-
Ministri i Brendshëm: Miratuam aktin normativ, në ditët në vijim do të kryhen pagesat e prapambetura për orët shtesë për policët
Qeveria ka kaluar një akt normativ me qëllim që t‘i jepet zgjidhje të gjitha detyrimeve të prapambetura ndaj efektivëve të policisë. Balla po ashtu theksoi nevojën për thellimin e procesit të vetë-pastrimit të radhëve të policisë dhe rritjen e besimit të publikut.
19 Tetor 2023, 09:28 -
Ministria e Brendshme njoftim për shtetasit e huaj: Pajisja dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit do të bëhet përkohësisht nga e-Albania
Ministria e Brendshme njofton të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të pajisen me leje Qëndrimi në Shqipëri, se pajisja dhe rinovimi i tyre do të bëhet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë, nëpërmjet dokumenteve me vulë elektronike, që shkarkohen në e-Albania.
17 Tetor 2023, 17:10 -
Shtyhet deri më datë 31 tetor afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë
Shtyhet deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë
11 Tetor 2023, 15:44 -
Balla takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Folëm mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ka qenë vetë Balla që ka ndarë disa foto krah ambasadorit ndërsa zbardh edhe diskutimet.
6 Tetor 2023, 12:04 -
Balla: Efektivët që kanë pasur akses në 'EncroChat' apo 'Sky' do përjashtohen nga Policia e Shtetit! Do ngrihet Forcë Kombëtare për sigurinë publike
Ministri i Brendshëm Taulant Balla po raporton në Komisionin për Çështjet Europiane. Balla tha se nuk ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS dhe tha se garanton qytetarët se çdo e dhënë e tyre është e sigurt.
4 Tetor 2023, 09:55 -
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi i nismës, garantimi i së drejtës së votës
Në vijim të vizitës në Itali, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në ambasadën shqiptare në Romë me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajonin e Lacios, ku diskutuan për procesin e regjistrimit të adresave të shqiptarëve jashtë vendit
30 Shtator 2023, 15:28 -
Drafti për sigurinë, do hiqen tabakinot 50 metër larg shkollave! Efektivët e policisë të stacionuar për identifikimin e personave të dyshimtë
Policia është e dislokuar nëpër shkolla për të identifikuar persona të rrezikshëm që mund të jenë kontingjent droge, për të garantuar sigurinë e nxënësve. Drafti për Sigurinë në Shkolla pritet të kalojë në qeveri dhe përfshinë heqjen e makinave të parkuara keq, kioskat në afërsi në një rreze prej 50 metër larg rrethimit. Në vëzhgimin që bëri Report Tv ato vijojnë të jenë aty, por pas formësimit të ligjit pritet të hiqen.
26 Shtator 2023, 19:07 -
‘Tempulli’/ Policia shqiptare aksion për kapjen e ‘më të kërkuarve’, takimeme Europol e Interpol! Balla: Hetimi më i suksesshëm i uniformave blu
Shqiptarët e shumëkërkuar që i kanë shpëtuar drejtësisë do të gjurmohen me një ritëm të ri nga policia brenda dhe jashtë vendit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi takim me Europolin dhe Interpolin për gjurmimin e tyre edhe jashtë Shqipërisë
20 Shtator 2023, 09:13 -
Ministeriali i Ministrave të Brendshëm! Presidenca e Këshillit të BE: Luftë krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike! Balla: Të forcojmë bashkëpunimin
Tirana mirëpriti sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
14 Shtator 2023, 08:23 -
Viti shkollor 2023-2024, Balla e Kushi prezantojnë paketën e sigurisë: Lufta kundër ‘spaçatorëve’, sfida kryesore e policisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi kanë prezantuar ditën e sotme Paketën e Sigurisë në Shkolla. Lufta kundër shpërndarësve të drogës në shkolla, ushtrimit të prostitucionit në rrugë apo online, mbajtja e armëve pa leje si dhe shumë vepra të tjera të jashtëligjshme do të jetë në fokusin e Policisë së Shtetit për vitin shkollor 2023-2024, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe me bashkitë e qyteteve të vendit
1 Shtator 2023, 12:11 -
Vendimi/ Kredi me interes 0 për 900 policë të pastrehë! Shteti paguan qiranë gardistëve që punojnë larg shtëpisë! Balla: Policë në shërbim të krimit? Plot hetime në proces
Çdo polic i cili është nën 40 vjeç dhe ka probleme me strehimin do të mund të marrë kredi me interes zero. Vendimi është marrë sot nga Qeveria, teksa ministri Balla njoftoi se do të përfitojnë rreth 900 policë. Gjithashtu Balla bëri me dije se të gjithë punonjësit e Gardës që për shkak të detyrës ndryshojnë vendbanim në qytet tjetër, do të mbulohen me qira nga shteti. Vendimet ministri i njoftoi bashkë me angazhimin se lufta ndaj uniformave blu të lidhura me krimin po intensifikohet
30 Gusht 2023, 13:38 -
Ministri i Brendshëm takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Andrey Novakov
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese në luftën kundër çdo forme të krimit ndërkufitar si dhe ka nënvizuar arritjet në jetësimin e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane”.
29 Gusht 2023, 14:49 -
Shtyhet afati për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ndryshon mosha për policët e rinj! Ja kriteret
Ministria e Brendshme shtyu afatin e regjistrimeve deri më 15 shtator dhe ndryshoi moshën e aplikantëve që duan të studiojnë në Akademinë e Sigurisë. Kriteri i moshës nga 30 që ishte deri tani të zgjatet deri në 35 vjec për t’i dhënë mundësi më shumë kandidatëve.
28 Gusht 2023, 17:22 -
Reagon shefi i IT-së në Ministrinë e Brendshme: E vërteta e akuzave se kam marrë të dhënat e sistemit TIMS me një USB
Drejtuesi i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça i akuzuar nga opozita se ka ndërhyrë në serverin e sistemit TIMS, duke marrë të dhënat me një USB. Kjo shton Muça është një gënjeshtër
25 Gusht 2023, 09:45 -
Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, zyrat e ‘IdentiTek’ të hapura edhe 2 të shtunat e ardhshme
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht
18 Gusht 2023, 17:57 -
Kartat e ID dhe pasaportat e reja tashmë tek 'IdentiTek', aplikimet të hapura edhe të shtunën, ministria sqaron hapat
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 12 gusht
11 Gusht 2023, 15:44