POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ apel zgjedhësve: Kontrolloni emrin në listë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë apel sot që të gjithë qytetarët shqiptarë të kontrollojnë emrin në listat e zgjedhjeve para datës 21 maj, pasi sipas KQZ, pas kësaj date lista nuk mund të ndryshohet.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, në një dalje para mediave tha se organet e pushtetit vendor duhet të përgatisin infrastrukturën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2019.

“Sot KQZ në funksion të mirëpërgatitjes u kujton organeve të pushtetit vendor të përgatisin listën zgjedhore. KQZ është i vendosur të mos lejojë  shkeljet të dispozitave ligjore. Do ketë sanksione për shkelësit. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën  e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim  18 vjeç, që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.  Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë  emrin e tyre në listë është tashmë publike. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore.”, tha Hoxha.

f.g./r.k.
Komento