-
Frontline në Report Tv publikon dy video ekskluzive, djali i Bedrie Lokës filmon të atin duke i dhunuar nënën: ‘Do të të bëj namin... ty dhe kush të ka bërë ty'
Emisioni Frontline, në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanco publikon dy video ekskluzive përmes të cilave dokumentohen episode të tjera të dhunës që burri ushtronte ndaj të ndjerës Bedrie Loka e cila vendosi që ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë më 2 janar të këtij viti
11 Janar 2024, 19:49 -
Investigimi i Report Tv/ Fostoksina ‘simbol’ i vetëvrasjes, shitet pa kriter në Tiranë! 1 kokërr kushton 50 lekë! Tregtari: Kujdes se bën namin
Një vëzhgim i Report Tv në disa farmaci bujqësore në Tiranë, nxjerr në pah se sa lehtë dhe lirë mund të blihet fostoksina, që frikshëm po kthehet në një alarm për vetëvrasjes. Substanca e rrezikshme tregtohet në farmaci të licencuara bujqësore, por në asnjë rast nuk jepet pa recetë, ndryshe nga sa zbulon në fakt investigimi i Report Tv.
11 Janar 2024, 14:13 -
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, Loka do të arratisej, iu gjet arma në kotecin e pulave
Hetuesit janë duke kërkuar personin që hapi profilin denigrues për Bedrie Lokën në Tik-Tok edhe pse nuk i besojnë tezës që hedh bashkëshorti i saj Xhemal Loka se u vetëvra nga turpi. Arma që u gjet pa leje në kotecin e pulave në shtëpinë e tyre në Sukth, po i nënshtrohet ekspertizës për të parë nëse është përdorur nga 46-vjeçari
10 Janar 2024, 19:25 -
Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës/ E bija i kërkonte të atit Xhemal Loka t'i jepte fund dhunës: Ti kur rref mamin s'na do as ne
Dhuna në familjen Loka që çoi në vetëvrasjen e Bedries 41 vjeçare, ishte kthyer në brengën e 4 fëmijëve, 3 djemve, e më së shumti vajzës së fejuar 22-vjeçare, e cila në disa biseda në whatsapp me babain e saj e kritikon përse e dhunon nënën dhe përse nuk i jep zgjidhje raportit konfliktual
10 Janar 2024, 11:48 -
Pamjet e dhunës ndaj Bedries nga i shoqi, eksperti i sigurisë Softa: Jo konflikt i zakonshëm, por ferr për të ndjerën! Gazetari Dema: Ka edhe dy video të tjera
Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës dhe një episod dhune i faktuar së fundmi me video kanë orientuar hetimet drejt dhunës në familje dhe kërcënimeve të shpeshta nga burri si shkaktarë që e shtynë 41-vjeçaren të bënte vetëvrasje
8 Janar 2024, 18:24 -
VIDEO EKSKLUZIVE/ Momenti kur Xhemal Loka dhunon e kërcënon bashkëshorten që kreu vetëvrasje! Djali i vogël e filmoi, tjetri përpiqet ta ndalojë
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive, që fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije. Në video Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet më shumë.
8 Janar 2024, 17:39 -
Durrës/ E ëma i dha fund jetës me fotoksinë, dëshmitë tronditëse të fëmijëve të mitur: Babi e rrihte me grushta e shkelma! I thoshte do të bëj të vrasësh veten
Dëshmia e 4 fëmijëve të çiftit Loka në Prokurori është një ndër provat kyçe për të vërtetuar dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj mamasë së tyre, Bedrije, e cila i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024. Katër fëmijët e çiftit kanë zbuluar të gjithë tmerrin e kaluar. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune.
8 Janar 2024, 16:48 -
Denigrimi në rrjetet sociale, Malaj: Të krijohen mekanizma mbrojtëse! Lekatari: Duhet hapësirë ligjore për të drejtat digjitale! Kallanxhi: Mbyllja e profileve në Tik-Tok kërkon kohë
Bullizimi dhe denigrimi në rrjetet sociale në jo pak raste ka rezultuar fatal për njerëzit, ku rasti i fundit është vetëvrasja e 41 vjeçares në Sukth të Durrësit, një ngjarje ku hetimet zbuluan se krahas talljes në Tik Tok, gruaja ka pasur edhe dhunë fzike e psikologjike nga bashkëshorti
8 Janar 2024, 16:11 -
'Qepe mami', zbardhet biseda e Bedire Lokës me të bijën pak para vetëvrasjes! Letra e dashurisë nga një franceze që e tronditi psikologjikisht
Vajza 22-vjeçare e Bedrie Lokës, e fejuar pranë Sukthit, e kishte kuptuar se nëna e saj ishte shumë e ngarkuar emocionalisht. Dëshmia e vajzës dhënë në polici, zbulon krizën martesore prej të paktën 1 viti. Vajza thotë se nëna ka vuajtur një tradhti të mundshme, pasi 41-vjeçarja zbuloi në shtëpi disa letra.
8 Janar 2024, 13:24 -
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike
Xhemal Loka, bashkëshorti i Bedries do të qendrojë në burg pasi prokuroria e akuzon se përmes dhunës së vazhdueshme fizike, e ka shtyrë gruan të pijë fostoksinë. Dëshmitë e fëmijëve të Bedrie Lokës, zbuluan dhunës në familje dhe kërcënimet e shpeshta nga burri se do ta bënte gruan që të vriste veten.
8 Janar 2024, 10:49 -
Vetëvrasja e 41-vjeçares, u gjet me shenja jete në dhomën e ndenjës, vdiq një ditë më vonë në spital! Burrit i gjejnë video kërcënuese në celular
Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që u vetëvra mëngjesin e 2 janarit, para oficerëve të policisë gjyqësore i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale, por pa pranuar në asnjë moment se e ka dhunuar. Sa i përket deklaratës së fëmijëve për dhunë, ai vetëm ka heshtur.
7 Janar 2024, 10:21 -
Denigrimi në rrjetet sociale, shqetësim serioz për shoqërinë! Eksperti i IT: Videot të raportohen në platformë! Psikologia: Askush s’është imun
Gjuha e urrejtjes, bullizimi dhe denigrimi në rrjetet sociale janë kthyer në burim serioz dhe kërcënues për jetën e qytetarëve. Ekspertët e IT dhe psikologët tregojnë për Report Tv sesi duhet t’i denoncojmë këto raste, dhe si të menaxhojmë anën psikologjike dhe emocionale.
6 Janar 2024, 21:52 -
Nëna e vetëvrarë në Durrës punonte në kompaninë e saj, reagon Zaimina Vasjari: Ishte një nga punëtoret më të shkëlqyera
Këngëtarja Zaimina Vasjari përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se Bedrie Loka që i dha fund jetës pas bullizimit në platformën "Tik-Tok" dhe dhunës nga bashkëshorti, punonte në fabrikën e saj në Sukth
6 Janar 2024, 16:38 -
‘Bashkë kundër bullizmit’, protestë në Tiranë për 41-vjeçaren: Shteti të trajtojë me seriozitet denoncimet! Sociologu: Fëmijët e gratë, më të rrezikuar nga krimi online
Vetëvrasja e 41-vjeçares ka tronditur mbarë opinionin publik, teksa një grup aktivistësh u mblodhën për një protestë në Tiranë kundër bullizmit. Ata kërkojnë reagim më të ashpër nga institucionet shtetërore kundër krimeve online.
6 Janar 2024, 15:56 -
Kushëriri i 41 vjeçares së vetëvrarë në Durrës flet për Report Tv, kërkon zhvarrosjen e trupit: Ka pasur shenja dhune
Familjarët e Bedries 41 vjeçares e cila humbi jetën duke konsumuar fotoksinë janë të bindur se vetëvrasja është nxitur nga dhuna që bashkëshorti. Ata kërkojnë zhvarrim të trupit pasi hedhin dyshime se gruaja mund të jetë dhunuar fizikisht nga Xhemal Loka para se të konsumonte fotoksinën
6 Janar 2024, 14:01 -
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës e denigrimi në Tik Tok! Arrestohet bashkëshorti, fëmijët: Babi e kërcënoi ta vriste me thikë
Zbardhet ngjarja tronditëse e Sukthit, ku një grua e re nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Policia e Durrësit prangosi sot bashkëshortin e saj, Xhemal Loka, të cilit iu gjet armë në banesë. Policia dyshon se për shkaqe xhelozie të cilat mendohet se kanë qenë të nxitura dhe nga denigrimi i figurës së gruas në rrjetet sociale, bashkëshorti e ka nxitur 41-vjecaren, t’i japë fund jetës.
6 Janar 2024, 10:05 -
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në Tik Tok, merret në pyetje bashkëshorti dhe kolegu i punës që dha foton
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 41 vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.
6 Janar 2024, 09:36 -
Nëse duam, e kemi forcën t’i izolojmë denigruesit e kujtdo! Mund ta bënim dhe me nënën e vetëflijuar, por nuk e bëmë
Nuk ka asnjë justifikim indiferenca sociale dhe shtetërore përballë denigrimit në rrjete sociale të një nëne, të një gruaje! Nëse duam, i kemi mjetet dhe mundësitë të bëjmë një shoqëri të qytetëruar!
5 Janar 2024, 19:37 -
Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Tik Tok, Spiropali: Rast tmerrësisht i rëndë, kërkon drejtësi! Duhet ndërhyrë në legjislacionim për mediet online
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku një grua 41 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, raportohet se vrau veten për shkak të denigrimit dhe bullizmit në rrjete sociale
5 Janar 2024, 19:29