Ndotja mjedisore në Sukth/ Bashkia djeg mbeturinat prej 1 jave, banorët në Report Tv: Na janë mbushur dhe shtëpitë me tym

Në këto pamje që po shihni nuk paraqitet mot i keq apo me mjegull. Është një ditë normale në fshatin Kullë të Sukthit, ku djegia e mbeturanve gjatë gjithë kohës është kthyer në një shqetësim për banorët. Re të mëdha tymi prej një jave kanë mbuluar zonën, ndërsa banorët e zonës tregojnë se situata është bërë e padurueshme.

Të hapësh dritarët në këto ditë të nxehta verë në zonat përreth vendit ku digjen mbetetjet urbane është e pamundur. Situata e rëndë është denoncuar pranë Report Tv nga banorët, të cilët shprehen të frikësuar për pasojat që mund të ketë ndotja e ajrit në nivele të tilla. Banorët thonë se kanë bërë denoncime disa herë, por nuk ka patur asnjë reagim ndërsa “armiqte” e mjedisit, vijojnë të pashqetësuar aktivitetin e tyre.


Pamje nga fshati Kullë i Sukthit i mbuluar nga tymi i djegies së mbeturinave
Djegia e mbeturanve, sipas banorëve të fshatit Kullë, po bëhet nga Bashkia e Sukthit, me cila nuk është kujdesur që këtë proces ta kryejë sa më larg zonave të banuara, pro shumë pranë banesave. Përveç ndotjes mjedisore dhe pasojave në shëndet, një gjë e tillë ndikon negativisht tek turistët në imazhin e qytetit bregdetar, i cili gjatë sezonit duhet dhe ka të gjitha potencialet të kthehet në një motor të mirëfilltë ekonomik.

Ne po e thithim ajrin e toksikuar në çdo moment, derisa të vdesim, askush nuk e vret mendjen. E kemi bërë publike disa herë, por nuk është marrë asnjë masë, përkundrazi tani i mbajnë të ndezura natë e ditë pa pushim. Edhe tani, na ka hyrë tymi brenda nëpër dhoma, s’mund as t’i mbyllim dritaret as t’i hapim, sepse tashmë nëpër shtëpi është gjithë tym.

Denoncimi i banorit për Report Tv

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike