-
Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Qeveria gënjen, po ndërtohet në zonë të mbrojtur! Projekt korruptiv, favorizuan kompaninë e afërt me Ramën
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reguar sërish për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, duke e konsideruar një projekt korruptiv. Përmes një dalje për mediat, Tabaku tha se aeroporti po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, duke rrezikuar kështu ekosistemin dhe natyrën.
24 Qershor 2022, 13:37 -
Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit! Nuk heqim dorë nga asnjë përgjegjësi
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro ka deklaruar se shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo deklaratë e ministres, vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, një ditë më parë, i cili i kërkonte shtetit të mos të heqë dorë Parku Kombëtar i Butrintit
22 Qershor 2022, 09:46 -
Kumbaro për Report Tv: Do reduktojmë shishet, gotat e pjatat plastike! Nga 1 korriku gjobisim bizneset që japin ende qese njëpërdorimshe
Pas heqjes nga qarkullimi të qeseve plastike njëpërdorimshme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije në Report Tv se do të vijojnë me reduktimin e kategorive të tjera të plastikës, siç janë shishet, pjatat e gotat plastike. Kumbaro tha se ky hap do të merret njëjtë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilët i kanë hequr nga qarkullimi.
15 Qershor 2022, 18:19 -
Zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar e Bashkisë Përmet! Dy kandidatët prezantojnë platformat për drejtues të degës
Partia Socialiste vijon takimet në Qarkun Gjirokastër për procesin zgjedhor të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor. Takimi i radhës u zhvillua me Asamblenë e Zgjeruar në Bashkinë Përmet, ku 2 kandidatët e përzgjedhur për fazën finale: Adelina Janollari dhe Edvin Tuci prezantuan platformat e tyre të kandidimit.
14 Qershor 2022, 17:01 -
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, Rama: Do të ndalojmë çdo veprimtari ekonomike që mund të cenojë lumin
Ministria e Turizmit dhe organizata amerikane “Patagonia” nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit ku zotohen se do të punojnë së bashku për rritjen e shkallës së mbrojtes së lumit Vjosa dhe dëgëzimeve me statusin “Park Kombëtar”. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë.
13 Qershor 2022, 11:59 -
Gati landfilli i ri në Delvinë me fonde të Gjermanisë, do të depozitohen mbetjet e 7 bashkive të Qarkut Gjirokastër
Nga data 2 korrik kur pritet të hapet tuneli i Kardhiqit, mbetjet urbane të 7 bashkive të qarkut të Gjirokastrës do të grumbullohen dhe përpunohen në landfillin e ri që po ndërtohet në Bajkaj të Delvinës me fonde të BE-së. Kështu pritet t’i jepet zgjidhje hot spoteve të denoncuara nga Report Tv, kryesisht me pirgjet e plehrave në lumin Vjosë. Me një fond prej 13 milionë lekë financim të qeverisë gjermane është kryer rehabilitimi i vend-depozitimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Gjirokastrës.
7 Qershor 2022, 20:20 -
Ndalimi i qeseve përshëndetet në ministerialin e Vjenës, Ministrja e Turizmit: Kjo është nisma jonë konkrete për mjedisin
Nisma e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe u përgëzua në Vjenë, gjatë punimeve të ministerialit të Tratolow. Në këtë takim mes ministrave të Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Ministres së Austrisë, Mirela Kumbaro prezantoi nismën e Shqipërisë për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe duke nisur prej 1 qershorit 2022 si një përpjekje konkrete në fushën e mjedisit.
31 Maj 2022, 18:21 -
Sezoni turistik, Ministrja: Në gatishmëri të plotë, këtë vit baret e plazheve me leje të posaçme nga Këshilli Kombëtar i Territorit
Nën drejtimin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është mbledhur Task Forca e turizmit, në vijim të punës që ka nisur që në tetor për përgatitjet e sezonit.
18 Maj 2022, 18:00 -
Kumbaro me ministrin grek të mjedisit: E kthejmë lumin e Vjosës në urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro priti në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministrin e Mjedisit dhe Energjetikës të Greqisë, Kostandinos Krekas. Të dy ministrat diskutuan për zonat e përbashkëta të mbrojtura, siç është Parku Kombëtar i Prespës dhe lumi i Vjosës që së fundi u shpall Park Natyror, si edhe sfidat në menaxhimin e mbetjeve.
13 Maj 2022, 19:58 -
Majlinda Bregu jep lajmin e mirë! Që prej 8 qershorit fillon puna për uljen e tarifave roaming, mes Ballkanit dhe BE-së
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu gjatë hapjes së konferencës Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RÇ, ka njoftuar nisjen e punës uljen e tarfave roaming me vendeve e Ballkanit dhe të BË-së, në kuadër të hapave të ndërmarra në forcimin e poltikave të turizmit.
12 Maj 2022, 15:29 -
Nisin punimet për rikualifikimin e Parkut të Drilonit! Ministria: Çdo ndërhyrje në përputhje me rregullat për ruajtjen e mjedisit
Në Parkun e Drilonit në Pogradec kanë nisur punimet intensive për rikualifikimin e parkut ujor në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
10 Maj 2022, 11:09 -
Debati për menaxhimin e Butrintit, Ministrja e Turizmit i përgjigjet opozitës: Parku Arkeologjik nuk do jepet me koncension
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se Parku Arkeologjik i Butrintit nuk do të jepet me koncension. Kumbaro u shpreh se Ministria e Kulturës po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve për të rritur investimet në sitet kulturore
27 Prill 2022, 17:52 -
Vendimet e Qeverisë, fonde shtesë për ‘Rindërtimin’, rikonstruksion të banesave dhe shkollave! 270 000 fëmijë do të kontrollohen nga sytë, nis depistimi
Qeveria ka miratuar vijimin e financimit të rindërtimit në Kavajë dhe Durrës ku në fokus do të jenë banesat dhe shkollat. Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe nisja e depistimit të kontrollit periodik të fëmijëve ku përfitojnë 270 000 fëmijë.Ministria e Turizmit tha se po bën gati paketën e gjobave pwr ndotwsit e mjedisit, ku parashikohen edhe ndëshkime penale
20 Prill 2022, 13:03 -
'Art prej koshi', ekspozita me mbetje të riciklueshme, artisti: Mesazhi është i qartë, plastika mund të përdoret edhe vepra artistike
Menaxhimi i mbetjeve plastike është një shqetësim në rritje, ndaj të rinjtë në Lezhë e kanë kthyer plastikën në art! Punimet e tyre janë prezantuar në ekspozitën "Art prej koshi" që ka për qëllim ndërgjegjësimin për mjedisin.
14 Prill 2022, 19:51 -
Vendimi i Qeverisë, projektligj për moratorium gjuetie edhe për 5 vite të tjera! I treti që prej vitit 2014
Është zgjatur me 5 vite të tjera moratoriumi i gjuetisë. Kjo është hera e tretë që Qeveria kërkon një moratorium gjuetie në vend. Moratoriumi i parë 2-vjeçar i gjuetisë ishte për periudhën mars 2014-mars 2016.
30 Mars 2022, 12:57 -
Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët
Teksa qeveria është angazhuar që në 1 qershor të ndalë përdorimin e qeseve plastike në kuadër revolucionit mjedisor, komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese vendosi gjobitjen e prodhuesve, por jo të qytetarëve. Por kundër ligjvënësve doli propozuesja e projektligjit, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.
9 Mars 2022, 22:45 -
Gjirokastër/ Nis puna për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Gërhot! Rama: Plagë mjedisore, në maj përfundon investimi
Ka nisur puna për rehabilitimin e venddepozitimit të plotë të mbetjeve në Gërhot, në Gjirokastër. Punimet për venddepozitimin e mbetjeve pritet që të përfundojnë në fillim të muajit maj, para nisjes së sezonit turistik
9 Mars 2022, 10:16 -
Kumbaro: S’do lejohen abuzimet me çmimet e çadrave përtej fantazisë! Nuk lidhen kontrata me subjektet që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor te Tatimet
Ministrja bëri të qartë se nuk do të lidhen kontrata me subjekte që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor tek tatimet. Ajo foli edhe për çmimet e larta te çadrave ku tha se nuk do te lejohen abuzimet.
17 Shkurt 2022, 13:17