijon abuzim. Prandaj shume shqiptare duan te gjykohen jashte dhe jo ne shqiperi. Eshte bere e pamundur per kedo. Flmd

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë