POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

SHBA/ Vritet me disa plumba në qafë i riu shqiptar, mister arsyet, nuk ka të arrestuar (Video+Foto)

Grei Frashëri, i riu shqiptar që u vra në SHBA

SHBA- Grei Frashëri është vrarë me armë zjarri më 7 shtator, ndërsa lajmi është bërë publik sot nga mediet amerikane, pasi është bërë identifikimi i tij. Autoritetet dhe mediat lokale raportojnë se i riu u qëllua me disa plumba në qafë dhe u gjet i shtrirë përtokë.

Grei Frashëri, i riu shqiptar që u vra në SHBA

Mediat amerikane raportojnë se shqiptarit është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.

Ora 22:04
Agjenti sekret tentoi të shpëtonte të riun shqiptar që u vra në SHBA (Detaje)

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e Grei Frashërit në SHBA. Një agjent sekret tentoi ta shpëtonte të riun pasi u qëllua.

Dëshmitarët kanë thënë se janë dëgjuar 4 të shtëna, e më pas pas disa sekondash është dëgjuar e shtëna e fundit. Një agjent sekret, ndërhyri duke shkuar pranë tij, por nuk mundi ta shpëtonte. Grei Frashëri, mbërriti i pajetë në spital.

Një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës, i dha ndihmën e parë viktimës që u qëllua. Veprimi i tij duhet përgëzuar”, tha Michael Seremetis, agjent policie që po heton vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Shërbimi sekret refuzoi identifikimin e agjentit për shkaqe sigurie, bën me dije nydailynews.com.

Ora 21:28
“Iu mor jeta padrejtësisht”, familjarët dedikim të riut që u vra në SHBA (Foto)

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri më 7 shtator. Grei Frashëri, është vrarë në një rrugë në Brooklyn, ndërkohë që familja dhe miqtë e tij kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore ditën e djeshme për të riun shqiptar. Kushërinjtë dhe familjarët, kanë se Grei ka shkuar në SHBA nga Shqipëria që në klasë të tretë.

Njoftimi për ceremoninë mortore e të riut shqipëtarë

Ata kanë thënë se ai ishte me humor, dhe se vrasja ka ndodhur padrejtësisht ndaj tij. Për vrasjen e të riut nuk dihen ende detaje se kush e vrau apo arsyet e kësaj ngjarjeje ë rëndë.

a.me./b.ha.
Komento