-
Zgjedhjet vendore, Meta takim me Berishën: Fusim kandidatët tanë në primare, nesër firmosim marrëveshjen
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Partia e Lirisë dhe Komisioni i Rithemelimi do të bashkëpunojnë për zgjedhjet vendore 2023. Ditën e nesërme, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës Partia e Lirisë do të fusë kandidatë në procesin e primareve që po zhvillon Berisha.
26 Tetor 2022, 10:05 -
Primaret/ Hoxha: S’duhet të votojnë simpatizantët, kush do mbajë përgjegjësi po humbëm?! Berisha duhet të largohej! Bashkim? S’jam dakord me këtë formulë
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha është kundër formulës që po propozohet deri më tani për zgjedhjet e 14 majit 2023.
25 Tetor 2022, 17:58 -
Zbulohet emri i parë që do të kandidojë në primaret e Berishës për Bashkinë e Tropojës
Në një kohë kur Partia Demokratike është ende e paqartë se si do të shkojë në zgjedhjet vendore të 2023, Mimoza Hajdarmataj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të garuar në primaret për Bashkinë e Tropojës. Ajo është e para që ka bërë publike kandidaturën, teksa ka dhënë një listë të arsyeve se përse është kërkon të marrë drejtimin e qytetit të saj të origjinës.
25 Tetor 2022, 16:41 -
Më 14 maj zgjedhjet vendore, Meta: Dita kur do marrë fund regjimi monist, Partia e Lirisë drejt fitores së padiskutueshme në Këshilla Bashkiakë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet vendore, pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi 14 majin si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shkruan se 14 maji do të jetë dita kur do të marrë fund regjimi monist.
25 Tetor 2022, 12:02 -
Mero Baze: Të parin që Berisha ka bindur te humbja është Ilir Meta
Ndërsa presidenti ka caktuar 14 majin si ditë të zgjedhjeve lokale, problemi më i madh që ka opozita është mosbesimi që ngjall brenda saj Sali Berisha. Përkundër përpjekjeve të Berishës për të bërë sikur do të bashkojë opozitën, brenda saj nuk është problem bashkimi, por bindja se dhe bashkimi nuk bën punë me Berishën.
24 Tetor 2022, 20:34 -
Shehu në Report Tv: Kandidatët duhet të jenë politik! Nëse grupi i Alibeajt del më vete, gabim i rëndë! I kemi kushtet të fitojmë të gjitha bashkitë
Deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu është i mendimit që kandidatët në zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë, kandidatët duhet të jenë politik, teksa thekson se futen në zgjedhje për t’i fituar të gjitha bashkitë.
24 Tetor 2022, 17:32 -
Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!
Është e hapur pakënaqësia e partive të vogla, sidomos nga ana e të Djathtëve për zgjedhjet lokale. Edhe pse përçarja e PD-së dhe lodhja e PS-së në pushtet u kanë dhënë të gjithë mundësinë për të drejtuar fushatat e partive të tyre por më shumë se kaq të jenë kurajoze për të caktuar njerëz dhe për të përshfaqur qëllimet e tyre, ato thjesht vegjetojnë në pritje…të zgjidhjes së Ngërçit Godo.
24 Tetor 2022, 16:44 -
Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore 2023! Begaj: Koha për të treguar pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare
14 maji do të jetë dita kur qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve afatin e fundit që e lejon ligji, ndërsa thotë se është koha që partitë politike të demonstrojnë në këtë proces pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.
24 Tetor 2022, 15:05 -
Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet lokale
Erion Veliaj në Tiranë, Emiriana Sako në Durrës, Flamur Golemi në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, janë disa nga emrat e konfirmuar për PS. Ilir Alimehmeti në Tiranë, Ardian Muka në Durrës, Asllan Dogjani në Kamëz, janë disa emra që do garojnë për PD.
24 Tetor 2022, 14:13 -
Ylli Pata: Pse Edi Rama ju rikthye takimeve maratonë?
Dy sondazhet e fundit që u publikuan para pak javësh, ku shikohej se ka një pakënaqësi të përgjithshme si për punët në vend, ashtu edhe për qeverisjen, sipas të gjitha gjasave e kanë nxitur Edi Ramën ta nisë më herët turin e tij, tashmë të njohur prej vitit 2016, ku ai kryen një xhiro të gjerë diskutimesh e takimesh publike.
22 Tetor 2022, 18:52 -
Ndërtimet pa leje, Meta: Rama ka hall të gjejë gjuhën me oligarkët se po vijnë zgjedhjet! Opozita do fitojë bindshëm
Me tone të ashpra ka folur Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga kundrejt kryeministrit Edi Rama. Nga një takim me strukturat e partisë në Kuçovë, Meta e cilësoi kreun e qeverisë si një kloun të papërgjegjshëm që po u pi gjakun shqiptarëve. Meta akuzoi Ramën për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke thënë se ne kemi taksat më të larta të karburantit në rajon, pedagogët kanë pagat më të ulëta krahasuar me Malin e Zi.
22 Tetor 2022, 11:54 -
Protesta e pedagogëve, Rama: U janë rritur pagat më shumë se të tjerët! Rroga e ministrave dhe deputetëve nuk janë rritur prej 9 vitesh
Kreu i qeverisë tha se pagat e ministrave dhe deputetëve nuk janë rritur prej 9 vitesh që kur PS ka ardhur në pushtet dhe as ajo e kryeministrit.
21 Tetor 2022, 18:39 -
Sula në Report Tv: ‘2 PD’ po bashkëpunojnë për ‘vendoret’, pastaj bashkimi është një çështje tjetër! Pazar për hapjen e dosjeve? S’kam frikë nga asgjë
Dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023, nuk do të thotë domosdoshmërisht bashkim i demokratëve, 2 palëve të Partisë Demokratike. Për këtë, vetë deputetët janë të qartë dhe e ka artikuluar qartë nga Dashnor Sula.
21 Tetor 2022, 18:19 -
Berisha mbledh kryetarët e degëve në rrethe: Brenda 2 ditëve vendosim kur do të mbajmë protestat! Do shkojmë drejt mosbindjes civile, se Rama nuk ka të ndalur
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të Rithemelimit, në rrethe në selinë e PD-së. Në fjalën e tij, Berisha hodhi akuza kundrejt qeverisë dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa u ndal edhe te denoncimi i deputeti Agron Shehaj, se kreu i qeverisë i ka dërguar policinë në biznesin e tij dhe ka terrorizuar punonjësit.
21 Tetor 2022, 17:41 -
Eduard Zaloshnja: Inati i 715 mijë opozitarëve dhe kandidatët e përbashkët të opozitës
Përderisa shumë të anketuar më deklaruan në sondazh se janë të prirur të votojnë për kryebashkiakë opozitarë, edhe pse ende s’i dinë emrat e kandidatëve, një motivacion të fortë duhet ta kenë. Dhe gjasat janë që në themel të këtij motivacioni duhet të jetë inati opozitar ndaj mazhorancë së kryesuar me arrogancë nga Rama.
21 Tetor 2022, 11:18 -
Ylli Pata: Bashkimi postraumatik në PD, e çara më e thellë ndodhet në Shkodër
Zgjdhjet e pjesshme të 6 marsit krijuan në Shkodër një përplasje shumë të fortë mes dy pjesëve të Partisë Demokratike, të cilat konkurruan “për jetë a vdekje” për të marrë postin e kryetarit të bashkisë. Pjesa e foltotores pati hapur mbështetjen e LSI-së së Shkodrës, e cila është goxha stabile prej vitesh, si dhe mbështetjen jo krejt të hapur të grupit që drejton Tom Doshi.
20 Tetor 2022, 18:21 -
Asetet e krizës në PD, njëra palë ka logon, tjetra ka Berishën
Që nga 8 janari, kur godina e PD sulmohej me qyngje për shqyerje dyersh e mbrohej nga pala tjetër me shkopinj e spraj lotues, dita e djeshme ishte hera e parë që përfaqësues të dy grupimeve kacafytëse i dhanë dorën njëri tjetrit. Bardhi nga ajo që quhet PD legale dhe Paloka si përfaqësues i Rithemelimit u ulën në një takim të shume ndjekur nga kamerat.
20 Tetor 2022, 09:45 -
Ylli Pata: Çfarë kërciti në negociatat Bardhi-Paloka!
Logjika e përgjithshme e opozitës që ata të kenë një kandidat e jo disa në zgjdhjet e përgjithshme vendore të vitit të ardhshme është jo vetëm legjitime, por edhe pragmatiste. Opozita nuk ka përse del me kandidatë të ndarë, pasi këtë “dhuratë” skandaloze na e ka sjellë Sali Berisha që në vitin 2003 insistoi që në zgjedhjet shqiptar bashkiake dhe parlamentare, të hiqet standarti francez i balotazhit që ishte përdorur në Shqipëri deri në vitin 2001.
19 Tetor 2022, 19:45