Tjetër risi e Panuccit, shqiptari nga Maqedonia ftohet në Kombëtare

Tjetër risi e Panuccit, shqiptari nga Maqedonia ftohet në Kombëtare

Besir Demiri

Edhe një futbollist shqiptar nga Maqedonia ka vendosur që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare.  Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur dhe me përvojë, Besir Demiri, i cili aktualisht luan në Ukrainë, tek skuadra Mariupol.

Demiri ka qenë të premten në Tiranë dhe është pajisur me pasaportën shqiptare. Kjo do të thotë se ai ka zgjedhur Shqipërinë. E gjitha kjo ka ndodhur me insistimin e trajnerit Cristiano Panucci, si edhe e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kam zgjedhur Shqipërinë, sepse jam shqiptar. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar.

Besir Demiri

Besir Demiri ishte pjesë e U-21 të Maqedonisë në Europianin e fundit, të mbajtur në Poloni, ndërsa nga sezoni 2014-2017 është ftuar rregullisht në ekipin Shpresa të Maqedonisë, me të cilin ka zhvilluar 20 ndeshje.

Po ashtu, ai ka luajtur edhe dy ndeshje miqësore për kombëtaren e parë maqedonase. Demiri nuk është futbollisti i parë shqiptarë nga Maqedonia që zgjedh Shqipërinë, pasi në të kaluarën e kanë bërë këtë edhe Naser Aliji me Taulant Seferin.

Gjatë karrierës së tij, Demiri ka veshur fanellën e Shkupit, Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës, me të cilët ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europa League.

Luan si mbrojtës i majtë, në rolin natyral, çka do të thotë se është piketuar për të zëvendësuar Ansi Agollin në kombëtaren kuqezi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë