Në muajin shkurt të 2016-ës, Gjykata e Kurbinit ka pranuar njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Bolonjës e cila dënonte me 12 vite e 8 muaj Tom Fufin, djalin e xhaxhait të deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
Tom Fufi është dënuar për akuzën e “Grabitjes me armë” në dëm të familjes Sassi në Itali.
Ngjarja është rregjistruar në dhjetor të 2004-ës, ku Fufi ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë. Në pamundësi për arestimin e tij në Itali, drejtësia italiane pak kohë më parë ka dërguar në Shqipëri kërkesën për njohjen e vendimit kundër Tom Fufit.
Fufi është arrestuar në Laç dhe më pas i është nënshtruar procesit gjyqësor, ku në shkurt të 2016 është dënuar me 12 vjet burg.
Tom Fufi rezulton të jetë djali i xhaxhait i deputetit të PD-së Mhill Fufi.
Ky i fundit është kontaktuar nga “Shqiptarja.com” dhe është pyetur për lidhjen që ka me shtetasin e dënuar Tom Fufi. Deputeti tha se të dënuarin Fufi e ka djalin e xhaxhait dhe jo vlla siç kanë raportuar disa media sot.

Mhill Fufi, deputeti i Partisë Demokratike, Qarku Lezhë

Tom Fufi
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com