-
Përmbytjet/4430 ha tokë nën ujë në Lezhë e Shkodër! Rrëshqitje dherash e bora bllokojnë rrugët! Shembet ura në Kalivaç, dëmtohet ujësjellësi në Bogovë, 3 qytete pa ujë
Situata e përmbytjeve në vend gjatë pasdites ka vijuar sërish të krijojë problematika të ndryshme. Reshjet e dendura të shiut por edhe të dëborës në veri të vendit kanë bërë që disa nga akset rrugore të jenë të bllokuara, ndërsa sipërfaqe të tëra toke të jenë në ujë.
9 Janar 2021, 20:53 -
Rrëshqitje të dheut dëmtojnë tubacionet e ujësjellësit të Bogovës! Pa ujë të pijshëm Berati, Poliçani dhe Kuçova
Moti i keq dhe shirat e pandërprerë, çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bogovës. Banorët e Beratit, Bogovës, Poliçanit dhe Kuçovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mëngjesit të sotëm.
9 Janar 2021, 20:41 -
1630 ha tokë e përmbytur në qarkun Shkodër/ Disa nga akset e pakalueshme për shkak të dëborës ose rrëshqitjeve të dherave
Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet problematike ku në total qarku janë përmbytur 1630 ha tokë, shumë rrugë janë të bllokuara ose nga dëbora ose nga rrëshqitja e dherave si dhe disa zona kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të motit të keq.
9 Janar 2021, 20:19 -
Këtë vit 1.1 mld lekë për emërgjencat civile ose 70 % më shumë! Tirana, Kamza dhe Shkodra me buxhetin më të lartë
1.1 miliardë lekë është parashikuar në buxhetin e këtij viti për emergjencat civile, si pjesë e Ministrisë së Brendshme. Fond i cili përdoret për të përballuar përmbytje, zjarre apo tërmete.
9 Janar 2021, 18:23 -
Përmbytjet/ Kryeministri Rama në Fier: Para disa vitesh këtu përmbytej gjithçka, falë investimeve s'ka dëme
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi zhvilloi sot një inspektim në zonën e Çërvenit, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit që kanë sjellë edhe përmbytje.
9 Janar 2021, 12:49 -
Përmbytjet në Kosovë, Autoritetet: Situata ende kritike
Pas përmbytjeve të shumta të cilat përfshinë Kosovën 24 orët orët e fundit drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të jenë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme, derisa ka shtuar se nesër situata nga vërshimet pritet të jetë kritike.
9 Janar 2021, 11:04 -
Lagështira në rrugë, aksident në aksin Korçë-Maliq! Makina përmbyset, plagoset drejtuesi i mjeti, oficer i policisë kufitare (VIDEO)
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (9 janar) në aksin rrugor Korçë-Maliq. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë bërë lagështira në rrugë.
9 Janar 2021, 09:01 -
FOTOT / Reshjet e rrëmbyeshme, punonjësit e Bashkisë Tiranë në terren, Veliaj: Do ia dalim mbanë
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet. Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna e palodhur që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren.
9 Janar 2021, 08:43 -
Situata e motit, përmirësohen kushtet në Vlorë, Lezhë e Shkodër, bie niveli i lumenjve! Në disa zona, situata mbetet e keqe, rrëshqitje dheu në disa akse rrugore
Pas një dite me reshje të shumta dhe përmbytje në të gjithë vendin, kjo e shtunë (9 janar) duket se ka sjellë përmirësim të kushteve atmosferike. Qytetet të cilat ditën e djeshme u përballën me përmbytje të shumta, sot ka pasur një situatë më të qetë.
9 Janar 2021, 08:22 -
Përmbytjet/ Çako u 'tërheq veshin' bashkive: Të jenë më të përgatitura, pa pritur zgjidhjen e të tjerëve! Janë evakuuar disa familje në Lezhë dhe Shkodër (VIDEO)
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ndërsa ka folur për situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka deklaruar se po punohet intsivisht, por nga ana tjetër u ka bërë thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.
8 Janar 2021, 17:51 -
Përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi: Të gjithë hidrovorët janë në punë, është garantuar energjia
Situata në të gjithë hidrovorët e vendit është në kontroll dhe puna vazhdon normalisht 24 orë në 24. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në një intervistë për Report Tv nga hidrovori i Hamallajt në Durrës tha se në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE, është bërë e mundur që të ketë energji elektrike në të gjithë hidrovorët.
8 Janar 2021, 14:32 -
Rrëshqitja e dherave në Lezhë/ Pjerin Ndreu: Rrezikohen disa banesa, situata e rëndë! Prioritet shpëtimi i jetëve
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në një intervistë për Report Tv ka folur rreth situatës së rrezikshme të krijuar në lagjen e spitalit në Lezhë pasi kanë rrëshqitur dherat. Sipas tij situata është e rrezikshme.
8 Janar 2021, 11:58 -
Reshjet dhe përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi takon drejtorët rajonalë: Koordinim në evidentim të problematikave dhe adresim urgjent
Duke marrë shkak nga situata me reshjet në vend dhe parashikimet për përmbytje në vend, mbrëmjen e djeshme në Ministrinë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) u zhvillua takimi me Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), si institucionet përgjegjëse të infrastrukturës ujorë në vend.
8 Janar 2021, 10:14 -
Intervista e plotë/ Kryebashkiakja e Durrësit, Sako për Report Tv: Problemi madhor i përmbytjeve, masterplan me investime konkrete
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako në intervistën e dhënë për Report Tv, foli edhe për problemin madhor të përmbytjeve. Ajo tha se këtë vit Bashkia do të bëjë një masterplan për t'iu përgjigjur me investime konkrete kësaj problematike.
8 Janar 2021, 09:51 -
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në të gjithë vendin tonë këtë të premte. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Shkodrës dhe të Lezhës ku shumë prej lagjeve janë përmbytur. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në disa akse rrugore. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.
8 Janar 2021, 07:34 -
Përmbytjet nga shiu, Çako për Report Tv: Kemi prezencë të shtuar të ujit në disa zona, por situata është nën kontroll
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako gjatë një interviste për Report Tv ka folur për situatën e krijuar si pasojë e motit të keq në vendin tonë, duke thënë se tashmë është vënë nën kontroll.
7 Janar 2021, 21:11