Vettingu/ Shkarkohet gjyqtari i ‘21 Janarit’ dhe Thanza i dënuar për vjedhje

TIRANE - Ikin dy gjyqtarë nga Gjykata e Lartë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë sot vendimin për dy gjyqtarët Tom Ndreca dhe Admir Thanza. KPK vendosi shkarkimin e tyre nga detyra, pasi hetoi dhe konstatoi se dy gjyqtarët nuk përmbushnin kriteret për të vijuar punën në sistemin e drejtësisë. Me largimin e tyre nga detyra, Gjykatës së Lartë i mungojnë 3 anëtarë pasi gjyqtarja Mirela Fana ka dhënë dorëheqjen që para nisjes së procesit. Ndërsa Edmond Islamaj, anëtar i kësaj gjykate, kaloi me sukses filtrat e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë.

Në deklaratën fillestare të vitit 2003, Tom Ndreca deklaron se është pronar me 50% në dy apartamente, secili 2+1. Apartamenti i dytë ka një sipërfaqe prej 120 m2 dhe garazh 18 m2, ndërsa ndodhet në Tiranë. Në vitin 2009, Ndreca deklaron një apartament në Golem, me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 31 mijë euro. Si burim, gjyqtari deklaron kursimet nga pagat. Një viti më vonë, në vitin 2010, Ndreca deklaron një apartament me sipërfaqe 100 m2, me vlerë 6 000 000 lekë. Apartamentin e ka shlyer deri në vitin 2015.

Po gjatë këtyre viteve, Ndreca deklaron kursime vjetore nga pagat që variojnë deri në 17 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq, të ardhurat e anëtarit të Gjykatës së Lartë përbëhen nga paga e tij, paga e bashkëshortes, e cila ka dalë në pension në vitin 2017 si dhe pagat e dy djemve, të cilët punojnë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.  

Trupa e KPK që shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

I dënuar në Itali për vjedhje, Vettingu i "pret kokën" edhe Admir Thanzën
Edhe Admir Thanza është shkarkuar nga KPK seancën e ditës së sotme për fshehje dënimi në Itali për vjedhje dhe deklarim të rremë pasurie. Trupa gjykuese që vlerësoi gjyqtarin e Gjykatës së Lartë përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati, Theodhori Sollaku. 

Në konkluzionet e ILDKP për gjyqtarin Admir Thanza rezultonte se:

1.     Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin
2.     Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë
3.     Ka kryer fshehje të pasurisë
4.     Ka kryer deklarim të rremë
5.     Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave

Anëtari i Gjykatës së Lartë doli javën e kaluar para komisionit të Vettingut, ku rezultoi me një mori me probleme. Atij iu zbulua një dënim në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin, Thanza nuk e ka deklaruar në formular, ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali. 

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. Ka qenë DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), që ka konkluduar se Thanza ka fshehur procedimin penal për korrupsion dhe se ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Gjithashtu, gjyqtari rezultonte edhe pronar i disa apartamenteve, për të cilët nuk justifikon pasurinë. 

Megjithëse atij Vettingu i zbuloi një mori me probleme, ato në asnjë rast nuk kanë përbërë problem për Kuvendin e Shqipërisë, i cili e ka votuar dy herë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Kësisoj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi sot të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Admir Thanza, ndaj të cilit ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria për fshehje të dënimit në Itali. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Vettingu/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori para KPK-së në 20 korrik

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka njoftuar datën se kur do të dalë të përballet me Vetting-un Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sipas KPK-së, Zaganjori do të jetë përpara treshes gjykuese Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko në datën 20 korrik. Zaganjori është pjesë e listës prioritare të Vettingut si kryetar i Gjykatës së Lartë.  

Më herët, Vettingut në Gjykatën e Lartë i është nënshtruar gjyqtari Edmond Ismalaj, i cili kaloi me sukses filtrat e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë, ndërsa sot u shkarkuan dy anëtarë të kësaj gjykate, Tom Ndreca dhe Admir Thanza.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 18/07/2018 07:09

    Nqs ju te vetingut nxirrni te paster Zhezair Zaganjorin me mire te shkriheni fare Sepse ky gjyqetar ka shkaterruar Drejtesine Shqiptare

    Përgjigju
    • tiamis: 18/07/2018 09:48

      xhevahiri eshte mbushur plot me xhevahire ska ku ti coj me ...ka bere si i ka dashur qejfi me gjykaten e larte...ta shohim njehere sa pasuri ka vjedhur nga shqiptaret ...ai duhet te largohej i pari bashke me zedhendesen e tij ...

  • "Shtëpia Digjet , Fredi KRIHET": 17/07/2018 20:56

    WOW WOW WOW ! Fredi qenka akoma Gjallë???!! Më paska gënjyer Loshi , që Fredi kishte FUNERALIN dje ??!! Fredi ZORRAXHIU , që Fryhet si "KAPOSHI Majë PLEHUT" ???!!!! hahahah! Hahahahahahahahahahah! Fredi me SËMUNDJE KRONIKE BIPOLARE ! hahahahahah! Fredi GUNGAÇI ! HAHAHAHAHh

    Përgjigju
    • Fredi: 17/07/2018 21:51

      Loshi ka marre te tatpjeten e burgut te krujes, po ti more i shkrete qe nuk te mban spitali psikiatrik dhe te bejne " sevap" keta moderatoret ketu. Fa-ik je rende sinqerisht ke nevoje per ndihme.

  • Fredi DOBIÇI: 17/07/2018 18:27

    Duhet me patjetër të bëhet KONFISKIMI dhe SEKUHESTRIMI i gjithë PASURIVE që këta FUNDËRRINA Disponojnë dhe pastaj duhet të shkojnë në G** të S**** (prapa Hekurave) , në të kundërt e gjithë REFORMA në DREJTËSI do të jetë ZERO me BISHT !!! Po ai Fredi Filozofi KOKËPALAR nga bëhet ???!!! Fredi URITHI ! Fredi XHAMBAZI ! Fredi ZGJEBSI ! Fredi IRONIKU ! hahahahaha! Fredi DERËZIU!Fredi K O K Ë L O Q J A! HAHAHAHAHAHAHHHHAAAHAHAHAHAH! Muahahahahahahhhh ! Fredi PISANJOSI që fle me BEBELINA Fëmijësh akoma !!! Hahahaha!

    Përgjigju
    • Babalja: 18/07/2018 09:53

      @fredi po ti pak e ke ofenduar ket, lat name neper faqet online.

    • Fredi: 17/07/2018 20:36

      Ore moderatoret e shq.com nuk e kuptoni ende qe ky eshte i semure mendor? Ndihmojeni se gjynah.

  • klodi: 17/07/2018 16:50

    horrat ndoshta nuk do shkojne ne burg, por e sigurt eshte qe jane hajdut...me certificate!

    Përgjigju
  • Blenard: 17/07/2018 16:36

    E shihni kush na ka komanduar dale te filloi nga politika e ta shini

    Përgjigju
  • Anruso: 17/07/2018 14:23

    Sa mirë që i dini biografitë e njerëzve, sikur ti keni prerë kërthizën o te uruar! Vetëm ne shqiptarëve na vjen mirë kur dëgjojmë keq për tjetrin. Çohuni o popull për varfërinë e injorancën që po na mbyt se këta politikanë të fëlliqur po heqin qafe dhe ata pak njerëz të drejtë që kanë mbetur. Kush do tja bëje vetingun atyre, ne,që po na verbojne me gënjeshtra e papunësi e që po na detyrojnë të hamë njëri tjetrin. Turp! Për shtetin shqiptar dhe shqiptarët që janë katandisur si hutat që mezi presin te hanë kufomat e të vdekurve!

    Përgjigju
    • Erik: 17/07/2018 16:31

      Keta "njerezit e drejte" sipas teje kane mbyllur shume dosje per politikanet vrases dhe te korruptuar, ndaj per kete na vjen mire qe po ikin nga sistemi i drejtesise. Keta jane nje nga shkaqet kryesore te varferise dhe injorances se shqiptareve, sepse e shesin drejtesine me para' dhe per pushtet personal, ndersa viktima jane qytetaret e thjeshte. Hap krahun, mos na bej moral me kalbesirat e sistemit.

  • geg hyseni: 17/07/2018 13:35

    Vazhdon te jape frytet e veta reforma ne drejtesi, poor...Nqs nuk behet sekuostrimi i pasurive te pa justifikuara dhe prangosja e ketyre kriminelve, frytet e kesaj reforme do kene shije te te hidhura...helem me efekt te gjate per polullin shqiptar.

    Përgjigju
    • Robshi: 17/07/2018 20:15

      Korçari i njëjti mendim i shkepi shqiptarët 50 vjet ishalla o zot i madh edhe 50 të tjera me të njëjtin mendim jua dërgon..

    • KORÇARI: 17/07/2018 19:28

      Gega Hyseni, jam i të njëjtit mendim KONFISKIM PASURIE DHE BURG.sa për Robshi që ka komentuar më poshtë, ti je ose Trashë dhe Idiot ose je djali i ndonjë qelbësire gjykate.

    • Robshi: 17/07/2018 16:44

      Thjesht malok... po prap nuk të shpreh totalisht trashësine që të karakterizon...

  • Besford këlluf gjoleka: 17/07/2018 12:01

    Shikoni çfar i kan bër Shqipris këta fundërrina . Ky tom dreçi ka qën b**hlëpurës i enver kriminel hoxhës . E më pas u bë b*th lëpirsi i kryekriminelit salhe malokut . Po pasuria do ju i konfiskohet ? Se nëqoft se sju konfiskohdt pasuria ata të fituar jan .Të shofim fundin . ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN .

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 17/07/2018 11:34

    Nxirrni sa të duash vendimet për të dy në të njëjtën ditë nuk barazohen rastet fare pasinjeri është shumë i drejtë ndërsa rasti tomes është totalisht vendimmarrje politike dhe Vë në pikëpyetje pastërtinë dhe pavarsinë e KPK

    Përgjigju
    • Barazi para të ligut: 17/07/2018 21:18

      Gerti po të kishte vendos ndryshe sot do të ishte idhulli jot dhe i të majtës dhe do ishte kryetar gjykate direkt...duhet të jesh bebe mos të kuptosh çpo ndodh...megjithatë përderisa je i majtë këtë që po ndodh po e dirigjon ë majta për ty është ok...juristja ë oshee i kërko llogari atij që ka sa mosha e saj në drejtësi hehehehe

    • Gerti: 17/07/2018 18:35

      Nuk e di nese ke lidhje me Tom Ndrecen apo jo, por 21 janari dhe zgjedhjet e bashkise se tiranes paten brenda kontributin e keq te drejtesise se zotnise. Meqe u keqperdor politikisht, nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Deri tani KPK eshte treguar ne lartesine e detyres. Thanza psh nuk do te falte njeri me ate justifikim qe beri perballe KPK-se.

  • Romin: 17/07/2018 11:15

    U bon si gjyqet e Nexhmis me Ramis paparen. Po denohen per kafe e jo per krimet qe kan bo Allah Allah

    Përgjigju
  • Erik: 17/07/2018 10:42

    Dy hale' me pak per t'u pastruar.

    Përgjigju
    • Kyllufi: 17/07/2018 21:21

      1 kelluf me shume ne familjen 1mil kllufave

  • I pa besushmi: 17/07/2018 10:22

    Shume keq ato shtepi jane shperblimi per nderin qe u beri kriminelo-hajduteve sali-lulu;tju merret pasuria e vjedhur te gjithe atyre aqe suallen gjendjen deri ketu!

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/07/2018 10:02

    Të dërrmohen gjith hajdutët!

    Përgjigju
    • DjemtEnvKrenAtdh: 17/07/2018 21:29

      O thoma shkruaj të bashkëqeverisja se do zgjidhësh ket timin...sa për rastin partia jote meme pasi bëri verifikimet e duhura ë rregulloi biografinë dhe e ka hequr me kohë nga puna...kështu që shiko se po ta ngop partia...mole

    • thoma: 17/07/2018 19:46

      Sekusetrim pasurie dhe burg . Ska meshir na kan pir gjakun kaq vjet . Une akoma skan gjetur drejtesi per nje problem presonal dhe paska dhe djem tek pasurit e patundeshme kerma aty ku kam dhe problemin tim . O zot te vij dita te gjejm te drejten .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve