-
Evazioni, 338 mijë paga të nëndeklaruara! Financat: Do të ketë regjistër të pasurive të tundshme e patundshme! Do krijohet lista me 650 individët e pasur në vend
Evazioni është një nga pikat kyçe të programit të reformave ekonomike, ku Ministria e Financave pret që deri në 2024 informaliteti në punësim të ulet me 3% ndërsa nëndeklarimi i pagave të ulet me 9%. Sipas programit do të ketë kontrolle në biznese, do monitorohen transaksionet si dhe do të ngrihet regjistri i aseteve, si masa të domosdoshme për të reduktuar informalitetin.
6 Janar 2022, 22:04 -
Ekonomia pritet të rritet 4.1% në vitin 2022! Ministria e Financave: Konsumi dhe investimet publike janë motorët kryesorë
Konsumi dhe investimet pritet të jenë motorët kryesorë të rritjes ekonomike për 2022, që është parashikuar të jetë 4.1%. Ministria e Financave pret që konsumi të kontribuojë me 2.4% në 3 vitet e ardhshme në rritjen ekonomike.
3 Janar 2022, 19:51 -
Borxhi publik në shifra rekord prej vitit 2010! Në 2022 do të ulet me 1.4%, shkon në 78.8% të PBB
Pas një rritje të vrullshme në dy vitet e fundit, borxhi publik këtë vit pritet të zbresë me 1.4%. Qeveria parashikon që borxhi të zbresë me 78.8% nga rreth 80.2% që pritet të kalkulohet për vitin 2021.
3 Janar 2022, 16:24 -
Çfarë do të ndodhë me fiskalizimin?! Bizneset që do t'i nënshtrohen procesit dhe debatet, gjithçka duhet të dini
Ministria e Financave dhe Ekonomisë vendosi shtyrjen deri më 30 qershor 2022 të periudhës pa gjoba për biznesin e vogël. Kontabilistët e kundërshtojnë vendimin, pasi penalizon të mëdhenjtë, kur ende ka probleme të pazgjidhura. AmCham dhe kompanitë e kasave kërkuan shtyrje të periudhës pa penalitete për një vit. Tatimet nuk presin fiskalizim të plotë për 120,000 subjekte, pasi një kategori e tyre janë mbyllur.
2 Janar 2022, 07:46 -
Zaloshnja: Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit
Njerzit që kanë qëmtuar në të dhënat e pagave të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve (të dhëna që qarkullojnë me WhatsApp nëpër Albanistan), janë çuditur me disa rroga jashtëzakonisht të larta të disa personazheve të njohur. Por jo pak janë çuditur edhe me rrogat “e ulta” të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, për persona që dihet se nuk shpërblehen në fakt me rrogë minimimale apo diçka mbi të…
24 Dhjetor 2021, 19:19 -
Rishikimi/ Rritet me 70 milionë dollarë buxheti për rindërtimin, shkon edhe për shkolla dhe infrastrukturën publike
Vrulli i punimeve për të mbyllur procesion e rindërtimit, dhe sfida për të mbaruar edhe 1000 banesa përpara vitit të ri, ka bërë që shteti të rris shpenzimet për të këtë proces. Në aktin e fundit të qeverisë është vendosur të shtohen të ardhurat për procesin e rindërtimit me 7 miliardë lekë ose rreth 58 milionë euro më shumë vetëm për vitin aktual.
7 Dhjetor 2021, 14:47 -
Kryebashkiakët kërkuan ndihmë për borxhet që kishin mbetur nga ish-komunat, qeveria i akordon 500 mln lekë për t'i larë
Ministria e Financave akordon një fond prej 500 milionë lekësh për bashkitë të shlyer borxhet. Pjesën më të madhe të fondit e merr bashkia e Kavajës e cila si pasojë e borxheve të mëdha i është dhënë nga buxheti i shtetit 78.8 milionë lekë për vitin 2021.
7 Dhjetor 2021, 12:44 -
Ndryshon për herë të gjashtë buxheti 2021! Pensionistët do të marrin shpërblim 5 mijë lekë për festat e fundivitit
683 mijë pensionistë do të marrin bonusin në vlerën e 5 mijë lekëve, si shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka vendosur të rishikojë për herë të gjashtë buxhetin e shtetit ku ka rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë.
6 Dhjetor 2021, 19:48 -
Fondi vjetor për bonusin e bebeve harxhohet që në gusht! Bum përftimesh nga jashtë, emigrantët më të interesuar
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në fund të 10 -mujorit 2021 u paguan 2.8 miliardë lekë për bonusin e lindjeve, ndërkohë që i gjithë fondi vjetor ishte 2.2 miliardë lekë. Të dhënat nga financat në treguesit mujor fiskal tregojnë se plani vjetor për bonusin e bebeve u harxhua qysh në muajin gusht.
6 Dhjetor 2021, 09:08 -
Në 10 muaj shpenzimet arritën rekordin 449 mld lekë! Rriten me 38% shpenzimet për investime, ndikoi rindërtimi
Viti 2021 po shënon një tjetër rekord shpenzimesh, të orientuara më së shumti tek investimet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të tetorit shpenzimet arritën në 449.6 miliardë lekë duke u rritur me 8.7% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 33 miliardë lekë janë shpenzimet e i8nteresave për borxhin publik.
5 Dhjetor 2021, 20:46 -
Kompanitë hezituan të publikonin aksionerët, Ministria e Financave propozon shtyrjen e afatit për deklarimin e pronarëve përfitues
Bizneset në Shqipëri kanë hezituar të deklarojnë në “regjistrin elektronik të pronarëve përfitues”, të dhënat për aksionerët në kompanitë e tyre. Për këtë arsye, Ministria e Financave që synon të zbulojë nëse këta aksionerë fshihen edhe pas kompanive offshore, ka shtyrë deri në prill të vitit 2022 afatin për deklarim.
3 Dhjetor 2021, 15:18 -
Ekonomi
Vendimet e Qeverisë/ Mbrojtje blerësve online, qytetari ka të drejtë të kthejë brenda 14 ditëve produktin
Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
3 Dhjetor 2021, 12:35 -
Ekonomi
Fermerët që kanë marrë karburant pa taksa, duhet ta përdorin deri në 20 dhjetor 2021! Këshilli i Ministrave shtyn me 1 muaj afatin
Të gjithë fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti.
1 Dhjetor 2021, 18:48 -
Ekonomi
Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët
Prej vitit të ardhshëm, jahtet që do të furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore të Shqipërisë do të taksohen 40 lekë për litër karburant, që deri më tani nuk e kanë pasur. Jahtet në Shqipëri do e paguajnë karburantin 60% më lirë se sa qytetarët, duke shënuar nivelin më të ulët të taksimit në vendet e Evropës.
30 Nëntor 2021, 20:25 -
Ekonomi
Ka fuqi paguese dhe nuk i kthen kredinë sovrane, pr/ligji: Kredimarrësit i bllokohen llogaritë dhe i sekuestrohet shuma e papaguar
Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri për ndryshimin e ligjit për garancitë shtetërore, ku parashikohet bllokim i llogarive bankare për të gjitha subjektet që nuk shlyejnë kredinë sovrane, në rast se janë të aftë për ta paguar. Po ashtu pjesë e ndryshimeve është edhe sekuestrimi i vlerës së borxhit që nuk ka shlyer.
29 Nëntor 2021, 18:05 -
Politikë
Ilir Beqaj konfirmohet në krye të 'Donacioneve' të huaja: Do punoj 24 orë në ditë në 7 ditë të javës
Teksa emri i tij përflitej prej kohësh, sot është konfirmuar që Ilir Beqaj do të drejtojë Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve. Kjo u konfirmua sot nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.
24 Nëntor 2021, 11:25 -
Ekonomi
Qeveria tërhiqet nga koncesioni i kolaudimit, do ofrohet nga shteti! Ministrja: Ulim vlerën edhe për kontratat e tjera të parashikuara
Qeveria është tërhequr nga koncesioni i ri i parashikuar në relacionin e projektbuxhetit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.
23 Nëntor 2021, 14:57 -
Ekonomi
Rama: Do rikonstruktohen Zyrat e Punës, janë pasive! Edhe për kamarier kërkohet kualifikim, shteti do i paguajë biznesit të vogël trajnimet për punonjësit
Zyrat e Punës kanë qenë sot në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ato janë pasive, e për pasojë ka paralajmëruar një ristrukturim të tyre. Në prezantimin e paketës fiskale, Rama tha se tashmë bizneset e vogla do të paguhen për trajnimin e punonjësve të tyre, e ndërsa zbuloi edhe skemën se si do t'i përfitojnë këto fonde teksa bëri me dije do punësohen personat me ndihmë ekonomike.
22 Nëntor 2021, 17:29 -
Ekonomi
Taksa/ Ministrja: Dyshojmë se fabrikat përdorin edhe qumështin pluhur si qumësht natyral! Opozita: Po i përjashtoni nga taksimi! Shalsi: Hetoni vajin e palmës
Përjashtimi i fabrikave që deklarojnë në etiketën e tyre që përdorin qumështin pluhur në produktet që prodhojnë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, se kush do e paguaj këtë taksë porsa kohë përjashtohen fabrikat.
22 Nëntor 2021, 16:13 -
Ekonomi
Paketa e re fiskale, Konfindustria: Vijoni konsultimet, penalizon prodhimin vendas, godet bujqësinë! Vlerësojmë vetëm këto dy propozime
Për Konfindustrinë diskutimet për këtë paketën fiskale kanë qenë më të shkurtrat në nivel historik dhe se ajo është ndërtuar duke synuar vetëm pjesën financiare të mbushjes në afatshkurtër të buxhetit dhe do të krijojë vështirësinë për prodhimin vendas.
16 Nëntor 2021, 14:28