Receta e ditës - Pogaçe me gjalp e rizoto me spinaq dhe shegë / Pjesa e dytë

9 Tetor 2018, 16:05

Receta e dytë: Rizoto me spinaq dhe shegë.

Përbërësit:

320 gr oriz

20 gr gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

100 ml verë e bardhë

350 gr spinaq

1-2 shegë (kokrra)

100 ml pana

1 litër buljon perimesh

Kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin me gjysmën e gjalpit dhe shtojmë orizin. E kaurdisim mirë deri sa kokrra e orizit fillon dhe zverdhet. E shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli fillojmë të shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve apo ujë sipas dëshirës. Pasi orizi e përthith ujin shtojmë përsëri dhe kështu do të vazhdojmë derisa orizi të përthithë përsëri lëngun e shtuar. Mesatarisht për 320 gr oriz duhet një litër lëng perimesh ujë. Në fund kur të kemi mbaruar punë me lëngun , shtojmë gjysmën e gjalpit  dhe spinaqin . E trazojmë me kujdes dhe e largojmë nga zjarri. Shtojmë pana, e trazojmë, shtojmë edhe kokrrat e shegëve , i trazojmë me kujdes dhe menjëherë e shërbejmë duke e dekoruar pjatën me shegë.