-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
Presidenti i Partisë së Lirisë iu kthye sërish sot sulmit verbal ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani të cilin e akuzon se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Në vijim replikoi dhe me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato: "Mendojnë se mund të bëjnë gallatë me popullin tonë"
2 Maj, 14:56 -
Komisioni i Ligjeve debat për konkursin e Magjistraturës, Bardhi: Rakipi të vijë këtu, mbushi drejtësinë me patronazhistë! Reagon Majko: Po e politizoni
Opozita kërkon që Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të japë shpjegime para Komisionit të Ligjeve për konkursin e zhvilluar për pranimin e magjistratëve të rinj. Gazment Bardhi akuzoi se po përfitojnë patronazhistë, por përgjigjen e mori nga anëtarët socialistë në Komision
29 Prill, 12:14 -
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 780 të dënuar, ulje dënimi për 800 të tjerë! Manja: S'përfitoi asnjë zyrtar i lartë
Ligji i amnistisë penale u zbatua sot, ndërsa dyert e burgut u hapën për rreth 780 të dënuar. Qelitë u hapën në të gjithë vendin rreth orës 13:00, ku familjarët shkuan jashtë ambienteve të burgjeve për të pritur të afërmit e tyre. Amnistia i kursen buxhetit të shtetit rreth 30 mln euro.
24 Prill, 13:26 -
Komisioni hetimor për shëndetësinë 2 orë 'zhurmë për asgjë'! Deputeti: S’jemi ‘Vokshi fan club’! Plani i PS: Të hetohen edhe ministrat e Berishës
Dy orë debat përfunduan pa asnjë produkt në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, në takimin e parë që palët iu rikthyen punës pas 4 mbledhjesh të dështuara. Palët akuzuan njëra tjetrën për zvarritje të punës ndërsa shtynë për të enjten miratimin e planit të hetimit.
23 Prill, 07:59 -
Meta luan futboll në Lezhë dhe sulmon ndërkombëtarët: Turp të kenë që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK
Nga Lezha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer akuzat ndaj SPAK, ndërsa kësaj here në shënjestër vendosi edhe ndërkombëtarët. Këta të fundit kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve që Meta i ka bërë Altin Dumanin, por kreu i PL i quajti të paturp që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK.
20 Prill, 21:02 -
2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto
Çfarë ka ndodhur ndër vite me naftën tonë? Si dhe pse janë vrarë njerëzit e pafajshëm për naftën shqiptare? Eksperti, Profesor Doktori dhe Gjeologu i Naftës Gjergji Foto ishte i ftuari i mbrëmjes së të premtes në Esencë: Bota po përgatitet të shfrytëzojë naftën si e jona.
19 Prill, 21:35 -
Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!
Rënia e çmimit të qumështit po i çon në falimentim blegtorët në Maliq të cilët ankohen se qumështi po shitet më lirë se uji. Tjetër shqetësim për ta është mungesa e subvencioneve.
19 Prill, 16:11 -
Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra
Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ku ka arritur në 292.54 metra nga 287.33 metra që ishte në javën e parë të muajit prill.
19 Prill, 14:38 -
Kryeprokurori Çela: Po hetojmë korrupsionin dhe pastrimin e parave! 7.6 mln euro u sekuestruan në 2023! Po rritet krimi kibernetik
Lufta kundër korrupsionit, pastrimi I parave dhe hetimi financiar janë disa nga prioritet për të cilat BE ka vënë theksin dhe prokuroria e Përgjithshme ka përqëndruar punën e saj.
12 Prill, 09:44 -
Ish-spiunët jashtë politikës! Nisi me bujë pas rastit ‘I.M’, vetëm 4 deputetë kërkuan t'u hapet dosja!
Në një vit vetëm 4 deputetë i janë drejtuar “Autoritetit të Dosjeve” për verifikim vullnetar të pastërtisë së figurës për lidhje apo jo me ish sigurimin e shtetit. Në raportin për vitin 2023, të depozituar tashmë në Kuvend, Autoriteti përsërit apelin që palët të vijojnë ndryshimet ligjore për të lënë jashtë politikës ish spiunët e sigurimit të shtetit.
9 Prill, 15:17 -
Mero Baze: Betejë për të rikthyer 'gjyqtarin e partisë'
Historia e tij e mëparshme ishte një histori tipike gjyqtari, që bënte shërbime politike dhe pastaj kishte leje të bënte miliona, duke lëshuar trafikantë droge në kërkim ndërkombëtar, apo duke ndëshkuar kundërshtarë të Berishës në media apo politikë.
8 Prill, 07:00