-
KE thirrje liderëve kosovar: Të arrihet konsensus në dialogun me Serbinë
Komisioni Evropian me anë të një deklarate i bën thirrje Kosovës që të rigjallërojë procesin e reformave, duke përfshirë forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të marrë masat e duhura për rimëkëmbjen ekonomike në përputhje me pritjet e qytetarëve të Kosovës.
16 Tetor 2020, 13:07 -
Kryeministrja finlandeze lë samitin e liderëve të BE-së, vetizolohet pas kontaktit me një të prekur me COVID-19
Pas largimit të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen nga samiti i liderëve të BE ditën e djeshme për tu vet izoluar, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin njoftoi se do të karantinohej pasi kishte qenë në kontakt me një ligjevënës i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.
16 Tetor 2020, 12:47 -
Dështon konferenca ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut, Bullgaria kërcënon me veto
Në një kohë kur të gjithë po presim mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për vendin fqinjë duket se nuk ka lajme të mira. Bullgaria kërcënon pë veto pas mosmarrëveshjeve historike.
16 Tetor 2020, 09:43 -
Lajçak në Beograd: Për Asociacionin është nënshkruar, duhet të realizohet
I dërguari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij në Sebi, bën thirrje që çdo gjë për të cilën është rënë dakord duhet vënë në zbatim, duke vënë theksin tek Marreveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
16 Tetor 2020, 09:28 -
Presidentja e Komisionit Europian braktis Samitin e BE-së, një kontakt i saj pozitiv me Covid-19
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen me anë të një postimi në Twitter deklaroi se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv ndaj COVID-19.
15 Tetor 2020, 17:02 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për median në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është obligim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.
15 Tetor 2020, 14:23 -
Europa kthen kufizimet/ Franca, në shtetrrethim gjatë natës për katër javët në vijim (VIDEO)
Rritja e vazhdueshme e numrit të infeksioneve në Europë dhe përpjekjet e vazhdueshme për vënien nën kontroll të përhapjes së Covid-19, bëri që një pjesë e madhe e vendeve të rikthejnë kufizimet e pjesshme në shumicën prej tyre dhe në rastin e Francës shtetrrethimin gjatë natës në 9 qytete kryesore.
15 Tetor 2020, 09:49 -
Botuesi Rifat Sait: BE është gjithmonë në krah të Greqisë, nuk e do Turqinë
Në një intervistë për Report Tv, drejtuesi një nga gazetave më të dëgjuar në Turqi, Ballkani, dhe ish deputeti i AK, partisë turke në pushtet Rifat Sait na shpjegon se si po perceptohet rifillimi i fushatës kërkimore të Oruç Reis në Mesdheun Lindor dhe si ndihen turqit para mundësisë së vendosjes së sanksioneve të reja nga Bashkimi evropian.
14 Tetor 2020, 17:29 -
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga BE që të diskutohet njohja reciproke
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, deklaroi se në takim kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të nënkuptonte njohjen reciproke.
14 Tetor 2020, 11:53 -
Norvegjia akuzon Rusinë për sulmin kibernetik që goditi parlamentin gushtin e kaluar
Norvegjia akuzon Rusinë se fshihet pas një sulmi kibernetik, që goditi parlamentin norvegjez verën e këtij viti, në saj të së cilit autorët arritën të shkarkonin dhe të futeshin në e-mailet dhe të dhënat e “një pjese të vogël të deputetëve dhe punonjësve”.
14 Tetor 2020, 11:12 -
Evropa shtrëngon kufizimet për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 (VIDEO)
Evropa po përballet me një valë të dytë të përhapjes së Covid-19 dhe për këtë shumica e shteteve po ndërmarrin masa të reja kufizuese, në përpjekjeje të vazhdueshme për të vënë nën kontroll infektimet e reja. Hollanda është i fundit shtet i cili i shtohet listës së kufizimeve, vendi por drejtohet drejt një izolimi të pjesshëm për të paktën katër javët në vijim. Ndërkohë, Italia ka vendosur kufizime të reja në tubimet publike, restorantet, sportet dhe aktivitetet e shkollës.
14 Tetor 2020, 09:54 -
Të udhëtosh në Evropë në kohën Covidi: Semafori i Bashkimit Europian (VIDEO)
Ministrat e çështjeve evropiane ditën e sotme kanë miratuar standardizimin e rregullave për lëvizje, shtetet anëtarë nuk do të jenë më në gjendje të mbyllin kufijtë shtetëror, por do të ketë një sistem i cili do të përdoret për llogaritjen e infeksioneve për të përcaktuar se cilat zona janë në rrezik dhe si duhet të sillen.
13 Tetor 2020, 15:12 -
Soreca i ashpër: Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët! Shqipëria ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit
Gjatë konferencës të mbajtur për prezantimin e rezultateve të Grecos, Soreca tha se duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë që kapen me shkelje pasi qytetarët kanë nevojë të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.
13 Tetor 2020, 11:54 -
BE 9 mld euro në Ballkan, ja plani për Shqipërinë! Projektet prioritare infrastruktura, energjia, HEC-et dhe hekurudha Tiranë -Podgoricë
Projektet që do të financohen në vend nga fondet e BE janë kryesisht të infrastrukturës dhe energjisë. Sipas dokumentit zyrtar do të financohet ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Podgoricë, ndërtimi i gazsjellësit Fier-Vlorë apo edhe përfundimi i "Autostradës Blu". BE ka përcaktuar shumën prej 9 mld eurosh për investime në Ballkan deri në 2024.
12 Tetor 2020, 18:07 -
Ministrat e jashtëm të BE-së: çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh
Ministrat e Jashtëm të BE diskutuan sot për një sërë çështjesh, ngga dialogu Kosovë-Serbi, situata në Bjellorusi dhe Helmimi i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
12 Tetor 2020, 16:44