-
Amnistia penale 'peng' i 84 vota/ PS -PD drejt konsensusit! PS tërheq amendamentin e GJKKO-së! PD e mirëpret! Pranon faljen e protestuesve të 8 janarit
Zvarritja e votimit për amnistinë penale duket se po shkon drejt fundit. Ministri Ulsi Manja u shpreh i gatshëm për t’u tërhequr nga amendamenti për të amnistuar edhe të dënuarit nga GJKKO, ndërsa PD tha se është e gatshme të votojë duke pranuar që të bëjë ndryshimin dhe tek propozimi i parë i amendamentit për protestuesit.
27 Shkurt 2024, 12:08 -
Amnistia Penale, Sula: Përfitojnë ish-zyrtarë, për herë të parë, s’ka konsensus të gjerë! Avokati: Tepër përjashtuese! Përfshin shumë pak persona
Në studion e emisionit ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula tha se kjo është hera e parë që nuk ka konsensus të gjerë për miratimin e një amnistie penale. Sipas tij, nga kjo amnisti mund të përfitojnë edhe ish-zyrtarë të lartë.
26 Shkurt 2024, 22:39 -
Ylli Pata: Tezat e çuditshme të një amnistie për krimet që heton SPAK
Natyrisht, nuk se bëhet për miratim në Kuvend, ngase këtu fusha është e kufizuar, por po tentohet ta kthejnë në një debat publik, idenë apo më mirë tezën e një korreptimi politik të Parlamentit, ndaj çështjeve që heton SPAK
26 Shkurt 2024, 19:08 -
Amnistia Penale, Alibeaj i prerë: Propozimet tona nuk u përfshinë, e votojmë projektligjin vetëm nëse plotësohen 2 kushte
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibej tha se janë të gatshëm të votojnë versionin fillestar të amnistisë penale, ndërsa përmendi 2 kushte. E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.
26 Shkurt 2024, 18:54 -
Ligji për Amnistinë Penale, Meta: U tërhoq se u zhbënë pazaret! ‘Zonat e Mbrojtura', ligj për llogari të oligarkëve
Ilir Meta thotë se projektligji për amnistinë penale në parlament u tërhoq pasi u zhbënë pazaret politike që Rama po bënte për votat. Një koment e pati edhe për ligjin për zonat e mbrojtura, të cilin e konsideroi ligj për llogari të oligarkëve
24 Shkurt 2024, 14:47 -
Bashkëkryetarin e 'Zgjedhores' për votën e amnistisë penale? PS refuzon kushtin e Rithemelimit! Felaj për Report Tv: U tërhoq për të mos e shtyrë 6 muaj
Partia Socialiste refuzon propozimin e Rithemelimit për të dhënë votën pro për amnistinë penale në këmbim të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Propozimi u bë publik dje nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho nga studio e ‘Frontline’ në Report TV. Spaho e bëri të qartë kërkesën e cila pak lidhje ka me amnistinë.
23 Shkurt 2024, 15:49 -
‘S’pranojmë kushte’, Manja: Basha kërkon të amnistojmë zjarrvënës! Draftin e kalojmë në Kuvend kur të kemi votat
Mazhoranca nuk do të pranojë asnjë kusht të vendosur nga opozita për amnistinë penale. Nga Vlora ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Qeveria është e hapur vetëm për diskutime racionale. Ndërkohë që Rithemelimi në këmbim të votës pro kërkon bashkëkryetarin e komisionit të reformës zgjedhore.
23 Shkurt 2024, 13:04 -
Amnistia Penale, debat në ‘Frontline’, Manja: Vetëm 4 zyrtarë të ulët përfitojnë! Spaho: Nëse doni ta votojmë, na jepni bashkëkryetarin e ‘Zgjedhores’! Xhafaj: Kërkoni pazare
Në studion e ‘Frontline’ me Marsela Karapançon në Report Tv u diskutua lidhur me projektligjin e Amnistisë Penale sa u takon pretendimeve të opozitës që deklaroi se nuk do e votonte. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ndërhyri duke sqaruar edhe njëherë kategoritë që përfitojnë duke sqaruar se bëhet fjalë për 4 raste zyrtarësh të ulët e të mesëm që përfitojnë dhe jo zyrtarë të lartë.
22 Shkurt 2024, 21:23 -
Amnistia Penale u hoq nga rendi i ditës në Kuvend, Baçi: PS do të amnistojë persona të caktuar, me Bashën u prishën pazaret
Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se projektligji për amnistinë është formuluar sipas interesit të socialistëve për të amnistuar persona të caktuar. Ndërsa shtoi se kundërshtia e PD-së së Bashës ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve mes palëve.
22 Shkurt 2024, 17:33 -
Aministia penale, Manja tha se e kalojmë me 90 vota, Basha paralajmëron deputetët e vet: Do të inspektojmë këdo që e voton
Duke përgjigjur deklaratës së Manjës se PS do ta kalojnë me mbi 90 vota pro Kryetari i PD-së deklaroi se "do të inspektojë këdo deputet të opozitës që voton amnistinë dhe se për çfarë e shtyu të votonte."
22 Shkurt 2024, 12:21 -
Kuvend/ PS tërheq amnistinë penale! Opozita: Duan të amnistojnë zyrtarët e korruptuar! Manja: Gënjeshtër, e kalojmë me mbi 90 vota
84 votat të domosdoshme për ta miratuar, po e mbajnë peng Amnistinë Penale, e cila edhe këtë të enjte u tërhoq nga socialistët. PD dhe Rithemelimi akuzojnë PS se po tenton të shpëtojë të korruptuarit. Ministri i Drejtësisë e mohoi, ndërsa akuzoi Bashën dhe Bardhin së gënjejnë dhe e përdorin një akt humanizmi për politikë.
22 Shkurt 2024, 11:44 -
Amnisti për zyrtarë të korruptuar? Manja i përgjigjet Bardhit: Gënjeshtar, u bashkove me Nokën dhe ‘fluturuat’ të vërtetat në drejtim të paditur
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili pretendon se PS do të amnistojë zyrtarë të lartë. Manja tha për mediat se kjo është gënjeshtër dhe se s’do ketë amnisti për krimin e organizuar dhe korrupsionin.
22 Shkurt 2024, 11:23 -
Kuvendi miraton me 77 vota marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët, mori dhe 3 votat e PDIU! Rama: Po veprojmë si vend anëtar i BE
Miratohet me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për të emigrantët. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU. Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi.
22 Shkurt 2024, 07:37 -
Amnistia Penale/ Ndreca rrëzon pretendimin e Bashës: S'përfitojnë zyrtarët e korruptuar as të hetuarit e SPAK! 2 ndryshimet që kërkon PD
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputeti socialist Plarent Ndreca i cili është edhe relatori i projektligjit për Amnistinë Penale sqaroi se pretendimi i Bashës nuk qëndron për arsye se subjekt i këtij projektligji janë të dënuar deri në 2 vite burg dhe vepra penale si korrupsioni dënohen deri në 14 vite.
21 Shkurt 2024, 21:49 -
SKEDA/ Subjektet e SPAK dhe GJKKO te Amnistia Penale! Përplasja PS-PD për amendamentin e socialistëve
Të dënuarit nga GJKKO duhet të jenë apo jo përfitues të amnistisë? Ky është ndarja më e madhe mazhorancës dhe opozitës për miratimin e amnistisë penale. Përplasja ka edhe për faljen edhe të protestuesve të dhunshëm të opozitës.
21 Shkurt 2024, 19:47 -
Amnistia Penale, Basha: Po tentohet shpëtimi i zyrtarëve që kanë vjedhur shqiptarët! Qeveria Rama, më e korruptuara në botë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Paskuqan të Tiranës ku akuzoi PS-në sa i takon projektligjit të Amnistisë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend, duke deklaruar se po tentohet shpëtimi i zyrtarëve të korruptuar.
21 Shkurt 2024, 18:35 -
Amendament për të dënuarit nga GJKKO, ndryshimet që popozoi PS në projektligjin për Amnistinë Penale
Komisioni i Ligjeve votoi të martën projektligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët e publikë të dënuar nga Gjyjka e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
21 Shkurt 2024, 13:17 -
Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar! Manja: S'ka falje por ulje dënimi! Pres reflektim
84 votat për të miratuar Amnistinë Penale duket se nuk do të bëhen as në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. PD e Bashës dhe Rithemelimi kanë deklaruar votën kundër. Kreu i PD ka akuzuar mazhorancës se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar përmes një ndryshimi në minutën e fundit, ndërsa e kushtëzon votën pro me faljen e protestuesve të ndjekur penalisht apo të dënuar të viteve 2018-2020.
21 Shkurt 2024, 11:10