Taksa në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Koncesionari 2 mln euro fitim, për rrugët e tjera do e mbledhë shteti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i ftuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” tha se reduktimi i tarifës për kuksianët që përdorin Rrugën e Kombit u bë pas ngjarjeve dhe protestave nga qytetarët që dogjën sportelet. Gjiknuri tha se në të gjithë botën paguhet për rrugët, ndërsa shtoi se me fondet e shtetit ishte e pamundur të mirëmbahej.

I pyetur se përse qeveria zgjodhi një kompani private për të mbledhur tarifën, ai tha se fitimi i koncesionarit nuk shkon më shumë se 2 mln euro në vit, ndërsa për rrugët e tjera ‘po shikojmë rastet e mundshme me një variant shtetëror’. Prishtina është shprehur e shqetësuar për taksën, por ministri tha se qeveritë janë sovrane. Pagesa në Rrugën e Kombit filloi ditën e sotme.

Intervista e Damian Gjiknurit në REPORT TV
Aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, disa muaj më parë kur u vendos pati protesta dhe sot pritej një reagim, por opozitë nuk pamë, pse kjo tarifë?
Kjo temë është shumë e debatuar, po i rikthehet pak. Arsyeja ka qenë e thjeshtë, pasi nuk e nisa unë, por u fillua që në 2014, u konkludua në 2016. Qëllimi ishte për të siguruar të ardhura për të mirëmbajtur atë rrugë, pasi ka kosto të lartë. Nëse përdoruesit e rrugës nuk do të kontribuojnë, rruga do të amortizohet dhe kosto do të jetë më e lartë.

Sa është kostoja e mirëmbajtjes?
Shkon mbi 7 milionë euro në vit

Aktualisht sa jepen?
Është dhënë 5 milionë euro, por nevojat janë për 7 milionë euro, vetëm për tunelin janë dhënë mbi 2.5 mln euro. Në këtë tarifë do të futen investime shtesë, bërja e urës së Drinit.

Sa kushton përfundimi i rrugës?
Pjesa e koncesionarit, vetëm ura shkon 35-40 milionë euro dhe vlera e investimeve është jashtëzakonisht e madhe mbi 50 mln euro. Ka edhe kosto operative.

Shkaktoi gjithë atë irritim...
Në momentin kur filloi herën e parë mund të ishte bërë një punë më e mirë, u manipulua politikisht, pati edhe reagim qytetar dhe qeveria reflektoi dhe doli në një konkluzion për një tarifë simbolike.

5 euro nuk është simbolike?
Jo jo, vendosëm tarifë simbolike për qytetarët e Kukësit.

E ka shpërndarë te cdo njeri?
Pse nuk mërzitesh ti kur paguan 1 mijë lekë ora parkim. Edhe atë zoti e ka dhënë, hapësirë publike.

A nuk ka një strukturë, një tra ku të mblidhen lekët, pse nuk i merr lekët shteti?
Nuk ka struktura që të menaxhojnë tollin dhe strukturën komplekse të rrugës së Kombit. Edhe po të bëhej, që shteti i mbledh ato para, do të kontraktonte një kompani. Të gjitha investimet do të detyroheshin ti paguanin taksapaguesit. Pse unë që jam në Tiranë apo Vlorë, të paguaj nga taksat e mia një rrugë që u takon të tjerëve. E përdor më shumë këtë rrugë, ke interesa, kontribuo. Kamionët kanë tarifa më të mëdha, se janë shkatërruesit më të madhej.

Sa vjet zgjat koncesioni?
35 vite. Aplikimi është në të mirë të qytetarëve dhe ky parim ndiqet në pjesën më të madhe Europiane, përfshirë edhe vetë Kosovën.

Në vendet e tjera i mbledh shteti...
Jo...Në Greqi kompania shtetërore doli në privat, po ashtu në Itali dhe Francë. Ne po shikojmë rastet e mundshme me një variant shtetëror. Kjo ka qenë strategji që nga koha e Berishës.

Sa makina kalojnë?
Rruga përveç sezonit turistik është me intensitet të ulët. Kjo rrugë ka 5500 makina në ditë. Sa më shumë rritet trafiku, shteti merr më shumë.

Sa mund të shkojnë të ardhurat?
I gjithë stoku shkon mbi 400 mln, shpenzimet 300 milionë euro. Ai koncesion nuk nxjerr më shumë se 2 mln euro në vit. Formula financiare është më se e pranueshme

Kosova është shprehur e shqetësuar...
Kjo rrugë është problem që u takon taksapaguesve shqiptarë dhe përgjigjet buxheti shqiptar, qeveritë janë sovrane. Kosova ka gjetur zgjidhjet e saj dhe këtu do të jemi, të gjitha rrugët do të bëhen me pagesë.

A mendoni se kjo është zgjidhje afatshkurtër, pritet që të përfundojë autostrada që lidh Prishtinën me Shkupin dhe fluksi nga Tirana mund të zhvendoset?
Jo, pasi ka shumë kosovarë që kanë lidhje këtu dhe aksesi në det është shumë më afër. Cdo rrugë tjetër do të kushtonte më tepër. E gjithë skema, po koha? E cila është para, për të kursyer 40 euro do harxhojë tre orë më shumë.

Cilat do të jenë rrugët e tjera?
Disa rrugë të tjera për mirëmbajtje, jo për të nxjerrë investime, do të ishte shumë normale që të bëheshin me pagesë ata që kanë rrugë alternative. Në të ardhmen rrugët që kanë lëvizje alternative mund të taksohen.

Tiranë-Durrës?
Nëse do të bëhet, do të jetë komplet e rindërtuar do të krijohen edhe mundësitë e lëvizjes paralele, nga Tirana në Ndroq. Pastaj kush do të lëvizë shpejt do të paguajë, nuk ka asgjë të keqe.

Ka një datë?
Jo, por rrugët po, që janë bërë pak a shumë publike. Edhe rrugët e reja me PPP kërkojnë para për mirëmbajtje. Sot duhet të financojmë 50 mln euro, por sot japim 25 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

PPP jepen pa garë....
Është angazhim i privatit që ti nuk e bën, ai merr riskun e vet. Nuk e kemi mundësinë të marrim borxhe për të bërë vetë të gjitha rrugët.

Sa shkon kjo e Thumanës?
10 mln për km. Por po marr dy raste. Tiranë-Elbasan, filloi me 300 mln dhe ka shkuar me 400 e ca dhe prit që të përfundojë dhe kosto vajti 12 mln euro për km. Thumana është zonë kënetore, do pilota dhe do standarde, pasi po bëhet me 4 korsi. Të gjitha janë volume të matshme, do të vijnë inxhinier të huaj, pasi do të certifikojnë. Atje ka vepra arti shumë.

Cilat rrugë të tjera do të jepen me koncesion?
Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashar, që përfundojnë në verën e 2021. Kemi rrugën nga Orikumi në Llogora do të bëhet me PPP, nga Miloti në Balldren, për këtë të fundit është dorëzuar oferta pardje. Për Orikumin këto ditë dorëzohet oferta pas garës. Në vitin tjetër fillojnë të gjitha veprat.

Më thoni një km që keni ndërtuar ju, unaza e re 3 km për 5 vite...
Nga 2013 janë bërë 235 km rrugë të reja edhe me financim të huaj edhe të shtetit. Në administrim kam 3 mijë km rrugë, po jo 10 mijë që thoshte Berisha. Berisha ishte mjeshtër i propagandës, i heq kapelën për atë gjë. Të vetmen rrugë që i heq kapelën, që ka bërë është Rruga e Kombit, e nisi nuk e përfundoi, por po e marr të mirëqenë.

Rruga e Elbasanit ende nuk ka përfunduar, By Pass i Fierit....
Ai i Fierit ra në duar të gabuara. By pass qe dështim për shkak të keqmenaxhimit. Kontraktori falimentoi. Presim aprovimin për fituesin e kompanisë për të lidhur kontratën. Nëse do të lidhim kontratën në tetor, jam i bindur që deri në verën tjetër rruga do të jetë e hapur, funksionale për të lëvizur.

Po kjo e Elbasanit kur përfundon?
Nesër kalojmë kredinë shtesë. Jam i bindur që brenda këtij viti do ta bëjmë të kalueshme për daljen në tunel, por oj të përfunduar plotësisht. Rruga do të shkurtohet me 10-12 minuta. Projekti është kemqmenaxhuar, jo më kot kam bërë detyrën time, po merret prokuroria. Drejtësia do të japë përgjigjen.

Po ka një afat kur përfundon?
Brenda këtij viti, nga Iba te tuneli, kjo pjesë përfundon, ndërsa vepra dorëzohet në pranverën tjetër

Flasim për ‘Air Albania’, çfarë fluturimi ishte ky...
Qeveria ka miratuar një shoqëri të re ku është Turkish Airlines, investitor privat shqiptar dhe vetë shteti. Kompania e sapo krijuar me vullnet edhe të Turkish është në fazat e para, e rëndësishme është që ne filluam.

Sa është kapitali i kësaj kompanie?
Nuk e di. E rëndësishme është të kesh kapital për të mbarëvajtur fluturimet

Pse e kishte atë kodin e Turqisë?
Do një periudhë prove për të marrë atë kodin e veçantë shqiptar. Cfarë rëndësie ka nëse është Turkish apo një tjetër. Ka kompani që kanë falimentuar dhe janë blerë nga kompani të shteteve të tjera.

Çfarë impakti do të ketë?
Emrat e poetëve janë diçka simbolike. Avionët e Air Albania janë shumë më të mirë sesa avionë të linjave të tjera dhe kanë cilësi shumë të mirë.

Do të ofrojë tarifa....
Qëllimi është që të jetë me tarifa më të lira se të tjerat, kjo do të duket nga fluksi dhe volumi

Kur fillon në Itali dhe vende të tjera?
Brenda vitit 3-4 destinacione të reja, Itali, Londër, Gjermani, Zvicër dhe synimi kryesor është linja për SHBA.

Po studimi për tarifat ka përfunduar
Në Rinas do të ketë tre furnizues për karburantin. Sot është një, nesër do të futet një i dytë, ndërsa duam të jenë tre dhe më shumë për të ulur tarifat. Nëse koncesionari ka fituar shumë ne do të kërkojmë që të ketë investime shtesë. Rinasi për mua, ka shkuar në pikën maksimale që ka nevojë për investime, ndryshe do të kemi problem të trajtimit të fluturimeve. Koncesionari i ka nxjerrë investimet dhe ka dalë me fitim të madh. Koncesioni ka disa vite, nuk më kujtohet....

Aeroporti i Kukësit..
Shumë shpejt do të dalë në konkurrim

Ka pasur kërkesë?
Po ka shumë interes nga kompani me emër të madh botëror për ta përdorur si alternativë për fluturimet. Kukësi mund të ofrojë një kategori klientësh që atyre u leverdis dhe mund të ketë tarifa më të lira.

Po për atë Vlorës?
Opozita do i verë ndonjë njollë. Jemi në negociata shumë serioze, ka ngrënë shumë muaj. Kemi bërë që të shkojë sikur duhet dhe cdo lloj formule duhet të jetë e balancuar.

Sa kompani kanë shfaqur interes?
Po negociojmë me një koncorsium. Tre kompani të mëdha turke. Brenda katër viteve do të jetë funksion ky aeroport.

Do të ketë aeroporte sezonale?
Shpresoj që të jetë ai i Sarandës, pasi ka një fat që është lokalizuar përballë Korfuzit. Kjo ka bërë që të ketë fluks të madh vizitorësh dhe efekti shpërndarës ka dhënë efekt, hyjnë qindra mijëra të huaj. Ka një diskutim shprehje interesi nga kompani të huaja, nuk kemi ofertë.

Flasim për transportin detar, në lundrim situata është akoma më e keqe, ka tragete që ishin për tu hedhur në skrap, kur do të liberalizohet tregu?
Tregu është i liberalizuar. Por në të gjithë botën tragetet janë dobët, përveç verës janë dobët. U shtua një traget me Shëngjinin, në Vlora ka interes për një lidhje të re. Fluks ka vetëm në verë. Vitet e fundit kanë hyrë tragete më të mira.

Po bëjmë studim për lidhjen hekurudhore me Greqinë dhe Maqedoninë, që porti i Durrësit të marrë rëndësi të madhe, por nuk ka interes nga kompanitë. Këto ditë do të hapim procedurën e tenderit për zgjerimin e portit të Durrësit.

Sa leje janë dhënë për porte jahtesh?
Unë nuk kam dhënë. Kam filluar procedurën për prishjen e një marrëveshje që nuk po zbatohet. Nuk e them se nuk shkon për të përfolur kompani të caktuara. Kam ngritur një grup pune.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuksioni: 18/09/2018 01:49

    Mashtruesi gjiknuri po perpiqet te justifikoje HAJDUTERINE e BANDES se HAJDUTERVE te Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur