- Bota
- Bota
-
Bota
Gazetarja e RTL lyhet në baltë para transmetimit duke pretenduar se po ndihmonte me pastrimin e qytetit nga përmbytjet, pushohet nga puna
Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u bënë publike imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para se të futej në transmetim live.
23 Korrik 2021, 10:22 - Bota
-
Kronikë
Balla publikon foto të shqiptarëve që po ndihmojnë për pastrimin e qytetit Bad Neunar që u prek nga përmbytjet në Gjermani: Miku i mirë në Ditë të Vështira
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë, Bad Neunar, për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.
21 Korrik 2021, 18:41 -
Bota
Reshje të shumta në Kinë, të paktën 16 viktima (VIDEO)
Kina po përballet me përmbytje të jashtëzakonshme. 16 persona kanë humbur jetën në metro të qytetit Zhengzhou, në pjesën qendrore të vendit dhe gati 200 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve. Pas reshjeve rekorde të shiut dhe vërshimeve masive në atë pjesë, së paku 16 persona kanë vdekur.
21 Korrik 2021, 13:16 -
Bota
Temperaturat përvëluese, Dubai stimulon reshje shiu me dron
Në një kohë që një pjesë e madhe e vendeve të Evropës po vuan nga përmbytjet e shumta që kanë përfshirë rajonin dhe Kina po ashtu, në anën tjetër në Dubai jemi dëshmitarë të ekstremit tjetër të motin një mungesë totale të reshjeve dhe temperaturave ekstreme të motit.
21 Korrik 2021, 10:39 - Bota
- Bota
-
Kosova & Rajoni
Përmbytjet në Gjermani, pas çiftit nga Peja, humb jetën edhe një vajzë shqiptare
Një tjetër shqiptare ka humbur jetën nga përmbytjet katastrofale që përfshinë Gjermaninë pak ditë më parë. Viktima është identifikuar si Vanesa Koxha dhe ishte nga Kaçaniku i Kosovës. Lajmi është bërë nga familjarët e vajzës përmes një postimi në 'Facebook' ku theksohet se Koxha ka humbur jetën nga vërshimi tragjik i ujërave në Gjermani.
19 Korrik 2021, 22:57 -
Bota
Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon pothuajse në 200 numri i viktimave! Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen
Pjesë të Gjermanisë perëndimore vazhdojnë të vuajnë përmbytjet masive që kanë përfshirë rajonin që nga e mërkura e javës së kaluar. Ndërkohë që deri më tani, kanë humbur jetën të paktën 160 persona. Vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja.
19 Korrik 2021, 11:45 -
Bota
I mori rryma teksa po kalonin rrugën, burri në Austri shpëtoi çiftin turk nga përmbytja, akti heroik jehonë në internet
Teksa bilanci tragjik i njerëz që humbin jetën përditë nga përmbytjet vetëm po thellohet, një burrë nga Hallein, qyteti Austriak në kufi me Gjermaninë, me aktin e tij heroik dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e tij, shpëtoi nga mbytja një çift nga Turqia.
19 Korrik 2021, 09:34 - Kosova & Rajoni
-
Bota
Përmbytjet në Gjermani/ DW: Nivel i lartë i ujit dhe roli që luajnë 'Jetstream-I' dhe trajektorja e Hënës
Rritja e temperaturës dhe një Jetstream gjithnjë e më i dobët: për shkak të ndryshimit të klimës ndodhin në Gjermani më shumë dukuri ekstreme klimaterike si rritje të nivelit të ujit. Edhe Hëna shkakton probleme.
18 Korrik 2021, 11:02 -
Bota
Situata katastrofale në Europën Perëndimore, shkon në 180 numri i viktimave! Merkel viziton zonat e përmbytura: Gjuha gjermane s'ka fjalë t'i përshkruajë këto pamje
Numri i viktimave në Europën Perëndimore ka shkuar mbi 180, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar për 156 viktima ku 4 prej tyre janë zjarrfikës, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 24 viktima. Ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen, Gjermania së bashku me forcat ushtarake ka filluar pastrimin e lagjeve në mënyrë që të normalizohet situata.
18 Korrik 2021, 07:43 - Kronikë
-
Bota
Europa Perëndimore nën 'pushtetin' e ujit, numri i viktimave shkon mbi 150, Presidenti gjerman: Shkalla e shkatërrimit, tronditëse
Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 150, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Deri më tani vetëm Gjermania ka raportuar 133 viktima, ndërsa në Belgjikë janë shënuar rreth 20 viktima. Po ashtu reshje të dendura shiu kanë përfshirë edhe Zvicrën, Luksemburgun e Holandën, ku kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare në një provincë jugore.
17 Korrik 2021, 07:52 -
Kronikë
Përmbytjet/ Shpëtohen dy vajzat e mitura shqiptare në Gjermani, babai: Shkova me vrap në shtëpi, por uji kishte mbuluar çdo gjë! Prita gjithë natën mbi urë, vetëm kam qarë
Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1300 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Gjermani, si pasojë e përmbytjeve katastrofike që kanë përfshirë vendin, por fatmirësisht ky nuk ka qenë edhe fati i një familje shqiptare.
16 Korrik 2021, 10:33 -
Bota
Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore, 120 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur në Gjermani! 11 persona humbin jetën në Belgjikë, preken edhe Luksemburgu e Holanda
Vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku 120 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe mbi 1300 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
16 Korrik 2021, 07:41 -
Bota
Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur! Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës
58 qytetarë kanë vdekur në Gjermaninë perëndimore dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që kanë ndodhur për shkak të rrebesheve të shiut
15 Korrik 2021, 08:37