U shpëtua në Shqipëri, ariu më i trishtuar në Europë bie në dashuri (Video)

U shpëtua në Shqipëri, ariu më i trishtuar në Europë bie në dashuri (Video)

Ariu i murrmë, Riku

Ju kutohet ariu i murrmë që mbahej i robëruar në Skrapar? Riku tashmë ndodhet shëndoshë e mirë në Belistë të Bullgarisë, dhe ka rënë në dashuri me arushën e që I doli përpara syve. Vitet e para të jetës ariu ‘më i trishtuar në Europë’ i kaloi i lidhur në zinxhirë në një zonë të Skraparit. I lidhur në murin e një “kasolle” pa dritare me më pak se një metër zinxhiri metalik të gjatë, me pamundësi për të manovruar, ari 2-vjeçar qëndronte në mënyrë në ankth dhe në një panik të vazhdueshëm.

Ekipi i “Four Paws” e pagëzuan me emrin Riku dhe e transportuan në Parkun e Shpëtimit të Kafshëve të Arinjve, në Belistë të Bullgarisë, për rehabilitim urgjent. Një vit e gjysmë më vonë, Riku u njoh me Gabrielën, një arushë 22-vjeçare, e shpëtuar nga cirku bullgar, më të cilën ra menjëherë në dashuri. Që nga ai moment çifti i arinjve nuk kanë ndalur duke luajtur me njëri-tjetrin, dhe ekalojnë së bashku të gjithë kohën.

"E gjithë skuadra ishte shumë e ngazëllyer dhe e lumtur kur panë që ‘partnerët’ kalonin kohë së bashku për herë të parë. Takimi i Riku dhe Gabriella ishte magjik. Të dy arinjtë dëshironin të ishin me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, - ishte sikur kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë. Ata kurrë nuk ndalojnë së luajturi së bashku, ata ishin dhe janë tërësisht të pandashëm. Nëse njëri prej tyre donte të notonte në pellg, tjetri do të ndiqte, nëse njëri prej tyre do të hante ushqim, tjetri do të bënte të njëjtën gjë. Së shpejti, ne do t'i zhvendosim të dy në një ambient më të madhe ku ata me siguri do të jetojnë me më shumë arinj,”- është shprehur Jeta Lepaja, anëtarëja e “Four Paws”.

“Four Paws” është agjensia që merret me përmirësimin e mirëqënieve të kafshëve të ndryshme. Skuadra e parkut bullgar planifikon të strehojë një tjetër kafshë shqiptare, një arushë kërcimtare 16 vjeçare e quajtur Jeta, e cili aktualisht është në kopshtin zoologjik të Tiranës. “Me transferimin e Jetës, do t’i japim fund fenomenit të “arinjve kërcimtarë” në Ballkan,”- lajmëroi Four Paws në një deklaratë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (Koder Rreshen): 31/07/2018 17:13

    Ky Ariu yn,te baje sa ma shpejt celebrimin me Gabrielen e Bullgaris,se perfiton leje qendrimi ne BE,perndryshe masi ta marri pak veten,e kthejn prap ne Skrapar te LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT