-
Fotot ekskluzive/ 119 kg kokainë në arkat me banane, mister si nuk u dalluan 100 pako nga skaneri në Durrës! Pronari i kompanisë njoftoi vetë Gledis Nanon 1 ditë me vonesë! Në hetime edhe SPAK
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të skanimit që i është bërë kamionit në Portin e Durrësit tek i cili ishin 119 kilogramë kokainë. Është mister fakti se si është e mundur që skaneri s'ka kuptuar asgjë edhe pse brenda në kamion ishin 100 pako kokainë. Ky është kontejneri i dytë që ka marrë kompania në port në të njëjtën ditë, ku i pari kaloi pa probleme.
3 Janar 2022, 12:34 -
119 kg kokainë në Tiranë, në burg 3 të arrestuarit! Report Tv zbardh dosjen, rrugës mund të jenë hequr sasi droge! Si u kërcënua shoferi: Mu prezantuan si shteti
3 të arrestuarit nga operacioni që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori, janë lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës. Arrest me burg jep gjykata penale për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.
2 Janar 2022, 12:24 -
119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, skaneri në Durrës e nxori të pastër! Persona të armatosur ndaluan kamionin për të marrë drogën, por se gjetën! Kompania denoncoi
Bëhet me dije se lënda narkotike e nisur nga Ekuadori ishte rreth 1 tonë, por një pjesë është marrë nga trafikantët në Itali. Rezulton se nga kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, kontejneri rezultoi i pastër, edhe pse brenda ishte kokainë, ndërsa kanë qenë vetë punonjësit e kompanisë së bananeve që kanë njoftuar policinë, pasi raportuan se ata u ndaluan në rrugë nga disa persona të armatosur dhe me maska, që kanë kontrolluar kontejnerin e më pa janë larguar.
31 Dhjetor 2021, 11:04 -
Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit! Medikamentet me vlerë 119 mijë euro u sollën si ndihma humanitare! Një në pranga dhe një në kërkim
Dy ton ilaçe kontrabandë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Mësohet se në pranga ka rënë Age Biba, ndërsa është shpallur në kërkim Alfred Përleka. Burime bëjnë me dije se vlera e ilaçeve kap shifrën prej 119 mijë euro.
10 Dhjetor 2021, 08:16 -
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
30 Nëntor 2021, 16:09 -
Buxheti dhe paketa fiskale 2022, eksperti: Duhej më shumë mbështetje për prodhimin, taksat e reja dëmtojnë bujqësinë
Buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2022 duhet të ishin orientuar më shumë drejt sektorit prodhues, e konkretisht bujqësisë. Ekspertët e ekonomisë thonë se ndryshimet e taksave do të kenë ndikim negativ në bujqësi.
25 Nëntor 2021, 08:22 -
Të paktën 58 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador
Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhë gjatë natës në burgun Penitenciaria del Litoral në Ekuador, tha qeveria të shtunën, duke thënë se përleshjet kanë qenë mes bandave,
13 Nëntor 2021, 20:19 -
Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave
Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
6 Nëntor 2021, 07:51 -
Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka parashtruar në komisionin e Ekonomisë dhe në komisionin e Ligjeve, projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria.
3 Nëntor 2021, 09:59 -
Koronavirusi/ 197 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit
Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 229 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.
1 Nëntor 2021, 17:26 -
5 viktima dhe 207 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Infektimet me COVID-19 kanë shënuar një ulje në vendin tonë , ku në 24 orët e fundit janë shënuar 207 raste të reja dhe 5 humbje jete. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.
4 Tetor 2021, 19:03 -
Rritet sërish numri i viktimave nga COVID në Kosovë, 32 persona humbin jetën në 24 orët e fundit! Regjistrohen 1612 raste të reja infeksioni
Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID në Kosovë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se po në 24 orët e fundit u regjistruan 1612 raste të reja infeksioni.
2 Shtator 2021, 15:39 -
Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi
Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID
26 Gusht 2021, 18:28 -
Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça! Shënohen 844 raste të reja në vend
Ministria e Shëndetësisë njofton se 844 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend dhe 3 qytetarë kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça.
25 Gusht 2021, 17:47 -
Vijojnë të mbeten të larta infektimet më COVID-19 në Kosovë, 2.236 raste pozitive dhe 8 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Kosovë 2.236 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 8 të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin. Prej ditësh Kosova po regjistron shifra të larta infektimesh, ndërsa varianti delta duket se po përhapet me shpejtësi.
19 Gusht 2021, 15:37