-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
Bazuar në rekomandimin e ONM, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e gjen të pabazuar vendimin e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze dhe kërkon shkarkimin e saj për probleme të pasurisë dhe etikës
20 Dhjetor 2024, 19:45 -
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
Vettingu i KPA-së shkarkon dhe nxjerr përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë gjyqtarin e Apelit Durrës, Desart Avdulaj. Fshehja e dy makinave, huatë, apartamentet, deklarimet e pasakta dhe çështjet e tjera të bilancit të një shume prej 13 mln lekësh të pajustifikuar, ishin mëse të mjaftueshme për KPA-në. KPK e kishte shkarkuar 3 vite më parë
18 Dhjetor 2024, 11:25 -
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
KPK e kishte shkarkuar në muajin Shkurt të vitit 2017 pas gjetjeve nga raportet e DSIK dhe konstatimit nga eksperti ndërkombëtar i ONM. Probleme me udhëtimet, kontaktet me kontigjente krimi dhe veçanërisht me personin që i mbylli dosjen, duke i marrë një makinë
17 Dhjetor 2024, 10:41 -
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e 13 Dhjetorit që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë Altin Dumani
15 Dhjetor 2024, 20:30 -
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
Vettingu i KPA-së përfundoi sot procesin e rivlerësimit ndaj ish-inspektores, pas ankimimit që Komisioneri bëri në muajin Qershor. Jepet i njëjti përfundim sikurse edhe KPK, dilet pa një vendim përfundimtar, sepse “objekti dhe qëllimi i këtij procesi ishte bërë i pamundur”, sepse Zhilla ishte dorëhequr
12 Dhjetor 2024, 16:49 -
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
KPA ka lënë fuqi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka i cili u shkarkua nga detyra në 2021 pasi dështoi të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron, si dhe u gjet se ushtronte aktivitetin e fermerit në papajtueshmëri me detyrën e gjyqtarit.
26 Nëntor 2024, 09:27 -
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.
26 Nëntor 2024, 07:08 -
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
Prej gjashtë vitesh i gjithë sistemi i drejtësisë ka kaluar në filtrin e verifikimit të figurës integritetit dhe pasurisë. KPK ka përfunduar rivlerësimin për të 805 magjistratët subjekte të vettingut. Shkalla e parë konfirmoi vetëm 373, ndërsa në proces kanë ndihmuar edhe rreth 6700 denoncime nga qytetarët.
22 Nëntor 2024, 12:14 -
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
Me votim unanim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Lushnjës Artan Hazbi, për të cilin, KPK pati konkluduar se kishte përfituar prona dhe para publike në cenim të ushtrimit të funksionit të prokurorit.
20 Nëntor 2024, 10:55 -
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
Apeli i GJKKO-së uli me 6 muaj dënimin për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë. Shkalla e parë dha 1 vit burgim, të konvertuar në 2 vite shërbim prove. Apeli e kthen në 6 muaj burg, të konvertuar në 1 vit shërbim prove. Pushohet akuza për 2 nga episodet
18 Nëntor 2024, 12:25 -
KPA u thotë 'stop' gjyqtarëve dhe prokurorëve: Nuk kemi tagër të rishikojmë vendimet tona të shkarkimit
Në vendimin e arsyetuar të trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ish - ndihmësin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli, Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep argumentat përse nuk ka kompetencë të rishikojë vendimet e shkarkimit të marra po prej tij.
14 Nëntor 2024, 10:51 -
Nuk justifikoi dot 7,1 mln lekë, Vetingu i KPA shkarkon gjyqtaren e Lushnjës! Mbetet në fuqi vendimi i KPK për Saemira Hilën
Vetingu i KPA-së lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK dhe shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Lushnjës, Saemira Hila, për çështjen e mosjustifikimit të pasurisë. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa shkarkimi i saj ishte vendosur prej 5 Nëntorit të vitit 2021 nga KPK
12 Nëntor 2024, 16:44 -
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari
8 Nëntor 2024, 18:13 -
Hektor Mushi nuk justifikoi dot pasurinë, KPA e Vettingut lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit! Detajet e dosjes (VENDIMI)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur në muajin dhjetor të vitit të kaluar për shkarkimin nga detyra të magjistratit Mushi, i cili nuk mundi të vërtetojë pasurinë e tij dhe të kalojë kështu procesin e Vettingut.
31 Tetor 2024, 16:55 -
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
Trupa e shkallës së dytë të Vettingut vlerëson të ligjshëm vendimin e shkallës së parë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 prill të vitit 2022 shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Përjashtim nga sistemi i drejtësisë për 15 vite
23 Tetor 2024, 16:37