-
SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit
SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.
11 Nëntor 2024, 15:07 -
SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO
Për grupin e Laert Haxhiut kërkohet zgjatje e hetimeve nga SPAK për 3 muaj. Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO, teksa prokurorisë së posaçme i jepet 45 ditë kohë për të përfunduar hetimet.
26 Shtator 2024, 11:25 -
I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit në grabitjen në Astir, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçajn
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka liruar nga qelia, Enio Meçajn, që është arrestuar në qershor të vitit të kaluar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit e grabitjen Exchange në zonën e Astirit. Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje" mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes dhe miratuar më pas nga gjykata
3 Janar 2024, 13:14 -
Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori sot kërkesë GJKKO për rivlerësimin e masave
Pas rrëfimeve të Artan Tafanit për 2 linja të trafikut të kokainës, SPAK pritet të nisë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian letërporosi për të mësuar më shumë mbi emrat dhe rrugë kalimet e grupit kriminal. Pas kalimit të dosjes së Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij nga Elbasani në SPAK, prokurori Behar Dibra pritet të drejtohet GJKKO-së të hënën për rivlerësim të masave të sigurisë.
29 Tetor 2023, 15:12 -
SPAK heton bandën e Laert Haxhiut, prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën: Grup i strukturuar kriminal! Nën akuzë për 18 krime, mes tyre 6 vrasje e 5 atentate
Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në spak dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit marjus tafani që fundosi kreun e bandës duke zbukluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.
20 Tetor 2023, 08:51 -
I dënuar me 18 vite burg, Greqia vendos ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë! Banda e tij nën akuzë për 6 vrasje dhe 5 atentate
Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës. Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit.
18 Tetor 2023, 11:39 -
Kërcënimet e magjistratëve, Gjykata e Lartë: Të zbardhen ngjarjet dhe të vihen para përgjegjësisë përgjegjësit
Gjykata e Lartë ka reaguar për kërcënimet e magjistratëve nga eksponentët e krimit. Në njoftimin për media, Gjykata e Lartë shprehet se mbështet organet ligjzbatuese të cilat kanë garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
6 Tetor 2023, 16:14 -
I penduari dëshmon për atentatin ndaj Kujtim Metajt në Lushnjë: Laert Haxhiu e porositi për inat se ishte mbështetës i Aldo Bares! E qëllova 8 herë, por mbijetoi
Atentati ku mbeti i plagosur Kujtim Metaj në prill të vitit 2022 në Lushnje është një tjetër krim për të cilin ka folur i penduari Artan Tafani. Ai ka thënë se Laert Haxhiu kërkoi vrasjen e 44-vjeçarit pasi e kishte inat se njihej si mbështetës i Aldo Bares. Metaj mbijetoi edhe pse ndaj tij u qëllua tetë herë.
5 Tetor 2023, 12:41 -
Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Thellësisht të shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, të gatshëm t’i mbështesim
Nisur nga rasti i dy prokuroreve të marrë nën mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, ambasada e SHBA në Tiranë dhe delegacioni i BE shprehen të shqetësuara për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve gjyqësore në vend
4 Tetor 2023, 17:27 -
Mbrojti në 2021-n hasmin e tij, zbardhet motivi pse Laert Haxhiu kërkonte vrasjen e avokatit Adritik Doga
Sipas të penduarit të drejtësisë avokati Adritik Doga do vritej në qytetin e Lushnjës në muajin tetor 2021 nga Laert Haxhiu. Ky i fundit ka kërkuar që Doga, të vritet vetëm për faktin se ishte impenjuar për të mbrojtur ligjërisht Saimo Xheliun, një nga kundërshtarët e tij
3 Tetor 2023, 20:49 -
Kërcënimet nga bandat kriminale, gazetarja e Report TV, Banushi: 5 prokurorë janë marrë në mbrojtje, të gjithë nga Elbasani
Gazetarja, Keti Banushi e ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv duke folur për kriminale është shprehur se 5 prokurorë të cilët janë të Elbasanit janë marrë në mbrojtje.
2 Tetor 2023, 22:49 -
Ylli Pata: Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?!
Mafia siçiliane Cosa Nostra, është më famëkeqja për vrasjen e prokurorëve. Kulmi arriti me dy atentatet e tmerrshme në Capacci e Via D’Amelio në vitin 1992, kur u masakruan dy simbolet e luftës ndaj mafias: Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino
2 Tetor 2023, 19:44 -
Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari në Kontrast: Pozitive që po mbrohen! Prokurorët e SPAK janë imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë
Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.
2 Tetor 2023, 19:11 -
I penduari Artan Tafani: Kuptova që Laerti do të më vriste edhe mua, frika më shtyu të flisja për krimet! Kur humbiste besimin bëhej i pamëshirshëm
Artan Tafani tregon se kishte nuhatur që Laert Haxhia donte ta vriste. Kjo bindje që ai kishte krijuar e ndikoi që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyer krimet që banda e Laert Haxhisë kishte bërë.
2 Tetor 2023, 18:32 -
Laert Haxhiu donte t'i eliminonte, pas Doloreza Musabelliut merret në mbrojtje edhe prokurorja Merita Selimi! SPAK kërkon mbrojtje
Dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, i cili zbuloi planin e Laert Haxhiut, për t’i eliminuar. Selimi në korrik 2023 është shkarkuar nga KPK. Ndërkohë, s’ka vendim për avokatin Adriatik Doga, i cili po ashtu ishte në listë për t’u vrarë.
2 Tetor 2023, 10:14 -
"Do ju vras…”, si kanosi dy policët Firdeus Berberi! Shkuan për Tafanin, para u doli një tjetër i kërkuar! Detaje nga dosja e bandës së Laert Haxhiut
Firdeus Berberi, 22 vjeçari nga Pogradeci i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Kurrë mos harro" ku u arrestuan anëtarë të bandës së Laert Haxhiut akuzohet edhe për kanosjen e dy policëve ngjarje e ndodhur në 6 prill të këtij viti.
1 Tetor 2023, 21:33 -
Laert Haxhiu 'donte ta ekzekutonte', avokati Doga për Report Tv: Tafanin e kam kushëri, familjarët më kërkuan ta mbroja në gjyq, pastaj dëgjova se donte më vriste
Ka folur ekskluzivisht për Report Tv avokati Adriatik Doga i cili sipas të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ishte tentuar të vritej nga Laert Haxhiu. Dëshmia i duket e pabesueshme pasi tre muaj më parë është takuar me Marjus Tafanin, madje pas arrestimit të tij familja e ka kontaktuar për ta mbrojtur atë në gykatë! Doga thotë se ndaj tij nuk është marrë asnjë mase mbrojtëse
1 Tetor 2023, 16:40