-
Garanci për importuesit e ushqimeve, Ministrja e Ekonomisë: Shtetet kanë nisur kufizimet në tregti, ka vështirësi në gjetjen e vajit
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se si pasojë e situatës së krijuar në treg, është vendosur që qeveria të mbështesë me garanci sovrane, për të rritur furnizimet për produktet. Sipas Ibrahimajt, kjo është e domosdoshme që bizneset garantojnë furnizimet, në kushtet kur oferta në tregjet ndërkombëtare është ngadalësuar. Ministrja tha se po mbështesin importuesit që të rrisin furnizimet e tyre. Sipas ministres ne do ua blejmë, nëse u mbesin stok, më të njëjtin çmim
7 Qershor 2022, 14:50 -
Ministrja e Ekonomisë në Këshillin e Investimeve: Konsultimi publik i ligjeve ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun biznes-institucione
Konsultimi publik i projektligjeve dhe nismave të ndryshme ligjore ka përmirësuar vendimmarrjen dhe dialogun mes biznesit dhe institucioneve.
1 Qershor 2022, 22:37 -
FMN zbardh skemën si të zbulohen dhe taksohen shqiptarët e pasur, që depozitojnë në parajsat fiskale
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, duke sofistikuar mënyrat për taksimin e të pasurve
23 Maj 2022, 08:30 -
Tatim progresiv ose taksë fikse për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ofrojnë shërbim dhe s’taksohen! Do ndryshojë tatimi i të ardhurave personale e i dividentit
Qeveria po mendon 2 altenativa se si do të taksojë profesionet e lira. Strategjia e parë flet për një tarifë me fasha në varësi të të ardhurave, njëjtë si për të punësuarit e tjerë. Por nuk përjashtohet edhe vendosja opsionale e një tarife fikse për të gjitha profesionet e lira.
20 Maj 2022, 14:59 -
Zbardhet drafti i Financave: Si do të tatohen të vetëpunësuarit, tatim 28% për pagat mbi 16 mijë euro në muaj
Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit.
20 Maj 2022, 09:34 -
Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
Ndryshon ligji për auditimin e brendshëm, rriten kompetenca e ministres së Financave, do emërojë drejtuesit e njësive si dhe do bllokojë fondet nëse ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët nuk zbatojnë ligjin e auditimit.
16 Maj 2022, 16:34 -
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
Në kuadër të luftës ndaj informalitetit të pagave, kryeministri Edi Rama doli në konferencë për mediat duke thënë se pas një procesi kontrolli të detajuar u arritën rezultate mbresëlënëse. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj njoftoi se nga 1 qershori, do të ndryshojë ligji dhe do të tatohen profesionet e lira.
16 Maj 2022, 11:16 -
Zvicra, 105 milionë franga Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor
105 milionë franga do të jetë ndihma Zvicerane për Shqipërinë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor. Fondi do të jetë për periudhën 2022-2025, dhe do të mundësohet nga Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
13 Maj 2022, 14:30 -
Projektligji/ Ulet numri i trupave inspektuese në biznese, kontrollohet do bëhen në bazë të deklarimeve online! Hajdari: Minimizon abuzimet
Projektligji i ri i qeverisë do të ulë numrin e inspektorateve që kryejnë kontrolle në terren ndaj biznesit, ndërsa shumica e inspektimeve do të bëhen në bazë të deklarimeve që janë bërë online. Inspektori i Përgjithshëm dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe Industrisë thanë se kjo reformë do të minimizojë abuzimet dhe do reduktojë kostot e panevojshme.
12 Maj 2022, 16:10 -
Detyrimet e prapambetura u ulën me 53.8 mln euro në 2021, Minstria e Infrastrukturës, e Financave dhe e Mbrojtjes ‘borxhliet’ kryesore
Detyrimet e prapambetura vijojnë të jenë të larta pavarësisht se në vitin e kaluar u reduktuan me 53.8 milionë euro. Borxhet më të mëdha institucionet i kanë për vendimet gjyqësore dhe për investimet e papaguara. Debitorët më të mëdhenj vjet ishin Ministria e Infrastrukturës, e Financave dhe e Mbrojtjes.
6 Maj 2022, 18:08 -
30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat, Tatimet: 13,521 individë me të ardhura mbi 2 mln lekë, rreth 69 mijë të dypunësuar
30 prilli është fati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2021.
20 Prill 2022, 13:34 -
Raporti 3-mujor, Ministria e Financave: 139 miliardë Lekë të ardhura në janar-mars 2022, rritje me 30 miliard krahasuar me një vit më parë
139 miliardë Lekë kanë qenë të ardhurat që janë mbledhur nga Qeveria në periudhën janar-mars 2022, duke shënuar një rritje me 30 miliard krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raportin për 3–mujorin e vitit 2022 Ministria e Financave bën me dije se të ardhurat u realizuan në masën 104.4 % të planit të 3 – mujorit.
15 Prill 2022, 11:17 -
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
Sot do të bëhen publike çmimet e referencës për katër produkte, miellin, orizin, vajin dhe sheqerin. Ministrja: Rritja ekonomike në 2021 ishte 8.5%, 4.76% krahasuar me vitin 2019! Është ulur papunësia
5 Prill 2022, 12:17 -
Rritja ekonomike e vitit 2021 arriti në 8.54%! Qeveria parashikonte rritje ekonomike 8.7%
Ekonomia në vitin e kaluar pas regjistruar një rritje të ndjeshme pas goditjes së mori nga pandemia në vitin 2020. Sipas të dhënave të INSTAT rritja ekonomike në 2021 ishte 8.54%, ndërkohë që pritshmëritë e qeverisë ishin për rritje ekonomike prej 8.7%.
31 Mars 2022, 11:59 -
Bordi i Transparencës/ Ministrja Delina Ibrahimaj në ‘Pa Protokoll’: Zbresim ekipet në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet treg
Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Kjo është bërë me dije nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.
18 Mars 2022, 22:29 -
Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ishte rënë dakord me kompanitë se nuk do të kenë marzh fitimi, duke shtuar se nesër do vijojnë takimet për përcaktimin e instrumentit që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Ajo theksoi po ashtu se nuk do të hiqet TVSH për ushqimet, pasi një gjë e tillë nuk do të ndihmonte aspak konsumatorët, por rrit fitimet për tregtarët. Ministrja e Bujqësisë deklaroi se nuk do ketë mungesë gruri në treg.
18 Mars 2022, 20:59 -
Çmimet e larta rritën të ardhurat nga tatimet e doganat, Ministria e Financave: Në 2 muajt e parë të 2022, 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin e kaluar
Çmimet e larta goditën konsumatorët, por kjo valë shtrenjtimi ka rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ministria e Financave thotë se në 2 muajt e parë të këtij viti të ardhurat nga taksat janë rritur me 11.6 miliardë lekë më shumë krahasuar me 2021-shin.
18 Mars 2022, 18:04 -
Raporti i 'Financave'/ Çmimet rrisin të ardhurat me 18 miliard lekë në 2 mujorin e parë të 2022! Shpenzimet realizohen në masë rreth 87%
Çmimet e larta kanë shkaktuar rritje të të ardhurave në vend. Në raportin e fundit të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
16 Mars 2022, 16:41 -
Rritja e çmimeve, rishikohet buxheti i vitit 2022! 6 mld lekë për paketën anti-krizë, shtohet me 20 mld lekë për faturën e energjisë
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Po ashtu në aktin normativ është reflektuar edhe indeksimi i pensioneve me 3.3 miliardë lekë.
14 Mars 2022, 14:30