-
Rinumërimi/ Në 12 qarqet rrjedhje votash mes kandidatëve! Komisionerët lëshuan dorën, vota plus Hilës dhe Gështenjës! Deputetët e PS morën votat e partisë, më i ‘vjedhuri’ Xhafaj
Rivlerësimi i votave në 520 Qendra votimi nga ana e KQZ, ka nxjerrë në pah rrjedhje të votave jo drejt një partie te një tjetër, por mes kandidatëve të së njëjtës forcë politike. Rekordi mbahet nga deputetët demokratë Lefter Gështenja e Zef Hila, ndërsa marrjes së votave padrejtësisht nuk i kanë shpëtuar as dy liderët politikë Edi Rama e Lulzim Basha.
2 Nëntor 2021, 18:20 -
Hapja e kutive/ 23 deputetët që u morën votat kolegëve, në krye Zef Hila i PD-së dhe Shalsi i PS-së, pjesë e listës edhe Basha, Mziu, Bylykbashi, Rraja e Spahiu
Rinumërimi i votave në 255 qendra votimi nga 5 mijë në total zbulon se 23 deputetë u kanë marrë votat kandidatëve të tjerë brenda llojit. Në rang kombëtar PD kryeson me vjedhjen e 73 votave.
22 Tetor 2021, 16:14 -
Më shumë se 200 të vdekur në Indi dhe Nepal nga përmbytjet dhe reshjet që nuk janë parë prej vitesh
Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal u rrit në 104 individë ditën e sotme pasi 27 vdekje të tjera u raportuan që nga mbrëmja e së mërkurës. Duke i shtuar ato në Indi shkojnë të paktën 201 vdekje të raportuara gjithsej nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet që nuk janë parë në vite.
22 Tetor 2021, 15:35 -
Vijon kontrolli me makinat inteligjente, bëjnë kërdinë me gjoba
Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar makina inteligjente, pajisja e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit. Që prej ditës së hënë në funksion ka arritur të evidentojë dhe të ndëshkojë drejtuesit e mjeteve që kanë qarkulluar jashtë normave të lejuara të shpejtësisë, shoferë të cilët nuk kanë mbajtur rripin e sigurimit si dhe përdoruesit e celularit gjatë drejtimit të automjeteve.
16 Tetor 2021, 23:50 -
Pa Protokoll/ Murrizi: Javës tjetër ose brenda tetorit, SPAK do arrestojë ish-ministra! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021
Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do të ketë një vendim brenda 2021.
15 Tetor 2021, 22:33 -
Shkarkimi i Metës, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë plenare, por ende nuk ka një datë
Pas më shumë se 4 muajsh nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese më në fund ka një lëvizje. Kushtetuesja ka njoftuar sot se ka marrë vendim për ta kaluar ccështjen në seancë plenare, data e së cilës ende nuk është përcaktuar.
15 Tetor 2021, 14:28 -
Renditja e rajonit, Shqipëria konkurron me ndërtimin, Serbia e Maqedonia e Veriut me industri
Sipas Komisionit Europian, ekonomia e Ballkanit Perëndimor u tkurr me 3.3% në vitin 2020, pas një rritjeje mesatare prej 3.6% në 2019-n. Pavarësisht rimëkëmbjes në 6-mujorin e dytë, rajoni u ndikua ndjeshëm nga përçarja e krijuar në pjesën e parë të vitit, pas vendosjes së kufizimeve në mbarë Europën.
3 Tetor 2021, 07:30 -
Kemi një armatë politikanësh, por as një të vetëm shtetar
Në ndonjë nga analizat e shumta bërë nga studiuesit në politikën shqiptare patjetër që është shënuar edhe sasia e numrit të deputetëve pas viteve ‘90. Në mungesë të të dhënave nuk po hamendësojmë. Veçse duhet të jetë bajagi e lartë, pasi na ndodh të prezantohemi me dikënd dhe të na thuhet se ishte pjesë e legjislaturës aksh. Gjurma? E kush e di vallë.
29 Shtator 2021, 18:39 -
Investimet e huaja në janar-qershor 2021 arritën në 463 mln euro, në fokus industria nxjerrëse dhe pasuritë e paluajtshme! Holanda në vend të parë vlerën e investimeve
Ekonomia e vendit dhe investimet e huaja janë gjallëruar në 6 mujorin e parë të këtij viti si pasojë e lehtësimit të masave kufizuese anti-COVID. Sipas Bankës së Shqipërisë në 6 mujorin e parë të këtij viti në vend janë investuar 463 milionë euro, dhe janë përqendruar më shumë tek industria nxjerrëse, tek pasuritë e paluajtshme dhe sektori financiar.
24 Shtator 2021, 19:19 -
Siguria rrugore, policia fut në ‘filtër’ autobusët, shumica me probleme! Eksperti: Duhen kontrolle periodike, shqetësim mbushja e tyre mbi kapacitetin
Mungesa të theksuara në dokumentacion dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, janë dy shkeljet më të shpeshta të drejtuesve të autobusëve urbanë dhe interurbanë. Gjatë kontrolleve që po kryen intensivisht Policia Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor 104 drejtues janë gjobitur. Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë që kontrollet të jenë periodike.
3 Shtator 2021, 16:52 -
COVID/ 982 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vend! Shkon në mbi 10 mijë numri i pacientëve aktivë
Vendi ynë ka regjistruar një tjetër shifër të lartë infeksionesh me COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 5724 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID1, 982 qytetarë, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën 3 persona si pasojë e sëmundjes.
1 Shtator 2021, 17:49 -
Rritet numri i pensionistëve, thellohet deficiti me skemën e pensioneve në 104 mln €! Kontributet e siguracioneve s'mbulojnë pensionet
Të ardhurat që mblidhen nga kontributet nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për pensionet. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti deficiti me skemën e pensioneve arriti në 104 milionë euro ose rreth 19.5 milionë euro më shumë se në vitin 2020.
29 Gusht 2021, 22:23 -
Besimi, korrupsioni në Afganistan, duartrokitësit në Shqipëri e Serbi
Nuk kishte se çfarë të thoshte më presidenti aktual Joe Biden për tërheqjen e forcave të tij prej Afganistani, përveçse se fjalisë cinike: “Forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin” apo se ne nuk do e ngremë dot shtetin e tyre. Në fakt, angazhimi amerikan tregoi se: SHBA-të ishin aty për të ngritur shtetin e afganëve sipas shëmbëlltyrës së tyre.
24 Gusht 2021, 22:42 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22