-
Buxheti 2025 s’ka fonde për skemën e re të pensioneve, Malaj: Pasi të mbyllet reforma rishikojmë buxhetin! Bonusi vitin tjetër më i lartë
Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.&ld
5 Nëntor 2024, 11:59 -
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
Pr/buxheti 2025 vijon të diskutohet në komisionin e Ekonomisë. Për deputetin socialist Erion Braçe fondet për skemën e rimbursimit të barnave janë të pamjaftueshme për shkak të korrupsionit.
5 Nëntor 2024, 11:37 -
Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet
Pr.buxheti i vitit 2025 me vlerë 8.2 miliardë euro u prezantua këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë dhe në atë të Ligjeve, ku opozita u përfaqësua vetëm nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Për qeverinë ky është buxhet që i përgjigjet zhvillimit ekonomik, garanton më shumë mirëqenie dhe ulje borxhi. Kurse opozita e konsideron në funksion të blerjes së votave, që nuk rrit pensionet por pagesat për koncesionet.
4 Nëntor 2024, 10:31 -
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
Projektbuxheti i Ministrisë së Bujqësisë arrin në 146 milionë euro. Synimi i vitit të ardhshëm, eksportet bujqësore do kalojnë 550 milionë euro, ndërsa është në rënie financimi i huaj, pasi mungojnë fondet e IPARD
3 Nëntor 2024, 16:52 -
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
Buxheti i shtetit ka humbur 120 milionë euro deri më tani nga zhvlerësimi i euros. Teksa monedha evropiane nuk ndalon rënien edhe përgjatë këtij muaji, Ministria e Financave thotë se kursi i këmbimit është rrezik edhe për të ardhurat e planifikuara për tu mbledhur në 2025-ën.
31 Tetor 2024, 16:19 -
Në 2025-ën do jepen 2 mln euro grant për pushtetin vendor! Bashkitë me përformancën më të mirë do të marrin më shumë para
Në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në 2024. Risia e këtij viti është buxheti që do të shpërndahet në formë granti për bashkitë duke u bazuar në performancën e tyre financiare, në mbledhjen e taksave-tarifave si dhe në transparencën që kanë.
30 Tetor 2024, 16:54 -
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
Projektbuxheti i vitit 2025 u prezantua në konferencën e Kryetarëve dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare. Ministri i Financave tha se për 2025 shpenzimet do të jenë 822 miliardë lekë dhe të ardhurat 754 miliardë lekë. Qeveria pret që ekonomia në 2025 të rritet me 3.9% dhe të vijohet me uljen e borxhit publik.
30 Tetor 2024, 14:53 -
‘Plani i Rritjes’, Shqipëria pret të marrë 922 mln euro nga BE deri në 2027-ën, për investimet në 4 fusha kryesore! BE kërkon ‘projekte serioze’
Shqipëria pret që të marrë 76.7 milionë euro që këtë vit nga paketa e BE-së prej 6 miliardë euro e dedikuar për Ballkanin Perëndimor. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se qeveria synon të përthithë nga ‘Plani i Rritjes i BE’ afro 922 milionë euro deri në vitin 2027.
29 Tetor 2024, 21:32 -
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
29 Tetor 2024, 18:03 -
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
Projektet infrastrukturore do të marrin pjesën më të madhe të buxhetit edhe për vitin 2025. Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës do të arrijë në 740 milionë euro, ku shpenzimet më të mëdha shkojnë për rrugët. Rritje të fortë buxheti ka marrë dhe arsimi, ekonomia, mbrojtja e shëndetësia.
29 Tetor 2024, 17:03 -
Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.
28 Tetor 2024, 12:11 -
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
Diskutimet janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve, ndërkohë që deputetëve u është kërkuar të marrin pjese në çdo komision dhe seancë plenare, duke qenë aktiv. Më 4 nëntor fillon diskutimi për buxhetin 2025, më 18 Nëntor propozohet në konferencë kryetarësh, 2 Dhjetor për votim në Parlament në tërësi. Më 3 dhe 24 Nëntor takimet me Diasporën
28 Tetor 2024, 11:11 -
Pritet të jetë më i madhi, ‘Financa’ nis hartimin e projektbuxhetit 2025! Parashikohet rreth 8.2 mld euro, sektorët që marrin ‘pjesën e luanit’
Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025 dhe në fillim të nëntorit do të jetë publik. Buxheti i ardhshëm pritet të kapë vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Shëndetësia dhe Infrastrukturë parashikohet të marrim sërish më shumë para nga arka e shtetit
18 Tetor 2024, 18:33