-
Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot dhe Dajç, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur. Në Lezhë reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.
1 Shkurt 2021, 09:25 -
Shkodër/3005 ha tokë e përmbytur ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra, e bllokuar rruga Muriqan-Goricë dhe Dorragjat-Shirq
Për shkak të reshjeve të shiut situata në Shkodër është rënduar ku niveli i ujit është shtuar në tokat bujqësore, ndërsa është bllokuar rruga e Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq në vendi e quajtur Urrelat e Shirqit ku niveli i ujit arrin në 130-150 cm.
1 Shkurt 2021, 09:10 -
'Priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës' parashikimi i IGJEUM për të papriturat e motit
Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
30 Janar 2021, 16:27 -
MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura
Në vijim të thirrjes të ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga dajla e ujit në sipërfaqe.
30 Janar 2021, 14:07 -
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin e situatës, 2785 hektarë tokë ende nën ujë! Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar
2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë në Shkodër. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bën me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
30 Janar 2021, 11:59 -
Përplasja me Peleshin për përmbytjet, flet për Report Tv Voltana Ademi: I kërkova të mos bënte politikë, janë shkaktuar 3.5 miliardë dëme
Ademi duke folur për përplasjen me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ditën e sotme në zonën e Dajçit, tha se ministrat nuk kanë nevojë të bëjnë politikë e të vijnë me këpucë lustrafine, por të kryejnë ndërhyrje konkrete.
28 Janar 2021, 15:29 -
Përmbytjet/ Peleshi përplaset me tone të ashpra me Voltana Ademin në Shkodër! Ministri: Duhet bashkëpunim! Kryebashkiakja: Nuk me gënjen dot (VIDEO)
Kryetarja në detyre e Bashkisë Shkodër ka akuzuar ministrin socialist i cili ishte ditën e sotme në terren, se nuk janë ndihmuar banorët. Peleshi garantoi Ademin se banorët do të kenë ndihmat që kërkojnë.
28 Janar 2021, 13:00 -
Reshjet e shiut/ KESH mban me minimum shkarkimet: Pa ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve nga dje
Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit. Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. KESH njofton se po mban me minimum shkarkimet që të mos ketë ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve.
28 Janar 2021, 09:57 -
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse është çarë, përmbyten banesat (VIDEO)
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Lajmi është bërë me dije nga vetë bashkia me anë të një postimi dhe shkruan se kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.
28 Janar 2021, 08:15 -
Disa shtëpi nën ujë në Katund të Ri në Durrës, ministrat Peleshi dhe Ekonomi inspektojnë situatën! Ushtria në gatishmëri
Reshjet në vend kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona. Në Durrës, në fshatin Katund i Ri, janë niveli u ujërave është futur në shtëpitë e banorëve. Qytetarët thonë se ai është futur brenda në shtëpi. Për të parë nga afër situatën, paraditen e sotme kanë shkuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, të shoqëruar nga drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako
27 Janar 2021, 12:33 -
Pas reshjeve të shiut rikthehen ngricat, meteorologia Bani: Temperaturat nga 2 në -7 °C deri në fundjavë
Pas reshjeve intensive të shiut, të mërkurën do të rikthehen ngricat. Meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se për tre ditët e ardhshme temperaturat do të shkojnë nga 2 deri në -7 °C.
26 Janar 2021, 22:41 -
Përmbytjet në Torovicë të Lezhës dëmtojnë kulturat bujqësore, fermerët: Është bërë katastrofë
Në fushën e Torovicës në Lezhë vijon që të ketë sërish prezencë uji në tokat bujqësore, që prej reshjeve të dendura të shiut të fillim janarit. Gëzim Dushku është njëri nga fermerët e kësaj zonë që ka pësuar dëme të shumta në sektorin e bujqësië. Gruri dhe jonxha janë kalbur, pasi niveli i ujit në token e tij arriti deri në 50 cm dhe qëndroj për një kohë të gjatë
26 Janar 2021, 17:59 -
Përmbytje në Sukth dhe Katund të ri, uji u futet banorëve në shtëpi! Banori: 400 banesa nën ujë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)
Një banor i Katundit të ri tha se ky fenomen është i përsëritur dhe se deri tani asnjë ndihmë nuk i kanë ardhur nga autoritete. Banori shprehet se rreth 400 banesa janë në ujë, dhe sipas tij kjo vjen nga shkarkimet pa kritere të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen.
26 Janar 2021, 14:29 -
Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)
Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme. Fryhet përroi i Zaranikës dhe rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të reshjeve. Ndërkohë edhe lumi Shkumbin ka pësuar rritje të nivelit të ujit ku ka dhe shumë prurje.
26 Janar 2021, 07:58 -
Reshjet/ IGJEUM paralajmëron për nesër: Drini, Buna dhe Vjosa janë rrezik për përmbytje
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka parashikuar se në tnesër priten serish rreshje shiu intensive. Sipas llogaritjeve të IGJEUM për ditën e nesëme, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.
25 Janar 2021, 17:22 -
Rindërtimi/ Lindita Nikolla: Përgjimet e Ndragheta-s? Drejtësia të veprojë për këdo Në Qarkun e Lezhës PS del forcë e parë më 25 prill (VIDEO)
Në Qarkun e Lezhës Partia Socialiste synon që të mbajë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017, madje edhe thellimin e rezultatit. Ky është objektivi i shpalosur nga drejtuesja për PS-në në qark, Lindita Nikolla, në një intervistë për Report Tv.
25 Janar 2021, 14:27 -
Reshje të dendura me intensitet edhe në qarku e Lezhës, pa probleme me energjinë eklektike (VIDEO)
Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë ka pasur edhe në qarkun e Lezhës. Fatkeqësisht, nën ujë janë 250 ha sipërfaqe e tokave bujqësore, nga të cilat 150 ha janë në Zadrim dhe 100 ha në Tovoricë. Në pjesën më të madhe të qarkut furnizimi me energji ele
25 Janar 2021, 09:45 -
IGJEUM paralajmëron: Priten rreshje intensive për 3 ditë, mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka parashikuar se në tre ditët e ardhshme priten rreshje shiu intensive në të gjithë vendin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa
23 Janar 2021, 14:25 -
'Nga e diela priten reshje intensive dhe përmbytje', Porja: Ky janar i veçantë, jashtë parametrave klimatike
Shefja e zyrës operacionale e Meteoalb, Lajda Porja gjatë një interviste për Report Tv tha se nga e diela në mbrëmje vendi jonë dhe rajoni do të përfshihet nga reshje intensive të cilat rrezikojnë përmbytje në disa zona të vendit, si Shkodër, Lezhë, por edhe Fier e Vlorë. Janarin e këtij viti ajo e cilëson si dinamik dhe jashtë parametrave të tij klimatik në të paktën këto 12 vite që ajo studion klimën.
22 Janar 2021, 18:53