-
Trafiku i “Kurum” në duart e motrave Pemati! Gjovana e Olizana, mbretëreshat e trafikut të mbetjeve toksike, në skenë turku Serdar Can Hakliol dhe linja Kroaci-Durrës
Në 4 korrik 2024 dy anijet “Compton” dhe “Candor”, të ngarkuara me 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme toksike, u nisën nga porti i Durrësit për në Tajlandë. Operacioni i ngarkimit të tyre drejtohej nga dy gra të reja rreth të dyzetave, Gjovana dhe Olizana.
2 Shtator 2024, 15:50 -
Mbetjet toksike të 'Kurum'/ Gazetari Doçi: Një pjesë u përdoren si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik! Sazan Guri: Janë hedhur dhe në lumin Shkumbin
Skandali me mbetjet e Kurum u diskutua në Studio Live me gazetarin Adriatik Doçi, ambientalistin Sazan Guri dhe deputeten Zheni Gjergji.
2 Shtator 2024, 19:26 -
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
Kompania Kurum, e cila fshihet pas mbetjeve të shumëdebatuara toksike drejt Tajlandës, është favorizuar nga qeveria Berisha, kohë kur ka shumëfishuar fitimet. Kurum mori 4 HEC-e dhe menaxhimin e Portit të Durrësit. Berisha i dha 67 hektarë në Durrës Kurumit për park industrial, por dështoi. Me koncesione deri në javët e fundit të qeverisë së djathtë, Kurum mori edhe rafinerinë në Cërrik të cilën e shiti për skrap në 1 muaj.
31 Gusht 2024, 12:13 -
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
Deklaratën e bërë nga zv. kryeministrja të mërkurën se ngarkesa e mbetjeve toksike, për të vijuar itinerarin nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duhet të ishte parandaluar nga koncesionari që administron terminalin lindor të këtij porti pasi është përgjegjës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e përgënjeshtron totalisht. Burime për Report Tv nga EMS thonë se detyrat e tyre nuk lidhen me analizat, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga kontrata.
30 Gusht 2024, 20:09 -
Mbetjet toksike të KURUM dhe 'Sokolajt', PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në Parlament! Tre pikat dhe akuzat
Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, njoftoi sot se dorëzoi kërkesën në Kuvend dhe kërkon llogari nga ekzekutivi. Publikon ehde shifrën 1600 tonë të ngarkesës që po kthehet nga Kina dhe Singapori: Aktivitet i mirëfillte kriminal dhe cenim i sigurisë kombëtare!
30 Gusht 2024, 12:45 -
Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet
Kalimi i lëndëve të dyshuara të rrezikshme nga KURUM në drejtim të Tajlandës, për Partinë Demokratike është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku dhe institucioneve në varësi.
29 Gusht 2024, 16:13 -
Mbetjet toksike, Singapori: Dy anijet e ‘Maersk’ zbarkuan në portet tona më 18 dhe 24 Gusht, i kthyem mbrapsht! S'u njoftuam, Azia është kthyer në vend-depozitim
Zbardhet i plotë itinerari i anijeve me 102 kontejnerë dhe mbi 800 tonë mbetje toksike nga furra e çelikut të KURUM dhe që tregtohej nga kompania ‘Sokolaj” drejt Tajlandës. “Thestraitstimes” raporton se “Compton” dhe “Condor” përdorën portin “Pasir Panjang” për tranzit dhe u ngarkuan në dy anije të tjera, me destinacion kthimin në origjinë.
29 Gusht 2024, 13:39 -
Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin
Debati politik mes qeverisë dhe opozitës rreth mbetjeve të rrezikshme transportuar nga Porti i Durrësit ka hyrë në një boshllëk, për shkak të kompanisë ”Kurum”, të cilën opozita dhe konkretisht Berisha e shmang nga debati.
28 Gusht 2024, 20:15 -
DOKUMENTI/ Drejtori i fushatës së Gazment Bardhit administrator në kompaninë 'Kurum', ja pse opozita s'e përmend kompaninë e mbetjeve
Pse opozita nuk e përmend emrin e Kurum? Sepse interesat e saj, me sa duket janë interesat e kompanisë Kurum. Drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, rezulton të jetë administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”.
28 Gusht 2024, 18:53 -
Bardhi i përgjigjet Ballukut për mbetjet toksike: Porti i Durrësit han pa porta, ‘Torta Belinda’ kërkon ta lërë fajin jetim!
Reagon kreu i grupit të PD, thekson se çështjen e skandalit do e nënshtrojnë edhe në kontroll parlamentar. Akuzon qeverinë si përgjegjëse: Afera e mbetjeve jo pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore!
28 Gusht 2024, 13:27 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:25 -
Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF.
27 Gusht 2024, 19:18 -
Spahiu: SPAK po heton, si u shitën me korrupsion 5 pasuri kombëtare turqve të shoqërisë KURUM
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv skandalin e eksportit të mbetjeve toksike drejt Tajlandës prej shoqërisë Kurum. Sipas tij, kjo shoqëri Kurum, po hetohet edhe nga SPAK lidhur me 5 pasuritë kombëtare që i janë dhënë, përfshi këtu 4 hidrocentrale. 'Duke shpallur faliment
27 Gusht 2024, 18:14 -
KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit cilësohen veprimet e KURUM që nxori në rrugë 500 punonjës gjoja për shkak të vështirësive financiare. Nga verifikimi i Report Tv rezulton se vetëm vitin 2023 fitimi i KURUM ishte 44 miliard lekë të vjetra.
27 Gusht 2024, 17:20 -
'Kurum' nxori 500 të papunë, Braçe: S’na bën dot për budallenj! Loja me vështirësi ekonomike duhet të marrë fund! Konfindustria: SPAK të nisë hetimet
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit. Kështu e cilëson deputeti socialist Erion Braçe veprimet e KURUM I cili ka deklaruar se nxjerra e 500 punonjësve është për shkak të vështirësive financiare. Ndërsa konfindustria kërkon që eksporti i mbetjeve toksike të hetohet nga SPAK
27 Gusht 2024, 10:39 -
Kreu i Sindikatave për Report Tv: 'Kurum' ka punuar gjithmonë në kurriz të punëtorëve, po tenton t’i nxjerrë në rrugë! Qeveria t’i kërkojë llogari
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në një intervistë për Report Tv, tha se që me ardhjen në Shqipëri të ‘Kurum’ nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkrirë mbeturinat, ka shkrirë skorie dhe ka ndotur mjedisin. Sipas Nikollajt Kurum deri tani ka punuar në kurriz të punëtorëve. Sipas Nikollajt, asnjë punëtor nuk është larguar nga puna, por kompania po punon që të largojë punëtorët nga puna
26 Gusht 2024, 18:11 -
'Kurum' mbyll uzinën e çelikut: Kemi ndërprerë punën nga vështirësitë ekonomike, s’ka lidhje me mbetjet toksike! Punonjësit do paguhen edhe 3 muaj
Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Përmes një deklarate shoqëria ‘Kurum’ thotë se shkak për mbylljen janë bërë vështir&
26 Gusht 2024, 15:46 -
Skandali me mbetjet toksike, Report Tv tek zyrat e KURUM! Mbyllet Uzina e Çelikut, punëtorët në rrugë! Kompania: Kemi vështirësi ekonomike, u japim 3 muaj pagë
Përveç hetimeve mbi mbetjet toksike, autoritetet kanë mbërritur në dyert e KURUM për nxjerrjen në rrugë të qindra punëtorëve pas mbylljes së fabrikave të prodhimit. KURUM thotë se largimet erdhën me marrëveshje, por Report Tv mëson se u negociua me krye-sindikalistin e shkarkuar, Taf Koleci, i cili thotë se në nëntor te ish-Metalurgjiku do vijë një firmë kineze për të marrë në dorë rikthimin e prodhimit
26 Gusht 2024, 15:00 -
Anijet me mbetje toksike u ankoruan në Singapor, e para mbërrin në fund të shtatorit në Itali, e dyta më vonë! Do kthehen në Shqipëri
Agjencia “Bloomberg” raporton se pasi Tajlanda refuzoi ngarkesën e 2 anijeve të “Maersk”, zbarkimi u bë në Singapor. Theksohet se nuk dihet se çfarë lënde kimike ka brenda, por po kthehen pas, me të njëjtin itinerar. “Basel Network” po ndjek situatën
26 Gusht 2024, 14:37