Ekonomi
-
Më shumë se 354 mijë shqiptarë paguhen më pak se 2300 lekë në ditë. Shifrat e INSTAT tregojnë se më shumë se gjysma e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare 77 mijë lekë. Shkak për këtë nivel të ulët pagash mbetet informaliteti, pasi rezulton se 1 në 4 biznese ka nëndeklaruar pagat e punonjësve deri në nëntor.
17 Dhjetor 2024, 16:05 -
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor 2024, 17:28Banka e Shqipërisë ndau sot 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike të këtij viti, ku studentët kishin bërë punë kërkimore mbi politikën monetare, marrëveshjet tregtare dhe përdorimin e teknologjisë në sektorin financiar
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43Deputetja e PD tha se nëse kjo taksë e padrejtë nuk do të ishte mbledhur, sot nuk do të nevojitej një Akt Normativ për të korrigjuar tre gabime të qeverisë: së pari, vendosjen e taksës; së dyti, shpërfilljen e vendimit të Gjykatës; dhe së fundmi, zvarritjen e tij. Akuzon dhe Tatimet që nuk pritën vendimin e Kushtetueses, por mblodhën taksën
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42Profesionistët e lirë me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të marrin mbrapsht tatimin e parapaguar brenda 30 dhjetorit të këtij viti. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave po ndërmerr hapat për kthimin e parave për rreth 29 mijë profesionistë të lirë.
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29Më shumë se 545 mijë persona në vend janë vlerësuar nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, pasi të ardhurat e tyre ditore janë nën 751 lekë. Një vit më parë thotë INSTAT rreziku për të qenë i varfër ra me 0.9% krahasuar me vitin 2022.
-
Nga data 4 Janar 2025 autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë! Kompania 'Gener 2' njofton aplikimin e tarifës
13 Dhjetor 2024, 17:45Kompania koncesionare që ka ndërtuar dhe mirëmban të vetmin aks rrugor të kategorisë “A”, njoftoi sot nisjen e aplikimit të tarifës, pas 6 muajsh kalimi pa pagesë. Vepra e re infrastrukturore 21 kilometra e gjatë, pjesë e “Korridorit Blu”, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit. Tarifa jo më poshtë se 2.1 euro, në varësi të mjetit
-
Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’! PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026
13 Dhjetor 2024, 17:18Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Afati që skadon në 31 dhjetor të këtij viti, socialistët propozojnë ta shtyjnë me dy vite të tjera, me argumentin se ka ende shumë kërkesa për investime madhore në sektorët strategjik të vendit dhe jo vetëm.
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor 2024, 17:02Emigrantët sollën 772 milionë euro për të afërmit e tyre përgjatë 9 muajve të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në shtator dërgesat e emigrantëve u rritën 95 milionë euro krahasuar me vjet. Dërgesat më të mëdha vijnë nga Greqia, Italia dhe SHBA.
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor 2024, 16:02Të huajit kanë investuar mbi 263 milionë euro në tregun e pasurive të paluajtshme nga janari deri në shtator të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se një në pesë investime të huaja është e përqendruar në këtë sektor.
-
Banka Qendrore Europiane ul normat e interesit me një çerek pikë 3%
12 Dhjetor 2024, 15:48Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normën e depozitave për herë të katërt këtë vit, me 25 pikë bazë në 3%
-
Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës
12 Dhjetor 2024, 15:46Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalli në faqen e saj e-procurement, tenderin 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas njoftimit, tenderi do të jetë me dy faza. Faza e parë, ajo e parakualifikimit do të mbyllet në datën 24 janar.
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28Në janar-nëntor 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë. Me mbi 129 destinacione direkte, Rinasi përfaqëson sot të vetmin aeroport ndërkombëtar në rajon, me një mbulim të gjerë dhe çmime shumë të përballueshme. Këtë vit, përmes Rinasit kanë udhëtuar mbi 800 mijë kosovarë, 200 mijë malazezë dhe rreth 100 mijë maqedonas të veriut.
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07Të ardhurat nga turizmi përgjatë 9 muajve të këtij viti kanë kapur shifrën rekord prej 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vjet. Edhe shqiptarët i kanë shtuar shpenzimet jashtë vendit, me 355 milionë euro këtë vit.
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32Shpërblimi i pranverës për pensionistët do të jetë më shumë se 5 mijë lekë, madje po vlerësohen edhe shifrat e bonusit të fundvitit. Teksa është drejt finalizimit rishikimi i tretë i buxhetit të këtij viti, Ministri i Financave Petrit Malaj tha se shuma që do marrin pensionistët do të vendoset këtë muaj, me këtë akt normativ.
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë, nga sot çdo shërbim që merrej pranë QKB tani tek 'e-Albania'
11 Dhjetor 2024, 12:57Sipas vendimit të ndryshuar aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”.
-
Ministri i Financave: Brenda dhjetorit përcaktohet bonusi i pranverës për pensionistët, rishikojmë buxhetin 2024! Së shpejti të dhëna për aksionin kundër informalitetit
11 Dhjetor 2024, 12:14Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se bonusi i pranverës do të përcaktohet me rishikimin e buxhetit për vitin 2024, i cili do kryhet brenda kwtij muaji.
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50Drafti: Administratori Shtetëror do menaxhojë vetëm shinat! Mes debateve, u miratua në Komisionin Parlamentar një projektligj i qeverisë, që shkrin drejtorinë e Hekurudhës Shqiptare dhe e vë atë në duar të 2 administratorëve, njëri prej të cilëve mund të jetë privat
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25Bizneset shqiptare nuk po i përgjigjen reformës së qeverisë për rritjen e pagave. Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se pagat mesatare në sektorin privat janë ulur përgjatë verës dhe rritje ka pasur vetëm tek pagat e administratës. Në fund të muajit shtator paga mesatare shtet-privat përllogaritet në 77.6 mijë lekë.
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36Romina Radonshiqi analizoi në Report Tv rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore, më lartë se inflacioni mesatar 4%. Ajo sugjeroi uljen e TVSH-së për produktet bazë dhe kritikoi mungesën e mbështetjes për fermerët. Importet dhe burokracitë po dëmtojnë ekonominë vendase, ndërsa produkte si qumështi dhe rrushi po bëhen të papërballueshme për qytetarët me të ardhura mesatare.
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39Më shumë se 8 milionë euro do të harxhohen nga buxheti i shtetit për vitin 2025 për menaxhimin e mbetjeve. Nga ky fond do të përfitojnë 36 bashki, ku pjesën më të madhe 2.5 milionë € do ta marrë Durrësi, që shpesh ka pasur probleme me trajtimin e plehrave.