TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot me një grup të rinjsh nga trevat shqiptare, Shkupi, Tetova, Gostivari, që kishin ardhur në Tiranë për të festuar Ditën e Verës. Meta u ka folur studentëve për shumë tema si ekonomike, politike dhe u ka thënë se kombi ka nevojë për të rinjtë në mënyrë që të shikojë përpara.
Kryeparlamantari Meta ka treguar edhe përvojën e tij politike që ka nisur që kur ishte 22 vjeç.
“Është kënaqësi që u takuam, sepse i gjithë angazhimi im politik ka të bëjë me moshën tuaj, që kur kam filluar me Lëvizjen Studentore dhe më pas kur kam hyrë në Parlament kam qenë 22-23 vjeç. Unë besoj shumë te të rinjtë dhe te të rejat, sepse ne kemi nevojë të shikojmë përpara edhe si komb. Kemi pasur një të kaluar shumë të dhimbshme, shumë tragjike, shumë të ndarë edhe më njëri-tjetrin, me shumë urrejtje dhe ngarkesa edhe ndaj fqinjëve. Prandaj na duhen të rinjtë, sepse nuk kanë komplekse dhe shikojnë përpara dhe duan të ecin vërtet më shpejt,” tha kryetari i Kuvendit.
Duke vënë theksin në dëshirën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me të rinjtë dhe të rejat, Meta ftoi studentët për një vizitë edhe më të plotë në Kuvendin e Shqipërisë, për të parë si funksionojnë komisionet, për të ndjekur seancat plenare me qëllim që të kuptojnë më një thellësi sesi funksionon Kuvendi si institucion.
“Kuvendi është sa interesant, aq edhe problematik, sepse përbëhet nga parti dhe akoma partitë përfaqësojnë me vendosmëri pjesët dhe nuk përqendrohen te ajo që është në interesin e të gjithëve. Por, kjo do të vijë hap pas hapi. Prandaj na duhen edhe të rinjtë, që të mendojnë më shumë për të ardhmen dhe të angazhohen më shumë për të ardhmen. Na duhen programe zhvillimi, na duhet një formim profesional, një edukim në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të gjejnë vendin e punës këtu apo në çdo lloj tregu në rajon, në Europë dhe kudo. Të kemi mundësitë që me dijet, aftësitë dhe profesionalizmin e tyre të kemi një të ardhme të garantuar. Kjo është kryesorja. Na duhet më shumë pragmatizëm dhe profesionalizëm. Nuk na duhet retorikë, propagandë dhe “politikë pa bukë’, pra fjalë boshe,” tha Meta.
Lidhur me situatën politike dhe ekonomike në vend, Kryetari i Kuvendit tha se pavarësisht vështirësive me të cilat vendi përballet aktualisht, ai mbetej optimist për të ardhmen, pasi Shqipëria është një vend që nuk i ka ezauruar mundësitë e tij për zhvillim.
“Natyrisht, Shqipëria është në një moment pozitiv pas zgjedhjeve. Është moment pozitiv aq sa e lejon edhe konteksti ndërkombëtar, sepse ne jemi një vend që kushtëzohet nga të gjitha zhvillimet në vendet përreth, në Europë dhe kudo. S’mund të themi që Shqipëria është në një situatë ekonomike shumë të mirë’, ka thënë Meta.
“Në kushtet e një rritjeje ekonomike 1-2% nuk mundet kurrsesi të sigurosh një politikë më aktive sociale, të plotësosh shumë mungesa që janë të trashëguara historikisht. Por, sidoqoftë është shumë më mirë të rritesh qoftë edhe pak, sesa të jesh në recesion dhe me ritme negative. Por ne jemi një vend që nuk i ka ezauruar mundësitë e tij për zhvillim. Nuk i ka shfrytëzuar mirë resurset e veta natyrore”, ka vijuar ai.
Ai ka folur edhe për lidhjet me Maqedoni dhe është shprehur se, “Do vij në Maqedoni, sepse duam t’i forcojmë lidhjet me shqiptarët në Maqedoni, sidomos me të rinjtë dhe të rejat, sepse kjo është e ardhmja”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com