-
Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet
Grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes. Këta deputetë kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor
1 Shkurt 2023, 17:43 -
Carlo Bollino: Ja ku gënjen Berisha mbi agjentin e FBI, dhe pse as në 11 shkurt nuk do ketë asnjë ''uragan popullor'' kundër Edi Ramës
McGonigal ishte jashtë FBI-së që nga 2018, pra 3 vite para se të shpallej Berisha “non grata” në 2021, dhe atëherë ishte edhe nën hetim. Rrjedhimisht nuk mund të ketë pasur asnjë rol në vendimin e Departimentit të Shtetit. E vërteta qëndron se Rama nuk kishte nevojë për askënd që të shkatërronte opozitën, sepse opozita u shkatërrua me duart e veta.
1 Shkurt 2023, 17:39 -
Gary Kokalari e zbulon për herë të parë në Report Tv: Berisha ka takuar 2 herë agjentët e FBI për të dëshmuar kundër Nanos, por u cilësua i pabesueshëm
Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari në një intervistë në Report Tv flet për rastin e dosjes McGonigal, por edhe rihapjen e dosjes që lidhet me shpërthimin e Gërdecit. Në lidhje me dosjen e ish agjentit të FBI, ai thotë se drejtësia amerikane do ti shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës pavarësisht emrave që mund të jenë të përfshirë
1 Shkurt 2023, 17:19 -
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist! S’jam takuar me McGonigal, drejtësia të bëjë hetim të plotë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në aferë korruptive më ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së. Meta iu bashkua thirrjes së Sali Berishës për të marrë pjesë në protestën që do të mbajnë më 11 shkurt
1 Shkurt 2023, 14:10 -
Është i përjashtuar nga seanca, Berisha sfidon Kuvendin: Nesër do bëjmë parlament, s’ka masë që na ndalon! Rama kërkon ta kalojë me Alibashën
Ndonëse Kuvendi ka vendosur që ta përjashtojë për 10 ditë, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe thotë se do të bëjnë betejë në parlament. Berisha duket se nënkupton që nuk do të mungojë në seancën e nesërme, kur do të mbahet interpelanca e kërkuar nga Enkelejd Alibeaj me Edi Ramën.
1 Shkurt 2023, 13:22 -
Denoncimi i Vokshit: Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalin e Dibrës s'bëhen analiza se s'ka fonde! Qytetarët të reagojnë me protesta
Deputetja e PD, Albana Vokshi bëri publik denoncimin e një qytetareje nga Dibra që i thoshte se në spital nuk kryhet asnjë analizë, ndaj qytetarët detyrohen të shkojnë në privat për shërbimet mjekësore.
1 Shkurt 2023, 10:48 -
Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kreun e qeverisë Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën shqiptare. Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha përfshiu kësaj here edhe Mark Rosinin, një ortak i McGonigal, për të cilët Berisha thotë se janë angazhuar në veprimtari kriminale për llogari të Ramës dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i PD-së.
31 Janar 2023, 19:21 -
Berisha ‘zbuloi’ Ramën në ‘ishull’, por ende nuk e ‘di’ ku bie Gerdeci
Zgjedhjet e 14 majit po afrojnë me shpejtësi, ndërkohë që partitë politike kanë dërguar në KQZ listën e kandidatëve për anëtarë të KZAZ-ve, për të konstituuar komisionet që do mbajnë peshën kryesore të nxjerrjes së rezultatit për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë
31 Janar 2023, 09:18 -
Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi në ‘5 Pyetjet’: McGonigal është përdorur për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti
Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD
30 Janar 2023, 22:04 -
Dosja e zyrtarit të FBI në SHBA, Rama përballet të enjten me opozitën në Kuvend! Miratohet interpelanca urgjente me Alibeajn
Ditën e enjte pritet që kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kryeministri Edi Rama të kenë një ‘përballje’ s ai takon çështjes së hetimit të zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Konferenca e Kryetarëve që u mblodh ditën e sotme miratoi kërkesën e Alibeajt për të zhvilluar një interpelancë urgjente me kreun e qeverisë, në të cilën do t’i kërkojë të shpjegojë të gjitha takimet që Rama ka pasur me McGonigal.
30 Janar 2023, 14:35 -
Berisha: Rama e Qeveria po hetohen në SHBA, kush thotë ndryshe gënjen! Por ja si mashtron vetë, një fletë thirrje për të dëshmuar e cilëson vendim gjykate
Ish-kryeministri Berisha po e konsideron çështjen e hetimit ndaj ish agjentit të FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ‘fijen e vetme të barit’ për të mos ‘u mbytur’ në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka paralajmëruar revolucion me pretendimin se s’ka më paqe. Duke i cilësuar takimet e Ramës me agjentin e FBI Charles Mc Gonigal si mega skandal , Berisha ka kërkuar sërish që kryeministri të japë dorëheqjen, me argumentin se asnjë kryeministër tjetër në botë s’ka bërë diçka të tillë.
30 Janar 2023, 13:11 -
Balla pohon se ka pasur takim me zyrtarin e FBI-së: S’do i thoja jo, mund ta kenë takuar edhe anëtarë të opozitës
Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla ka pranuar se e ka zhvilluar një takim me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Pas mbledhjes së grupit, Balla tha për gazetarët se e ka takuar McGonigal në cilësinë e zyrtarit të FBI-së dhe se nuk do i thonte jo një takimi të tillë. Sipas Ballës, në atë takim është folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
30 Janar 2023, 11:39 -
Berisha prej javësh bllokon foltoren e Kuvendit, Rama porosi deputetëve: Do votohet rendi i ditës! Balla: Shkarkim i Nikollës? S'merret parasysh
Teksa ish-Kryeministri Berisha dhe deputetët e tij e kanë bërë ‘zakon’ që të bllokojnë foltoren e Kuvendit në ccdo nisje të seancës plenare, duket se mazhoranca e ka gjetur zgjidhjen.
30 Janar 2023, 11:15 -
Berisha shfrenon fantazinë: FBI e ka marrë peng Ramën në një ishull prej tri ditësh! Guvernatorja Kim ka urdhëruar atë dhe Bashën me ‘kodin e heshtjes’! SHBA ta hetojë
Kur vjen puna tek akuzat për Edi Ramën, Sali Berisha shfrenon fantazinë duke thënë se FBI e ka marrë peng në një ishull prej 3 ditësh që të dëshmojë rreth çështjes McGonigal.Ish kryeministri nuk kursen edhe Yuri Kim,pr të cilën thotë se ka urdhëruar Ramën e Bashën që të 'kyçin gojën', ndaj kërkon hetime për ta.
30 Janar 2023, 10:20 -
Disa ditë pa dalë në publik, Rama: Kujdes me gripin se s'të bëka për burrë! Politika mbështetëse për punonjësit e sektorit privat me pagë minimale (VIDEO)
Edhe pse ka qenë i sëmurë me grip dhe ka munguar për disa ditë në daljet publike, kreu i qeverisë thotë se është kujdesur që të komunikojë për të sjellë politika të reja mbështetëse për grupet në nevojë. Ndryshe nga ‘Pakoja e Madhe’ këtë herë në fokus të qeverisë është sektori privat.
30 Janar 2023, 09:18 -
Dosja McGonigal/ Në Shqipëri opozita në ekstazë për ‘super skandal’, New York Times e shfryn: Nuk kishte lidhje me Deripaskën teksa ishte në FBI, akuzat në dyshim
Pavarësisht zhurmës së madhe që ka krijuar në Shqipëri, arrestimi i ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mc Gonigal, media prestigjoze amerikane, New York Times në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se Gonigal punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska gjatë kohës që ishte në detyrë.
29 Janar 2023, 11:45 -
Inati i ish-të dashurës që i bëri 'gropën' McGonigal, rrëfimi: Më jepte dhurata nga 500-1000 dollarë! Kryenim marrëdhënie intime në makinat e FBI
Inati i ish të dashurës Allison Guerriero bëri që të niste hetimi ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Ajo ka rrëfyer se si i gjeti një shumë të konsiderueshme prej 80 mijë dollar në cantë dhe si përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime. Allison Guerriero vendosi që ta spiunonte pasi ai i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse për një vit lidhje e mashtronte se kishte nisur procedurat e divorcit.
28 Janar 2023, 18:35 -
Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Balliu: Rama njësoj si Deripaska! Dënojmë këto akte tradhtie të kryeministrit ndaj Shqipërisë dhe SHBA
Opozita ka përgatitur një video me fragmente nga mënyra se si u transmetua në mediat ndërkombëtare arrestimi i ish zyrtarit të FBI Charles McGonagil dhe akuzat që rëndojnë me të. Mes tyre përfshihet edhe fshehja e 225 mijë dollarëve që mori nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.
28 Janar 2023, 16:00