-
Afera ‘Partizani’/ Gazetari Dyrnjaja: Berisha ka frikë të përballet me drejtësinë, duhet të paraqitet në gjykatë si çdo qytetar
Sa i takon aferës së Partizanit ku Berisha refuzon që të paraqitet në Gjykatë për masën ‘detyrim paraqitjeje’, gazetari Dyrnjaja thotë se Berisha do duhej të ishte paraqitur në gjykatë si çdo qytetar tjetër.
7 Nëntor 2023, 14:08 -
Gjysma e shqiptarëve i duan komisionet hetimore, por treçereku nuk duan bllokimin e Kuvendit
Një situatë e tillë politike padyshim që e ka rritur vemendjen e opinionit publik shqiptar. Për këtë arësye, Shqiptarja.com angazhoi sondazhistin e Report TV, Eduard Zaloshnja, që të bëjë një sondazh të shpejtë me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e vendit.
7 Nëntor 2023, 13:17 -
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Meta: Rama përgjegjës i kësaj krize, PL mbështet aksionin e opozitës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit. Në një konferencë për mediat, Meta tha se mbështete aksionin e opozitës për të kthyer të drejtat e saj kushtetuesen në parlament.
7 Nëntor 2023, 12:08 -
Pr/buxheti 2024 në Zoom! Vijon kaosi në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Berishës bllokojnë dyert e komisioneve
Deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit të punimeve të Kuvendit. Pas kapërcimit nga dritaret të një ditë më parë, këtë të martë deputetët pa masa disiplinore kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet të cilat po spostohen online.
7 Nëntor 2023, 08:35 -
Kaosi në kryesinë e Kuvendit, Kushi: Skena të shëmtuara, duket qartë halli i familjes Berisha! Vangjeli: Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e ish-kryeministrit
E ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputetja e PS Evis Kushi i cilësoi pamjet e sotme si “skena të shëmtuara” të cilat shkaktojnë dëm edhe tek brezi i ri që i ndjek. Ajo tha se vetëm po respektohej rregullorja ndaj deputetëve të opozitës që kanë shkaktuar kaos në seanca plenare.
6 Nëntor 2023, 19:13 -
Tash e gjetëm kush me na i shkund ullinjtë
5 a 6 deputetë të pjesës Foltore të PD, të përjashtuar nga seancat e Kuvendit dhe komisionet, për shkak të sjelljeve të padenja ligjërisht, iu sulën sot ushtarëve dhe zyrtarëve të Gardës që ruanin selinë, hipën mbi hekura dhe nëpër korniza dritaresh, derisa ia dolën të shfaqen të lumtur nëpër dritare. Ishte një pamje e shëmtuar, shumë neveritëse.
6 Nëntor 2023, 16:31 -
Kaosi në Kuvend, anëtarja e Këshillit të PD: Teatër i Ramës dhe Rithemelimit! Deputetët luftë se kush do jetë pasardhësi i Berishës
Prej javësh deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berisha po sabotojnë punën e Kuvendit duke shkaktuar kaos në seancat plenare si edhe në mbledhjet e Komisioneve.
6 Nëntor 2023, 14:05 -
Dhuna që nuk mund të lindë revolucionin demokratik
Grupi më i madh i deputetëve të Partisë Demokratike të Rithemelimit kanë disa ditë që po kryejnë një minikryengritje në pallatin e parlamentit. Kanë ndërprerë me forcë mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare. Kanë ndërprerë mbarëvajtjen normale të seancave. Kanë ndërprerë mbledhjet e komisioneve të etikës dhe kulmi ishte në seancën e të enjtes kur përmbysën të gjitha karriget e rënda të sallës dhe detyruan kolegët socialistë të qendronin në këmbë dhe ashtu po në këmbë të kryenin votimin e parë në histori, pra në këmbë.
6 Nëntor 2023, 13:05 -
Zhurmë, jo punë
Ka 12 vjet, që opozita e këtij vendi, bën zhurmë, llafe, debate rrugëve, rrugicave, zyrave, kangjellave, dhe aspak punë. Në fakt puna e saj, është aksioni opozitar, bashkëpunimi institucional me pozitën, bërja e ligjeve të mira, të zbatueshme, puna e saj ë zbatueshme, puna e saj është vajtja pranë zonave elektorale (pasi ka vite që nuk njohin njerëzit që votojnë pro tyre).
6 Nëntor 2023, 12:52 -
VIDEO/ Goditi me grusht Vullnet Sinën, Bledion Nallbati merret në pyetje nga SPAK: S’kam qëlluar, në parlament ndodhin gjëra më të turpshme
Deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, pasi goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj.
6 Nëntor 2023, 09:08 -
Tension në Kryesinë e Kuvendit/ Garda u mbylli portën, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit futen nga dritarja! Berisha: U detyruan të bëjnë tarzanin
Gazment Bardhit dhe 5 deputetëve të tjerë, të cilët janë përjashtuar për shkak të trazirave të shkaktuara në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë. Ata janë futur në Kryesi nga dritarja, ndërsa kanë prishur edhe mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. PS vendosi që mbledhjet të bëhen online.
6 Nëntor 2023, 07:30 -
Kaosi i Rithemelimit në Kuvend
Protestat dhe obstruksionizmi i deputetëve të grupit të Rithemelimit kundër bllokimit të komisioneve hetimore nga shumica socialiste kanë në sfond betejën e Sali Berishës me drejtësinë. Ngjarjet datojnë data të ndryshme. Por i lidh koincidenca. Në ndërthurjen dhe rrotullimin e tyre, ato ndërrojnë vendet. Si planet e një pasqyre konkave: protestat i nënvendosen betejës se kryetarit dhe anasjelltas.
5 Nëntor 2023, 18:58 -
Nesër axhendë e ngjeshur në komisione, Rithemelimi paralajmëron kaos! PS vë në zbatim 'planin B' për mbledhje online! Bardhi thërret grupin: Mblidhemi në Kryesi
Sot janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku mes të tjerash do të diskutohet buxheti i 2024, por opozita do të vijojë skenarin e bllokimit të punës, për sa kohë 3 kërkesat e saj nuk janë plotësuar. Për të shmangur përplasjen me deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës që nesër mblidhen në kryesi, maxhoranca vuri në zbatim 'planin B', që mbledhjet të zhvillohen online.
5 Nëntor 2023, 11:17 -
Spartak Ngjela: A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodhur njëri pas tjetrit këto ditë në Shqipëri?
Fakti i parë është lajmi se 10 prokurorë të SPAK janë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, të ftuar nga FBI. Fakti i dytë është rrëmuja makabër që përkrahësit e Saliut bënë para dy ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, me përmbysjen e karrigeve në sallë.
3 Nëntor 2023, 23:15 -
‘Djepi’ i sherrit në Kuvend? Si iu refuzuan 8 komisione hetimore opozitës nga mazhoranca! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligji i ri i PS
Prej 3 javësh tashmë në Kuvendin e Shqipërisë diskutimet mbi ligjet apo debati parlamentar ia ka lënë vendin kaosit, zhurmës dhe së fundmi edhe flakadanëve. Pjesa më e madhe e opozitës parlamentare, e kryesuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, premtojnë se do ta vazhdojnë këtë strategji deri në heqjen dorë nga ana e mazhorancës të pengimit sipas tyre të punës së deputetëve opozitarë, e lidhur kjo kryesisht me refuzimin e komisioneve hetimore, kur vetëm në 2 muajt e fundit kanë qenë 3 të tilla.
3 Nëntor 2023, 13:51