Brenda 2 muajve 15 grabitje, banorët e Vunoit të terrorizuar: Nuk dalim dot nga banesat

Në kulmin e sezonit turistik, vjedhja e banesave në fshatin Vuno pranë Bashkisë së Himarës është shndërruar në një problem serioz për qytetarët. Teksa denoncojnë në "Report Tv" situatën, banorët bëjnë të ditur se brenda 2 muajve në Vuno janë vjedhur mbi 15 banesa.

Sipas banorëve, kjo situatë e cila ka dy muaj që vijon, ka ngjallur frikë tek ta duke bërë që të lënë gjithmonë dikë në banesë për ta ruajtur.

Këtu që nga 15 qershori janë vjedhur 15 shtëpi. Mua më kanë marrë para dhe orendi shtëpiake. Nuk kemi asnjë ndihmë. Jemi të frikësuar. E ruajmë gjithmonë shtëpinë. Gjithmonë rri një person në shtëpi që e ruan. Ndoshta në zonë ka më shumë vjedhje por nuk i denoncojmë. Nuk besojmë se ka zgjidhje.

Luan Andoni, Banor i zonës

Gazetari Limoz Didani për ‘Report Tv’ ka bërë se vjedhjet janë thuajse identike.

Hajdutët marrin para dhe sende me vlerë. Nuk ka asnjë autor të identifikuar. Rastet janë thuajse identike, bëhen kur nuk kanë njerëz në shtëpi. Merret çdo gjë me vlerë.

Dyshohet se autorët janë disa punëtorë që punojnë në qendër të fshatit. Dy muaj më parë nuk kishte asnjë vjedhje.

Limoz Didani, gazetar

Por banorët e zonës, shpesh herë nuk i njoftojnë grabitjet pasi nuk kanë besim tek zbardhje e këtyre ngjarjeve.

Nuk kam parë asnjë masë të marrë. Nuk ka pasur raste dhune sepse s'ka pasur njeri në shtëpi. Futen, vjedhin dhe ikin. Nuk vëmë dot gishtin për autorët. Frikë kemi por edhe policia s’ka ç’bën. Nuk do të ruajë çdo sokak.

Veno Andoni, Banor i zonës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës