Report TV siguron dosjen italiane të Albert Veliut, zbulohen gënjeshtrat e 'dëshmitarit X'

Superdëshmitari i paraqitur nga Partia Demokratike si “bashkëpunëtori X” dhe që doli para telekamerave me zë e figure, quhet Albert Veliu; 51 vjeç i ka mbushur më 19 janar dhe banon në Vlorë.

Por kjo është një nga të vërtetat e pakta që tregoi, pasi në pjesën më të madhe të dëshmisë së tij ai gënjeu. Ose, më mirë, tregoi gjysmë të vërteta. Duke filluar nga historia e tij gjyqësore në Itali. Albert Veliu tregoi se ishte arrestuar në Peskara më 2005 me 12 kg kokainë.

Nuk e dimë pse gënjen, por historia e tij është ndryshe: Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005, por, sipas dosjes italiane të tij tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti. Nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti sëbashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë.

Në atë dosje nuk u përmend asnjëherë emri i Agron Xhafës. Nga ana tjetër, vetë Albert Veliu thotë se ka punuar në “grupin e Agron Xhafës” nga viti 2000 deri më 2002, ndërkohë që nga viti 2002 deri më 2009, kur, si Xhafa, ashtu edhe Veliu, kanë qenë në Shqipëri, duket se nuk kanë patur më asnjë kontakt. ''Nga Agroni më ka mbetur qejfi. Gjatë kohës kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare, një copë letër, aq sa kishim bërë për njëri-tjetrin'', tha ai. Kështu që nuk kuptohet se përse Veliu ka pritur ndonjë ndihmë në burg nga Agron Xhafa pas arrestimi ne 2009, duke qenë se me të kishte ndërprerë çdo bashkëpunim në fushën e drogës shtatë vjet para arrestimit të tij.

Por Albert Veliu gënjen edhe për dënimin e tij.

Në të vërtetë, Veliu nuk është dënuar me 18 vjet, as me 8 si pretendon ai, por dënimi për të ishte 5 vjet, me vendim të Gjykatës së Peskaras, marrë më 7 janar 2011. Albert Veliu e vuajti dënimin në Itali deri në gusht 2013, kur u dëbua drejt Shqipërisë në bazë të kërkesës së autoriteteve të Tiranës, të cilat, që nga viti 2009, kishin kërkuar ekstradimin e tij.

Një tjetë detaj i fshehur nga "dëshmitari X" është edhe ekstradimi nga Italia në vitin 2013, pasi ndaj tij ishte dhënë një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Vlorës për trafikim automjetesh.

PD ka publikuar katër ditë më parë një videopërgjim ku ajo pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike. Dyshime dhe plot mistere për këtë përgjim ambiental pasi 'dëshmitari X' nuk pranon të jetë ai personi që ka regjistruar bisedën, ndërsa nga ana tjetër, sipas maxhorancës, nga ekspertiza që i është bërë videos nga një laborator i huaj, del se gjithçka është e sajuar.

Dhe fakti më i pabesueshëm është pikërisht kur dëshmitari thotë se video-përgjimi është bërë nga vetë Agron Xhafaj. “Shkoj te im bir, i kishte thënë shoku i Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales”, thotë ai.

Ora 18:42
Nga inati i Agron Xhafajt, tek çudia e regjistrimit të bisedës/Non-senset e dëshmisë së 'dëshmitarit X'

Albert Veliu, 51- vjeçari i nxjerrë nga Lulzim Basha si “dëshmitari X”, i cili thotë se është i papunë, por vetëm një muaj më parë protestonte në Vlorë si biznesmen, në dëshminë e tij ka disa non-sense që vështirë se mund të shpjegohen me logjikë të thjeshtë.

Në fillim të dëshmisë së tij, ai thotë se kur ra në burg, Agron Xhafaj i ktheu kurrizin. “Punonim bashkë. Nuk më solli asnjë paketë cigare si shok, për aq vjet që njiheshim bashkë”, thotë ai. Por në mënyrë të çuditshme, sapo ai doli nga burgu, Agron Xhafaj, sipas tij, i ofroi punë për të birin.

Nga një njeri që e kishte bërë “hasha”, Agron Xhafaj papritur ishte bërë zemërbutë për Veliun. Dhe për më tepër, pasi kishin vite që kishin shkëputur marrëdhëniet, Agron Xhafaj ishte gati që ta ndihmonte atë të dërgonte hashash në Itali!

Skafisti në çdo moment të intervistës përsërit se nuk kishte ndërmend që të bënte vërtet rrugën drejt Italisë, por e gjitha ishte një provë që kishte dashur t’i bënte Agron Xhafajt.

Pra, 51-vjeçari skafist na del aq i zgjuar, sa do t’i bënte një rreng Agron Xhafajt! Por fakti më i pabesueshëm, është kur thotë se video-përgjimi është bërë nga vetë Agron Xhafaj.

“Shkoj te im bir, i kishte thënë shoku i Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales”, thotë ai.

Tani nuk kuptohet përse Agron Xhafaj duhet t’i bënte presion Veliut, kur vetë ky i fundit kishte shkuar për t’i kërkuar ndihmë atij! Dhe përse Agron Xhafaj duhej të përgjonte veten e vet. Pra, nuk ka asnjë logjikë që të bind se kjo është e vërtetë. Më tej ai thotë se Agroni ka bërë të tjera filmime me të.

Agron Xhafaj, që sipas tij komandon gjithë Vlorën, paska qenë në fakt aq naiv sipas këtij skafistit, sa të përgjonte dhe filmonte veten, për pisllëqet që bënte. Të marrësh seriozisht një skafist është vetë non-sens në fakt, por dëshmia e tij duke e thurrur shumë keq./TemA/

l.q.
Komento

Komente

  • realisti: 18/05/2018 08:00

    Figura te tilla si deshmitari X ka p d ja ne krye e ne fund .Te tille njerez paguan p d ja per te demaskuar kundershtarin por ne fakt vetdemaskohet dhe ne fakt nje far tollovije e krijon ne popull sepse gjykatat e te gjitha niveleve jane te korruptuara e nuk veprojne me drejtesi e shpejtesi per te zbardhur te verteten por zvarrisin hetimin pa fund sa te behen disa caeshtje grumbull nje heresh e te mos merret vesh asnje here e verteta per asgje.Vetingu duhej bere ne menyre te shpejte se me kete ritem asgje nuk eshte e sigurte.

    Përgjigju
  • Erik: 18/05/2018 07:55

    Ardhja e Izet Haxhise i ka turbulluar ujerat e PD-se. Per te gjetur nje antidot te rrefimeve te Haxhise, prodhuan nje ngjarje te realizuar dobet per te shantazhuar mazhorancen. Agron Xhafaj doli nga skena duke u vetedorezuar tek autoritetet italiane per te vuajtur denimin, tani pataten duhet ta nxjerrë nga prushi Luli me lepurushet e vet per kete shantazh qe kane bere. Prokuroria duhet te tregoje qe ka filluar te reformohet e pandikuar politikisht nga asnjeri krahe.

    Përgjigju
  • bledi: 17/05/2018 22:06

    hahahaha PD edhe LSI te hapin nje teater se lan nom

    Përgjigju
  • Albani: 17/05/2018 19:37

    Po tani doli e verteta ne shesh cfare mund te thote Ministri e kryeministri vendit?Kjo eshte shume serize kur kryeministri ben punen e prokurorit

    Përgjigju
  • Albani: 17/05/2018 19:31

    PDja,PS e dhe LSI te gjitha keto parti te zhytura ne krim e korropcion.Kujt ti mbshtetet populli jone? Fatkeqe!

    Përgjigju
  • FAMOZ FAMOZI: 17/05/2018 19:20

    Ku i gjen këta mashtrusa.luli si dora vet gënjen çdo ore e minut

    Përgjigju
  • Faik: 17/05/2018 18:16

    Albert BALLIST Veliu një KryeHAJDUT dhe SUPER MASHTRUES ORDINER , që me LIGËSINË dhe DJALLËZINË e tij , po TENTON të mari AZIL POLITIK në ZVICËR ose SUEDI , sepse në VLORË është Futur deri në GRYKË me BORXHE sepse është një KUMARXHI dhe BIXHOZXHI I Fëlliqur që e ka MOHUAR edhe FAMILJA e tij ! ALBERT TRAFIKANT VELIU duhet të ARRESTOHET FAMILJARISHT sepse ka TENTUAR të SHESI edhe GRUAN bashkë me FËMIJËT në Këmbim të LEKËVE të HUMBURA në BIXHOZ !!! Shteti duhet ta ARESTOJË URGJENTISHT sepse ja u GARANTOJ unë që ai ka për tu Larguar nga KUFIRI i GJELBËR .

    Përgjigju
  • Luani Tines: 17/05/2018 17:59

    Berti Abes sic njihet ne Vlore eshte kokrra e mashtrusit legen kumarxhi eshte turpi PD qe perdori kete zorraxhiun per qellimet e saj

    Përgjigju