-
Çfarë po ndodh në PD-në e Shkodrës që i ka çmendur të gjithë?!
Akti i Helidon Bushatit, kreut politik të PD-së së Shkodrës që ju rrëzuan nervat me kolegun Ergys Kavaja në Shkodër, e më pas kërkoi falje, nuk ishte shkak, por një pasojë e një situate kaotike që po ndodh në PD-në e Shkodrës.
6 Maj 2021, 17:59 -
Carlo Bollino: Lulzim Basha ka marrë sot më pak vota se Berisha në 2013, dhe ''rasti Lezha” është prova që nuk ka pasur grabitje votash
Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij mburren me rezultatin e 2021, sikur të ishte një fitore politike madhështore e sabotuar vetëm nga shitblerja e votave nga ana e kundështarëve. E quajnë “manipulimi industrial” dhe e konsiderojnë “fakt” duke harruar, sic ndodh gjithmonë në akuzat e tyre fanatike, të japin edhe prova. Në fakt provat janë të kundërta.
29 Prill 2021, 19:06 -
25 prilli fatal i LSI-së, në 15 bashki mori vetëm 3 mijë vota, ja njësitë ku u zhduk partia e Ilir Metës dhe Kryemadhit, në një qark mori 64 vota
Të dhëna të tjera befasuese për disfatën e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në tre bashki mori vetëm 64 vota duke dalë parti e gjashtë. Në Skrapar u braktis nga gjysma e votuesve
29 Prill 2021, 18:11 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ PS 'dërrmon' opozitën edhe në nivel Bashkish, socialistët fitojnë në 48 prej tyre, demokratët në vetëm 13! Basha i braktisi zgjedhjet lokale në 2019-n
Shqiptarja.com ka analizuar shifrat në të gjitha bashkitë e vendit dhe rezultatet janë shokuese për opozitën. Ka qarqe të rëndësishme si Vlora apo Elbasani që janë 7-0 për opozitën, apo edhe Korça 6-0. Partia Demokratike ka fituar në Kukës të treja bashkitë, ashtu si edhe në Lezhë, ndërkohë që në Shkodër ka marrë 4 bashki kundrejt 1 të PS-së.
28 Prill 2021, 10:22 -
Zgjedhjet e 2021 më të shtrenjtat në histori edhe pse situatë COVID-i! 270 milionë lekë vetëm për fushatën elektorale
Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend si më të shtrenjtat në histori. Vetëm për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit janë përcaktuar 270 milionë lekë ose 205 milionë lekë më shumë se zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë që për organizimin e zgjedhjeve dhe identifikimin elektronik janë përcaktuar më herët edhe 4.4 miliardë lekë.
24 Prill 2021, 12:40 -
Më shumë të shëruar se të infektuar! 156 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 156 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Gjithashtu janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.
23 Prill 2021, 17:42 -
Kurbin, kthyen fermën e bagëtive në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës, Edmond Stojani
Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimëve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit. Referuar provave të paraqitura nga prokuroria, gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 45 ditë.
13 Prill 2021, 08:53 -
Fermën e bagëtive buzë rrugës e kthyen në laborator kanabisi, shpallet në kërkim drejtori i Kadastrës në Kurbin! Arrestohet një 24-vjeçar, në banesë iu gjet një pushkë me dylbi
Drejtori i Kadastrës në Kurbin, Edmond Stojani është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin. 41-vjeçari së bashku me 24 vjeçarin, Vranicki Hiskun, i cili është arrestuar në flagrancë, kishin kthyer një magazinë (stallë bagëtish) të marrë me qira, në një ambient të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit
9 Prill 2021, 08:57 -
Speciale/Fitorja historike e Vetëvendosjes, qytetarët presin drejtësi dhe punësim! Sfidat e qeverisë Kurti dhe dilema e Presidentit të ardhshëm
Zgjedhjet e 14 Shkurtit në Kosovë prodhuan rezultate historike, fitoren më të thellë të një partie politike dhe rënien e madhe të LDK. Ekipi i Report TV për dy ditë me rradhë ishte aty për të ndjekur nga afër zhvillimet me raportime orë pas ore, për të dhënë gjithmonë lajmin e fundit.
17 Shkurt 2021, 18:21 -
Goditja më e madhe e SPAK, zbulohen 75 pasuritë me vlerë 60 mln euro, iu konfiskuan grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin me në krye familjen Ndoka
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli dje dënimin grupin tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë, ku u dënuan 10 persona, ndër to vëllai dhe motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Nga vendimi i GJKKO pas hetimit të SPAK u konfiskuan 75 pasuri me vlerë 60 milionë euro.
4 Shkurt 2021, 16:50 -
PD denoncon: Tender për shkollën e ndërtuar para 5 vitesh, bashkia e Vaut të Dejës po grabit 400 mln lekë
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë një rast abuzimi sipas saj me taksat e qytetarëve nga Bashkia e Vaut të Dejës. Sipas degës së PD-së atje po vidhen 400 milionë lekë me tendera dhe projekte për rindërtimin e një shkolle, e cila është ndërtuar 5 vjet më parë me fonde amerikane.
17 Janar 2021, 15:39 -
Trump do të bëhet shembull, gjithçka që pritet të ndodhë këto ditë në politikën amerikane (VIDEO)
Dhoma e Përfaqësuesve për të parën herë në historinë e vendit, do të nisë hetimin e dytë për fajësimin e një presidenti brenda të njëjtin mandat. Trump është vetëm 7 ditë nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë demokratët nuk tërhiqen mbrapsh, duket dashur ta bëjë atë një precedent.
13 Janar 2021, 09:51 -
COVID-19 në Itali/ 10.872 raste të reja dhe 415 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.872 raste të reja me koronavirus nga 87.889 testime të kryera. Fatkeqësisht 415 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 69,214.
21 Dhjetor 2020, 19:35 -
264 raste dhe 6 viktima janë shënuar në Kosovë nga COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar me COVID-19 264 raste pozitive dhe 6 viktima. Gjatë ditës së sotme është vënë re një shtim i vogël i numrit të rasteve me koronavirus në raport me dje që ishin 233, ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një ulje prej dy viktimash pasi dje ishin 8.
21 Dhjetor 2020, 15:24 -
COVID-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 695 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orë! Humb jetën pedagogia në Vlorë e inxhinieri në Berat
Koronavirusi ka shënuar një tjetër bilanc negativ këtë të hënë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit u raportuan 17 viktima dhe 695 raste të reja nga 1,963 testime të kryera. Gjithashtu gjatë kësaj kohe, 563 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22,180.
7 Dhjetor 2020, 16:10