-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
SPAK ka pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për rikualifikimin e akuzës për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Të tre tashmë akuzohen për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që rrit ndjeshëm masat e dënimit në shpallen fajtor.
23 Dhjetor 2024, 11:03 -
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
Tjetër seancë paraprake maratonë te GJKKO për dosjen e Sterilizimit që ka hapur SPAK, me 8 të pandehur. Ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj japin shpjegime, Beqaj përsëri me shishe uji me vete
12 Dhjetor 2024, 15:26 -
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
Këtë të enjte përfundoi deklarimet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe avokati i tij, Ermal Yzeriraj. Të dy ata kërkuan nga togat e zeza pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion
5 Dhjetor 2024, 17:54 -
'Sterilizimi'/ Biznesmeni Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon 5 orë te 'Hetimori': Beqajn s'e njoh, me Rjepajn ndaj 'rezidencën'! Vokshi: Pse ju dhanë 40% të dividentit kur ishit prestanome
Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore dëshmoi 5 orë në komisionin hetimor parlamentar. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj dhe Klodjan Rjepaj. Nesër në komision vjen nga qelia e dëshmon ish-ministri Beqaj.
11 Nëntor 2024, 08:29 -
Dosja 'Sterilizimi', shtyhet për herë të tretë seanca paraprake në GJKKO, me kërkesë të Beqajt lexohet çdo akt! Mbeten edhe 50 faqe
Shtyhet seanca paraprake për dosjen e sterilizimit. Me kërkesë të Ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim. Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00 ku kanë mbetur për tu lexuar edhe 50 faqe.
3 Tetor 2024, 13:31 -
Koncesioni i sterilizimit, ish zv/ ministri Rjepaj: Ilir Rrapaj dhe ortaku Umbro Staccini, ishin pjesë e delegacioneve në Itali
Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar për koncesionin e sterilizimit. Rjepaj tha se Rrapaj ka qenë pjesë e delegacioneve në udhëtimet në Itali pasi ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Sh
20 Shtator 2024, 11:23 -
Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!
Kërkesa e palës mbrojtëse që SPAK të lexojë të gjitha aktet e dosjes voluminoze për koncesionet në shëndetësi, ka çuar përsëri në shtyrjen e seancës. I arrestuar për çështjen e fondeve të SASPAC dhe i pandehur për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj pyet GJKKO-në nëse i lejohet të flasë kur të dalë në Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi, në Kuvend, muajin e ardhshëm: Shumica e argumenteve, sekret hetimor!
19 Shtator 2024, 14:00 -
PPP-të në shëndetësi, kuvendi thërret të hetuarit nga SPAK! Dëshmia e Beqajt në Kuvend më 3 tetor
Komisioni Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, do të nisë pyetjen e dëshmitarëve të cilët janë nën hetim edhe nga SPAK-u. Të parët në radhë janë anëtarët e komisionit që kanë shpallur fituesin, ndërsa për tre të arrestuarit, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, po studiohen mundësitë e marrjes në pyetje, me skype apo fizikisht.
17 Shtator 2024, 17:21 -
Komisioni hetimor i Shëndetësisë merr në skaner 'sterilizimin'! Dëshmon ish drejtori i QSUT-së! Enkel Joti: S' mbaj mend! Vokshi ia lexon shkresat ku raportonte shqetësimet
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi mori në pyetje 2 ish drejtorë të QSUT-së dhe drejtoreshën aktuale lidhur me koncesionin e sterilizimit.
9 Shtator 2024, 15:20 -
PS e PD ‘konsensus’ në 'Hetimorin' e Shëndetësisë! Në listën e dëshmitarëve ish-ministri i arrestuar Beqaj e 8 të tjerë në hetim! Do i kërkohet leje SPAK
PS dhe PD e kanë nisur me dakordësi në Komisionin Hetimor për 2 koncesionet në shëndetësi në mbledhjen e parë pas zgjatjes së afateve me 3 muaj. Pa debate dhe tensione, palët ranë dakord për listën e re të dëshmitarëve. Pritet të thirret Ilir Beqaj, zv.ministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj e 6 të tjerë në hetim. Do kërkohet leje nga SPAK që të merret dëshmia.
4 Shtator 2024, 08:54 -
Sterilizimi/ Dërgohet për gjykim Beqaj, ish-zv.ministri Rrjepaj, biznesmeni Rrapaj e 6 të tjerë! Ja shkeljet në koncesionin me vlerë 100 mln euro! SPAK: S’u realizuan kushtet e kontratës
SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar në lidhje me koncesionin e Sterilizimit. Ish ministri Beqaj akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin.
30 Mars 2024, 10:15 -
Koncesioni i Sterilizimit/ Duheshin 1 mln lekë për 700 fashikuj, Beqaj zgjedh të 'ngujohet' 7 orë në SPAK: Lexova vetëm 15! Kërkon të ripyetet
Për më shumë se 7 orë në SPAK, ish ministri Ilir Beqaj arriti të lexojë vetëm 15 nga 700 fashikujt të dosjes së sterilizimit, ndërsa në dalje për mediat u shpreh se kishte kërkuar hetime shtesë dhe të rimerret në pyetje nga prokuroria.
28 Mars 2024, 09:34 -
Beqaj i pandehur për sterilizimin, i komunikohet akuza shpërdorim detyre! Ish-ministri: SPAK nuk hetoi si duhet, e vërteta do dalë në gjykatë
Ish-ministri Ilir Beqaj është marrë i pandehur për koncesionin e sterilizimit. Pasi iu komunikua akuza shpërdorim detyre, Beqaj tha për mediat se e vërteta do të dalë në gjykatë. Bashkë me Beqajn janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg.
18 Mars 2024, 08:10 -
Koncesioni i sterilizimit/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgimin për ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj! SPAK kërkoi 3 muaj
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 1 muaj e gjysmë zgjatjen e afatit të paraburgimit për Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit. SPAK kishte kërkuar 3 muaj, por GJKKO e pranoi pjesërisht kërkesën.
9 Shkurt 2024, 14:41 -
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Në burg për koncesionin e sterilizimit, SPAK i sekuestron pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
8 Shkurt 2024, 13:22 -
Sterilizimi/ GJKKO: Koncesioni i paracaktuar 2 vite para miratimit! Shkëlqim Cani i përfshirë, i miratoi Beqajt financimin, që më parë e refuzoi! Manipulim të shifrave
Në vendimin e GJKKO për konfirmimin e masës ndaj Ilir Beqajt, e siguruar nga Report Tv, gjykata evidenton faktin se më datë 27 nëntor 2014 ministri i atëhershëm i Financave, Shkëlqim Cani, i ka kthyer përgjigje ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe e ka refuzuar miratimin e koncesionit për shkak se sipas shkresës studimi i fizibilitetit kishte mangësi në dokumentacion.
24 Nëntor 2023, 11:08 -
Sterilizimi/ Vendimi i GJKKO: Kostot u frynë në mënyrë fiktive, dëm i madh buxhetit të shtetit! Ndryshime me firmë të Beqajt! Koncesionari mori shërbimin jetik pa kapacitetet e duhura
Report TV siguron vendimin/ Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për ish ministrin Ilir Beqaj pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit.
24 Nëntor 2023, 09:22 -
Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC
GJKKO urdhëron ish ministrin e Shëndetësisë të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ai hetohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim lidhur me procedurat e koncesionit të sterilizimit. Report Tv mëson se Ilir Beqaj dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës pak minuta pas vendimit.
18 Nëntor 2023, 12:51