Dënohet me 3.4 vite burg, 29-vjeçari arratiset nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës/VIDEO

Arratisje e pazakontë nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës. Një i arrestuar në 2017-ën për "Shtrëngimi me anë të kanosjes" ose "dhunës për dhënien e pasurisë", është arratisur këtë të mërkurë nga salla e katit të dytë të Gjykatës, ku kishte dalë përpara trupës për t'u njohur me dënimin.

I arratisuri është Mikel Kasa, 29-vjeç. Ai ka mundur t'u ikë forcave të policisë të cilat e kishin shoqëruar në sallën e gjyqit, në momentin kur trupa gjykuese ka lexuar vendimin e dënimit të tij. Edhe pse shoqërohej nga dy oficerë policie në sallën e gjyqit, i dënuari ka mundur t'u ikë duke kapërcyer tavolinat. Report Tv ka siguruar videon e arratisjes së të riut në ndjekje të të cilit vihen rreth 6 persona, mes tyre edhe shoferi i Gjykatës, por pa mundur që ta ndalojnë.

          Momenti i arratisjes së Mikel Kasës nga Gjykata pasi merr vendimin 
Report Tv ka siguruar edhe foton e të arratisurit, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke dhënë detaje për veshjen që ka pasur i dënuari në momentin kur u arratis nga Gjykata.


(Mikel Kasa, i arratisuri nga Gjykata e Vlorës mesditën e sotme)

I riu u arratis pasi gjyqtari lexoi vendimin
Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi, Skënder Haluci, ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për shkak të qëndrimit të paraburgim. Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen.


(Salla e Gjykatës së Vlorës, me gjyqtar Skënder Halucin, nga ku u arratis i dënuari)

Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Policia ka zbarkuar në terren me forca të shtuara për prangosjen e të arratisurit.

Policia kërkon ndihmë: I arratisuri i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë rozë
Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Arratisja e të dënuarit nga salla e gjyqit, shoqërohen policët që ruanin Mikel Kasën

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet pas arratisjes së një të dënuari nga ambientet e Gjykatës së Vlorës. Tre policë të burgjeve po merren në pyetje dhe sipas të gjitha gjasave ata do të vihen para përgjegjësisë ligjore.

Mikel Kasaj është emri i dënuarit që u arratis nga Gjykata e Vlorës në momentin që po lexohej masa e dënimit nga gjyqtari i seancës. Report Tv siguroi videon e momentit të arratisjes

Në njoftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se:

Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.

Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë. Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.

Policia kërkon bashkëpunimin dhe ndihmesën e çdokujt që e sheh shtetasin e dënuar Mikel Kasaj, 29 vjeç, i cili ditën e sotme mundi të arratisej nga ambientet e Gjykatës Vlorë, të telefonojnë në numrin e telefonit 129. Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë.

Ora 13:01
Report Tv siguron VIDEO-n/Dy policë pranë, i dënuari kapërcen tavolinat dhe arratiset nga salla e gjyqit

Report Tv siguron pamjet e arratisjes së të dënuarit Mikel Kasa nga salla e gjyqit në Gjykatën e Vlorës. Ai iu iku dy efektivëve të policisë të cilët e kishin shoqëruar në sallën e gjyqit, në momentin kur kreu i trupës gjykuese lexoi vendimin që e dënoi atë me 3.4 vite burg.

Ora shënon 10:22 kur menjëherë sapo 29-vjeçari dëgjoi vendimin e gjykatës, ai kapërcen njërën tavolinat dhe më pas largohet nga korridori i katit të dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit. Ai ka qenë pa pranga në duar, çka e ka favorizuar të vrapojë. 

I dënuari ka dalë nga dera e pasme e sallës së gjyqit nga ku hyjnë dhe dalin anëtarët e trupës gjykuese.

Mikel Kasa akuzohet për "Shtrëngimi me anë të kanosjes" ose "dhunës për dhënien e pasurisë". Në video duken efektivët e policisë si dhe disa punonjës të tjerë nga stafi i administratës së gjykatës që vihen në ndjekje të të riut. Një nga personat që e ka ndjekur ka qenë edhe shoferi i gjykatës.

Vetë kreu i Gjykatës së Vlorës, njëherazi gjyqtari që pa me sytë e tij arratisjen e të dënuarit Kasa, ngriti shqetësimin se në sallën e gjyqit nuk ka masa sigurie.

Ora 11:58
Arratisja e të dënuarit, gjyqtari i Vlorës: Si më iku para syve Mikel Kasa, tentoi ta ndalojë shoferi i Gjykatës

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluçi ka dhënë detaje nga arratisja e të dënuarit Mikel Kasa nga ambientet e kësaj gjykate, përpara syve të tij. 29-vjeçari i iku policisë pikërisht në momentin kur vetë gjyqtari Haluçi, i cili kryesonte trupën gjykuese, i komunikoi dënimin të riut me 3.4 vite burg.

Ai thotë se ambientet e Gjykatës së Vlorës kanë mungesë sigurie dhe trupa e gjyqtarëve dhe avokatëve janë të rrezikuar çdo ditë. Sipas tij, Kasën ka tentuar ta ndalojë shoferi i Gjykatës në korridor, pasi iu iku dy oficerëve që ndodheshin në sallë.

Gjykata e Vlorës është jashtë çdo lloj parametri sigurie. Ka mungesë të sigurisë në Gjykatë. Kam kërkuar marrjen e masave për sigurinë e trupës së gjykatës dhe të qytetarëve në këto ambiente. Në këto ambiente ndodhin përditë probleme të qytetarëve me avokatët dhe gjyqtarët. Në sallën e gjyqit janë vetëm dy punonjës policie dhe nuk ka asnjë forcë tjetër sigurie pavarësisht kërkesave që kam bërë prej 4 vitesh. I arratisuri ka përshkuar të gjitha korridoret e gjykatës dhe përplasur vetëm me shoferin e gjykatës i cili ka tentuar ta ndalojë por pa rezultat.

Skënder Haluci, gjyqtar i çështjes dhe kryetar i Gjykatës së Vlorës

Sipas gjyqtarit, i dënuari është arratisur në momentin kur po largohej trupi gjykues. Ai thotë se i dënuari është liruar nga duart pas komunikimit të dënimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 23/05/2018 21:36

    Po ikni o injoranta , atij i lumte e ja bafte zoti hallall se kushdo ne bote ka te drejten e arratisjes ne drejtim te lirise dhe ska asnje ligj qe ate e kap per ta denuar , vetem nqs ai ka demtuar ose plagosur ndonje polic ose ka vjedh ndonje rrob te burgut ai mund te marre ndonje denim Per ate gje e jo kurreeee per arratisje . Sepse eshte me te drejtat e njeriut qe cdo njeri mund te kerkoje te arratiset dhe te kerkoje lirine e tij ." Ikni e hani bar o njerz te trash

    Përgjigju
    • Kafsha: 24/05/2018 07:40

      Të keqen e mendjes, bajgë!

  • Kafsha: 23/05/2018 21:03

    Të kapet urgjentisht dhe ti dyfishohet dënimi! Policët të shkarkohen!

    Përgjigju
    • Shkodrani: 24/05/2018 10:45

      Bajga e satam rob****

  • Ludmilla: 23/05/2018 19:43

    Gjithsesi Mikel Kasa ishte me i trajnuar nga efektivet e policise, grupin e sigurise si linte barku te vraponin.Po normale, drejtori nuk vendos sipas meritokracis por sipas shk...tokracis.

    Përgjigju
  • edhe: 23/05/2018 18:29

    Sali krimi bleu mercedes benz me 600eu , me tender si Gruevski po Gruevski u denua me burg,nder sa Sali krimi me gjith at hajni qe boni,dhe gjith ato vete qe vrau akoma tall by**en me shqiptaret dhe drejtesine qe e ka kapur per fyti dhe nuk e leshon dot,kjo eshte e pa justifikueshme per kryeministrin qe ky maskara nuk merret i pandehur.

    Përgjigju
  • Cacaplini: 23/05/2018 18:22

    Hahahaa. Si ne filmat e Carli Chaplin. Po keta barkderra qe i kane vene per ta ruajtur ku i kane gjetur. U hengerte mortja. Vetem ne Shqiperi ka akoma police te dhjamur.

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 23/05/2018 18:18

    Per mendimin tim policet jane fajtoret kryesore per arratisje e ketij te denuarit,burgun ta bojne 2 policet qe e lejuan te arratisej,besoj se e qellimshme eshte nga policet.

    Përgjigju
  • Faik: 23/05/2018 17:54

    Nuk është ky Dordoleci që u Arratis Problemi i Shqiptarëve O Komentues Budallenjë !?!! A e patë Sot Çfarë ndodhi në MAQEDONI ?! GRUEVSKI u Dënua me 2 VJET BURG vetëm për Abuzimin e një TENDERI të një MAKINE MERCEDES që Kushtoi 600 Mijë €URO , dhe ZORAN ZAEV e futi në BURG me 1 e Gjysëm QEVERISJE , dhe me KUALICION !?! Kurse LUL HAJDUT BASHA VODHI 300 MILJON €URO tek RRUGA e KOMBIT dhe NJË MIJÊ e NJË KRIME të tjera bashkë me nja 300 BANDITË të tjerë të Politikës , dhe NUK ju ka hyrë GJEMB në Këmbë !?!? Lëri Pastaj me MIJËRA VRASJE që kanë bërë SHQIPTARËVE , dhe EDI RAMA Vazhdon dhe JUSTIFIKOHET ?!!! Po NUK u futën ZAGARËT KRIMINELË dhe HAJDUTË të PDsë dhe LSIsë , Unë NUK e marr me mend , sesi EDI RAMA do shkoj në FUSHATË ELEKTORALE dhe të KËRKOJ MANDATIN e TRETË !!!! Bëhu TRIM O Edi RAMA dhe lëri Batutat dhe Estradën , por mbaj Premtimet !!! Po NUK u futën në BURG përjetë KRIMINELËT ish Ministra dhe BANDITËT e POLITIKËS dhe të SHPRONËSOHEN (SEKUESTRIM)të gjitha PASURITË që Disponojnë , SHQIPËRIA Nuk ka për tu bërë KURRË SHTET !!! PDja dhe LSIja janë KANCER dhe TUMOR për SHQIPËRINË dhe Shqiptarët !!! REFLEKTO O Ed RAMA dhe merr SHEMBULL nga ZORAN ZAEV , që në 2 VJET QEVERI KUALICIONI i TREGOI DHËMBËT KRIMINELIT GRUEVSKI!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 23/05/2018 16:41

    Shikoni kushe e ka instruktuar mir atë! Se duket që është e mirorganizuar, do kenë marrë ndonjë lek të mirë. Ati dikush i ka dhënë infomacion, se në rastë se nuk kapesh brenda 5 viteve denimi parashkruhet.

    Përgjigju
  • xXx: 23/05/2018 16:01

    Sido qe te veje puna i ke degjeneruar komplet keta barkederrat....

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/05/2018 14:26

    3,4 vite per gjobe? Mire e ke bere kingu te maresh dhe nje 4-she per kete te fundit...

    Përgjigju
  • GenoKlodi: 23/05/2018 12:43

    U kujtue tash qe po shtrengohen punet se deri sot benin pazare te klubi me prokuror e avokat kriminelash bashk. Kishin siguri te larte se merrnin paret e ulnin denimet ose i shpallnin fajtor. Tash ska me pare hihihi duan siguri

    Përgjigju
  • Fredi: 23/05/2018 11:55

    Po ku do shkoje budallai? Tani edhe 3.5 vite te tjera per largim nga vendi i vujatjes se denimit edhe e ben te plote trapi. Po ketyreoliceve jua merr pula buken nga dora hahahahahaha Tani do mbushin vendin e atij qe iku ne qeli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD