-
Ekonomi
Performanca financiare, Ministria publikon shifrat për 10 muaj: Tejkaluam planin për mbledhjen e të ardhurave, 66 miliardë lekë më shumë! 5 produktet kryesore
Në 10 muajt e parë të vitit 2021 Ministria e Financave deklaron se ka tejkaluar planin për mbledhjen e të ardhurave, me 104.2%, ose 66 miliardë lekë. Ministria thotë se nga janari deri në tetor shpenzimet e përgjithshme publike, për 10 – mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 91.8 % të planit të periudhës, teksa niveli i deficiti trezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.
15 Nëntor 2021, 16:06 -
Ekonomi
Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar: Nuk ka qëndrueshmëri, duhet të ketë 1 herë në 4 vite dhe jo çdo vit! Duhet kohë për konsultim publik
Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur e shqetësuar për Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria. Në një letër e firmosur nga Presidenti i Dhomës, drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Eduard Shalsit, për dijeni të ministres Ibrahimaj, Dhoma Amerikane thotë se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje.
11 Nëntor 2021, 09:53 -
Ekonomi
Debate te 'Ekonomia', ministrja prezanton Paketën Fiskale! Braçe: Fabrikat e qumështit në vend janë në llum fiskal, numri i lopëve bie, ato rrisin prodhimin! Çfarë magjie përdorin?
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua për paketën fiskale, u shoqërua me debate të forta. Ministrja Ibrahimaj theksoi se të ardhurat do të rriten me 7.8% në krahasim me vitin 2021, ndërsa do të mblidhen nga tatimet dhe doganat vlera e 306.5 miliardë lekëve. Ndërsa deputeti socialist Braçe pati akuza të forta ndaj prodhuesve të qumështit.
10 Nëntor 2021, 15:49 -
Ekonomi
Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro
Ministria e Financave e kontabilizoi projektin e Unazës së Re të Tiranës për qëllime të financimit të zërit të shpenzimeve kapitale me 35.6 miliardë lekë (290 mln euro) nga të cilat 7,8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5 miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim dhe 14 miliardë lekë ose 40 për qind e vlerës totale është programuar për tu financuar pas vitit 2024.
10 Nëntor 2021, 00:28 -
Ekonomi
Propozimet e Shoqatës të Përpunuesve të Qumështit për paketën fiskale, TVSH 6% për produktet shtazore, të hiqet akciza e gazit, 10 lekë subvencionim për litër qumësht për fermerët
Propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese, u kundërshtuan nga Shoqata Industria e Përpunuesve të Qumështit.
9 Nëntor 2021, 16:43 -
Ekonomi
Buxheti humbi 81.1 mld lekë nga përjashtimet tatimore, Ministria e Financave: Do rikuperojmë 5.2 mld lekë me paketën e re fiskale
5.2 miliardë lekë do të përfitojë buxheti i shtetit nga ndryshmet e propozuara në paketën fiskale, në rast se ajo miratohet. Pjesa më e madhe e parave është parashikuar të mblidhet nga heqja e disa lehtësive me TVSH-në në sektorin e Bujqësisë. Kjo vlerë që përfitohet është shumë më e ulët se humbjet që i janë shkaktuar buxhetit nga përjashtimet tatimore të bëra prej vitesh.
7 Nëntor 2021, 16:27 -
Opinion
Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave
Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
6 Nëntor 2021, 07:54 -
Ekonomi
Karburanti për mjetet lundruese do të kushtojë 140 lekë/litri pas vendosjes së taksës 65 lekë
Prej vitit të ardhshëm jahtet dhe mjetet lundruese do e blejnë karburantin me 65 lekë akcizë. Por pavarësisht kësaj tarife çmimi për litër karburant do të jetë përsëri më i ulët se karburanti që blejnë qytetarët.
5 Nëntor 2021, 16:41 -
Ekonomi
Borxhi, eksperti në ‘5 pyetjet’: Qeveria ka dështuar të marrë kreditë e buta nga fondi i konferencës së tërmetit, s’do të kishim nevojë tani për eurobondin 700 mln euro
Eksperti i ekonomisë, Azbi Stringa ka deklaruar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ se marrja e eurobondit do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit. Sipas tij, nëse qeveria shqiptare do të kishte marrë kredi nga 700 mln eurot që u ofruan nga konferenca e donatorëve pas turnit, nuk do të kishte nevojë të merrte eurobond-in.
1 Nëntor 2021, 22:59 -
Ekonomi
Bie ‘privilegji’ jahtet 65 lekë për litër karburant! Buxheti fiton 1.35 mld lekë nga taksimi i tyre
Jahtet dhe mjetet lundruese nuk do të jenë më të privilegjuara kur blejnë karburant. Ministria e Financave ka vendosur të rikthejë akcizën për këto mjete, të cilat nga viti 2022 parashikohet të paguajnë 65 lekë për çdo litër karburant që blejnë.
30 Tetor 2021, 20:07 -
Ekonomi
Ndryshon tatimi i pagës, Ministria e Financave: Lehtësojmë qytetarët, paga deri 40 mijë lekë, zero tatim
Tatimi mbi pagat do të ndryshojë prej korrikut të vitit të ardhshëm. Siç u premtua në fushatën elektorale qeveria ka vendosur që ata që marrin deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim. Ndërkohë për ata që marrin deri në 50 mijë lekë tatimi do jetë 6.5%.
30 Tetor 2021, 14:42 -
Ekonomi
Qeveria do të taksojë qumështin pluhur që importohet! Ministria e Financave: Do paguhet 100 lekë/kg, mbështesim produktin vendas
Qumështi pluhur që importohet nga jashtë do të taksohet. Propozimi është bërë nga Ministria e Financave dhe është pjesë e paketës fiskale, ku do të ndryshohet ligji për taksat kombëtare. Sipas relacionit të projektligjit qumështi pluhur do të taksohet me qëllim që të nxitet prodhimi vendas.
30 Tetor 2021, 10:59 -
Ekonomi
Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng
Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.
30 Tetor 2021, 00:23 -
Ekonomi
Parashikimi i Ministrisë së Financave: Në 2022 do rriten të ardhurat për frymë me 606 euro
Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e punësimit, pritet të pasojë me rritje të të ardhurave për frymë. Kështu parashikon Ministra e Financave në projektbuxhetin e vitit 2022, kur thotë se do të jetë 606 euro rritja e të ardhurave për frymë
29 Tetor 2021, 21:28 -
Ekonomi
Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin
Sot në qeveri do të miratohet paketa fiskale. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi të taksohet me 6 lekë për litër, pasi ka pasur abuzime, dhe gazi i blerë për konsum është përdorur për mjetet motorike.
29 Tetor 2021, 12:31 -
Ekonomi
5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në 2022! Ministria e Financave: Bonus do ketë dhe këtë vit
Së shpejti pritet që të rishikohet për herë të 5 buxheti i shtetit i vitit 2021. Dy do të jenë arsyet kryesore, dhënia e bonusit për pensionistët në vend, dhe së dyti është rishpërndarja e fondeve, ku pritet të rriten pagesat për projektet infrastrukturore rrugore dhe për infrastrukturën e ujit.
28 Tetor 2021, 09:42 -
Ekonomi
Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021
Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh.
26 Tetor 2021, 22:16 -
Ekonomi
Kriza energjetike rrezik për ekonominë, Ministria e Financave: Do ndryshohet skema e rimbursimit të energjisë
Edhe pse buxheti i vitit 2022 është tepër ambicioz dhe parashikon rritje ekonomike të qëndrueshme, dy janë rreziqet kryesore që janë parashtruar në relacion. Zgjatja e situatës së pandemisë dhe rritja e çmimeve e karburanteve dhe energjisë elektrike. Një rritje e vijueshme e çmimeve mund të ndikoj në uljen e të ardhurave për qytetarët por nga ana tjetër mund të rrisë inflacionin mbi parashikimin e bërë.
26 Tetor 2021, 17:09 -
Ekonomi
Rritet borxhi publik me 477 mln € krahasuar me 2020, Ministria e Financave: Arriti në 10.6 mld €
Borxhi publik këtë vit është rritur me 477 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhi publik në fund të shtatorit arriti në 10.6 miliardë euro.
24 Tetor 2021, 18:07 -
Ekonomi
Nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme në transport! Kërkesa e Shoqatave për heqjen e akcizës e uljen e TVSH do diskutohen me ‘Financat’
Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Kjo e fundit po zhvillon një takim me shoqatën e Trasnportit. pasi kanë përgjysmuar flotën e autobusëve.
21 Tetor 2021, 16:28