Tavë me perime dhe krem special nga zonja Albana

18 Prill, 12:38

Tavë me perime dhe krem

Përbërësit:

  • 4 patate
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 lulelakër
  • 1 lgj miell
  • 1 e 1/2 gotë qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 150 gr djathë kaçkavall
  • Arrë moskat
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Presim patatet në disqe dhe i kaurdisim. Kaurdisim gjithashtu qepën e grirë hollë dhe karrotën në kubikë. Shtojmë pas 10 minutave miellin, lulelakrën dhe qumështin. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet për disa minuta duke rregulluar shijen me kripë dhe erëza. Më pas e shtrojmë në një tavë dhe përsipër hedhim vezët e rrahura me pak qumësht. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të butë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur.