-
Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq
Debatet e ashpra, akuzat dhe bllokimi i foltores shoqëruan seancën e sotme të Kuvendit që në fund prodhoi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro dhe ngritjen e KQZ-së së re. Akuzat e forta erdhën nga opozita parlamentare, ku deputetja Rudina Hajdari e bllokoi për 15 minuta ku kërkoi mbylljen e seancës pasi po bëhen pazare. Ndërsa Gjiknuri tha se zgjedhësit kanë mundësi të ndryshojë renditjen në listë dhe se kandidatë varen nga votat e tyre.
5 Tetor 2020, 10:02 -
Përpjekja e fundit e opozitës parlamentare, Murrizi në Report TV: Do ripropozojmë amendamentin për listat e hapura në seancën e 5 tetorit
Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të ridërgojë propozimin e opozitës parlamentare për hapjen e listave në seancën e 5 tetorit. Në një intervistë për Report tv, Murrizi tha se vota e opozitës do të varet nga drafti final që do votohet në seancë, ndërsa për punën e Komisionit të Posaçëm për KQZ Murrizi akuzoi PD dhe LSI se punuan pa seriozitet.
3 Tetor 2020, 14:21 -
Murrizi sqaron drafti e opozitës parlamentare: Kush merr një votë më shumë shkon në parlament! Heshtja e PD fatkeqësi, është kthyer në paradhomë të Ramës
Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi sqaroi draftin që grupi i tij parlamentar propozoi për listat e hapura duke sqaruar se në ndryshim nga PS sipas këtij drafti deputeti që merr qoftë edhe një votë më shumë merr automatikisht mandatin dhe nuk ka nevojë që të kalojë një numër të caktuar votash për të prishur renditjen e listës paraprake të përcaktuar nga partia.
24 Shtator 2020, 22:21 -
Pragu kombëtar është diskriminues, pa korrektim kombëtar
Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Kjo nënkupton, që një parti të llogaritet si pjesë e subjekteve për të cilat duhet të ndahen mandatet, duhet të marrë 3 për qind të votave në gjithë Shqipërinë.
21 Shtator 2020, 21:11 -
Murrizi synon Topallin në partinë e re: Do e kontaktoj! Largimi i Hajdarit? Nuk u zhgënjeva se s'na kishte premtuar asgjë! Një përgjigje për Dashamir Shehin
Jozefina Topalli është një nga "të piketuarit" nga Myslim Murrizi për ta pasur në partinë e re më të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Deputeti i opozitës së re i ftuar në Report Tv ka bërë me dije se do ta ftojë ish- kryeparlamentaren që t'i bashkohet teksa e konsideron si një mikeshë. Murrizi shprehet se nuk ka mbetur i zhgënjyer, ndryshe nga Halit Valteri, pasi rrëfen se Hajdari në asnjë moment nuk i kishte premtuar se do shkonin bashkë në zgjedhje.
9 Shtator 2020, 18:23 -
Pas 2 vitesh, Bylykbashi hap dyert e kuvendit për PD-LSI! Përzgjidhen emrat e Komisionit të Posaçëm për anëtarët e KQZ-së
Janë zyrtarizuar 4 emrat që do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm në Kuvend, i cili do të ketë rol kyç në përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ së re. Opozita jashtëparlamentare kthehet pas gati dy vitesh në Parlament me Oerd Bylykbashin, kurse PS do të ketë përfaqësues Damian Gjiknurin.
8 Shtator 2020, 11:21 -
Përçarja/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit
Katër parti të krijuara për shkak të përplasjeve të brendshme në Partinë Demokratike do marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ri, dy parti të reja u deklaruan brenda një muaji
25 Gusht 2020, 16:42 -
Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë
PS dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen politike për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen e listave. Report TV siguroi draftin e plotë të marrëveshjes politike, ku Murrizi tha se është kundër votimit të 5 qershorit duke mos rënë dakord me këtë pikë. Ndërkohë Gjiknuri ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00.
21 Korrik 2020, 14:16 -
Ndryshimet Kushtetuese mbledhin të hënën Këshillin Politik, tryezës i shtohen Rama, Bardhi dhe Murrizi
Të hënën tryeza e Këshillit politik për zgjedhoren pritet të shtrojë çështjen e nxehtë që ndryshe nga marrëveshja e 5 qershorit, nuk po gjen konsensusin e opozitës jashtë Kuvendit. Teksa kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen, nuk dihet nëse të njëjtën gjë do të bëjë edhe Presidenti si personi që i orientoi listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të kalojnë për dakordësi nga kjo tryezë. Ndërkohë, e hëna e gjen kryedemokratin Basha në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa Myslim Murrizi do të ulet në emër të opozitës parlamentare.
19 Korrik 2020, 15:50 -
Këshilli i Legjislacionit miraton në parim nismën për lista të hapura, mazhoranca: Legjitime! Adriatik Alimadhi voton kundër
Deputetja Klotilda Bushka gjatë fjalës së saj në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore tha se nisma është legjitime dhe konstatohet se nuk sjell ndryshime të sistemit elektoral aktual.
10 Korrik 2020, 11:10 -
6 deputetë të opozitës së re pro 'Zgjedhores'/ Murrizi: Vemje pa pigment e pa moral! PD-LSI të hapin tender për të gjetur edhe 1 votë
Vetëm një votë larg është miratimi i Reformës Zgjedhore të arritur me marrëveshje në 5 qershor dhe këtë deputeti i opiztës së re, Mylsim Murrizi e ka komentuar me ironi.
9 Korrik 2020, 18:56 -
Përçahet opozita në Kuvend/ 6 deputetë pro paktit të 'Zgjedhores', sigurohen votat në parlament! Reagon Murrizi: Vemje pa pigment
Kodi i ri Zgjedhor ka arritur kuorumin e duhur prej 84 vota për t'u votuar në Kuvend më 23 korrik. Pasditen e sotme 6 deputetë të opozitës parlamentare kanë dhënë votat e tyre pro miratimit të marrëveshjes së arritur më 5 qershor në rezidencën amerikane mes palëve politike.
9 Korrik 2020, 17:36 -
'Zgjedhorja'/ Hajdari: S'tërhiqemi! Rama: S'ka marrëveshje, PS s'do angazhohet në procese të kapjes së votës në Kuvend! I gatshëm të diskutojmë hapjen e listave me konsensus tri palësh!
1 orë e 20 minuta takim në Kryesinë e Kuvendit mes opozitës së re dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, nuk ka prodhuar asnjë rezultat përtej pritshmërive. Opozita e re nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që janë hapja e listave, vendosja e një pragu për hyrjen në parlament dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore. Të gjendur përballë kësaj rezistence të opozitës së re dhe mungesës së votave për ta votuar marrëveshjen të vetëm në Kuvend, Rama tha se është i gatshëm për një tryezë tri palëshe, mazhorancë, opozita parlamentare dhe jashtëparlamentare për të diskutuar për listat e hapura, por "topin" ia la dy opozitave.
7 Korrik 2020, 14:55 -
Murrizi në Report Tv: Marrëveshja për Zgjedhoren, që LSI të merrte një 'hajdut' votash! Do shtohet numri i deputetëve të PS që mbështesin listat e hapura
Deputeti Myslim Murrizi në emisionin 'Repolitix' tha se marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare u arrit në mënyrë që LSI të merrte një 'hajdut votash'. Sipas Murrizit, Petrit Vasili nuk kishte hall të kolegjit zgjedhor, por të komisionerit.
17 Qershor 2020, 22:40 -
Opozita parlamentare letër kryeparlamentarit Ruçi, i kërkon zyrtarisht zëvendësimin e Hajdarit me Murrizin
Opozita parlamentare i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit zëvendësimin e Rudina Hajdarit në komisionin për reformën zgjedhore me Myslim Murrizin. Report Tv ka zbardhur letrën dhe firmat ku kërkohet shkarkimi i saj pasi firmosi marrëveshjen për zgjedhoren, të cilën opozita parlamentare nuk është dakord dhe në vend të saj kërkojnë të vendosin Myslim Murrizin.
16 Qershor 2020, 19:01