-
Kronikë
Sokol Ngresi përballet 'dy herë' në Vetting! Komisioneri Publik: Të shkarkohet! Debate për kallëzimin se fshehu një apartament në Vlorë, gjyqtari: I sajuar, në kontratë s'është firma ime
Nuk pati asnjë pretendim për fshehjen e një apartamenti 7 muaj më parë kur u konfirmua në Vetting. Sot gjyqtari Sokol Ngresi në apelin e Vlorës përballet në kolegj më një kallëzim të cilin ai e cilëson sulm ndërsa për herë të parë KPA ka vendosur të thërrasë si dëshmitar denoncuesin shtetasin F.K
27 Korrik 2021, 16:41 -
Kronikë
E plotë/ 5 vjet reformë në drejtësi! Arritjet nga Vettingu, SPAK te Kushtetuesja e re! Kundërshtarët e përbetuar dhe sfidat kryesore, plotësimi i vakancave dhe goditja e KÇK-së
Një bilanc i reformës në drejtësi pesë vite nga miratimi natën e 22 korrikut 2016, 220 gjyqtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin jashtë drejtësisë, Kushtetuesja vendime kundër të gjithëve, SPAK jep mesazhet e para për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Sfidat kryesore mbeten plotësimi i vakancave të fundit në dy gjykatat e larta, zëvendësimi i të shkarkuarve në gjykatat e apelit dhe prokurori si dhe goditja e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po bëjnë kërdinë me vendime para se të dalin para Vetingut
22 Korrik 2021, 10:36 -
Kronikë
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
22 Korrik 2021, 08:53 -
Kronikë
Zhvillohet seanca në KPA për prokurorin Besim Hajdarmataj, kërkohet shkarkimi: Ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë
Shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e prerë e Komisionerit Publik Darjel Sina për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Në seancën e zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.
16 Korrik 2021, 20:34 -
Kronikë
Zbulohen dokumentet/ Bien akuzat e prokurorit Hajdarmataj, IMT vendosi 60 mln lekë gjobë dhe kërkoi prishjen e objektit, gjykata pezulloi ekzekutimin
Dokumentet e zbuluara në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit rrëzojnë akuzat e ngritura nga prokurori i njohur për përplasjet e tij me socialistët, Besim Hajdarmataj, i cili nesër pritet të përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për akuzat e ngritura nga ndërkombëtarët. Prokurori tropojan Hajdarmataj ka akuzuar zyrtarët e IMT për mosveprim ndërkohë që dokumentet zyrtare tregojnë se inspektorët jo vetëm që kanë reaguar, por kanë gjobitur subjektin që është konstatuar pa leje me 60,000,000 lekë.
15 Korrik 2021, 21:13 - Kronikë
-
Kronikë
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
14 Korrik 2021, 17:23 -
Kronikë
U shkarkua nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli
13 Korrik 2021, 19:49 -
Kronikë
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA konfirmon KPK për gjyqtarin Ramiz Lala që kalon përfundimisht vettingun
TIRANË - Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër ka kaluar përfundimisht vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaccëm i Apelimit, i cili ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK që u ankimua nga komisioneri publik.
12 Korrik 2021, 15:42 -
Kronikë
Çështja e Luan Dacit në dorë të Gjykatës së Lartë! KPA: Pezullojmë hetimin disiplinor deri në një vendim të gjykatës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka pezulluar hetimin disiplinor për pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci deri në një vendim nga Gjykata e Lartë, Luan Daci ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin e KPA për shkarkimin nga detyra dhe për vendimin e GJKKO ku e ka dënuar atë më 1 vit shërbim prove për falsifikim dokumentesh.
8 Korrik 2021, 19:49 -
Kronikë
Ndërkombëtarët 'luftë' Besim Hajdarmatajt në KPA, përfaqësuesi i ONM Jacobs 'rezerva' për pasurinë dhe aftësitë profesionale: Nuk keni hetuar, ky është turp
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, u tregua i ashpër me ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili sot u përballë me apelin e vettingut. Jacobs, në parashtrimet e tij, i kërkoi llogari Hajdarmatajt në lidhje me deklarimet e pasurisë.
8 Korrik 2021, 11:55 -
Kronikë
KPK konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin, kërkon shkarkimin e Elizabeta Imeraj: Probleme me pasurinë e ish-bashkëshortit dhe integritetin
Komisioneri Publik ka ankimuar zyrtarisht vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, duke kërkuar shkarkimin e saj.
5 Korrik 2021, 23:33 -
Politikë
Ngrihet Komisioni 'Ad Hoc', 12 deputetë do merren me plotësimin e vendeve vakante në KPK dhe KPA
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ngritjen e Komisionit Parlamentar “Ad Hoc”, i cili do të merret me për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.
24 Qershor 2021, 22:34 -
Politikë
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkoi ankimin e vendimit për prokuroren Imeraj! Kim-Soreca: Çështja të gjykohet me integritet! Ambasadorja e SHBA, thirrje edhe për mediat
Ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni i Komisionerëve Publikoi bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioneri Publik ka nxjerrë deklaratën e ONM-së ku thuhet se kryeprokurorja duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.
22 Qershor 2021, 10:30 - Kronikë
-
Kronikë
Ndodh për herë të parë, KPA rikthen për rivlerësim në KPK prokuroren Irma Balli
Një vendim i marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur tashmë një precedent. KPA ka rikthyer për herë të parë për rivlerësim në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një magjistrat të shkarkuar nga detyra, me vendimin që mori për prokuroren e Apelit të Korçës, Irma Balli.
16 Qershor 2021, 14:38 -
Kronikë
Kërkoi rrëzimin e vendimit të KLGJ që e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' gjyqtaren Enkeleida Hoxha: Duhet të ankohet në KPA
Gjykata kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi nga Kushtetuesja anulimine vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime.
11 Qershor 2021, 14:47 -
Kronikë
‘Më pushkatuan mua dhe familjen në pabesi’, ish-prokurori Martini pas shkarkimit nga KPA: Beteja ime ligjore do të vazhdojë, e drejta të vihet në vend
Pas shkarkimit nga detyra nga KPA për problemet me pasurinë, ka reaguar për herë të parë ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini. Në reagimin e tij ish-prokurori thotë se dje është pushkatuar në mënyrë të padrejtë dhe të pabesë.
11 Qershor 2021, 10:15 -
Kronikë
Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin Anton Martini! KPA e shkarkon, i 'pritet ëndrra' për të qenë pjesë e SPAK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i dhanë fund karrierës karrierës së tij në organin e akuzës.
10 Qershor 2021, 15:18 - Kronikë