POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Varrimi i Kacifas, reagon Berisha: Ekstremistët përdhosën territorin shqiptar, dënoj heshtjen e Tiranës dhe Athinës

Sali Berisha, ish-kryeminister

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në varrimin e ekstremistit grek që u vra në Bularat, Konstantinos Kacifas.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se territori shqiptar u përdhos nga ekstremistë grekë. Berisha shton se dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe ato greke, të cilat sipas tij nxitën situatën e krijuar sot në Bularat.

Reagimi i plotë

Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptare perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre. sb

f.g.
Komento

Komente

  • Lefter lefteri: 09/11/2018 07:27

    Aman vetem ti mos dil te flasesh. Ne kohe tende greket hynin dilnin sipas qefit e te vrisnin a ti nuk i beje gje. Te pakten tani po arrestohen

    Përgjigju
  • Oktapodi: 08/11/2018 23:41

    O Sali a ke marr adelat apo jo? Do ikesh per lesh shume shpejt keshtu....mos te rritet tensioni e behet nami per Shqiptaret pastaj..se nuk ka kush leh me per ta!

    Përgjigju
    • Labeati: 10/11/2018 23:17

      Oktapido më ke kënaq