-
Kush është Dritan Rexhepi, njeriu me shumë emra, që drejtonte kartelin Shqiptar më të madh të kokainës
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakav
17 Shtator 2020, 12:27 -
Pjesë e kartelit ndërkombëtar të drogës, zbulohet kush janë 5 shqiptarët e arrestuar (VIDEO)
20 persona janë arrestuar falë një operacioni ndërkombëtar droge të shtrirë në disa shtete, ndërsa në Shqipëri është shkatërruar karteli i parë i kokainës Kompania Bello, duke arrestuar 5 persona disa qytete. Kjo kompani ka bërë trafik droge nga Amerika e jugut ndërsa janë kapur 4 tonë kokain
17 Shtator 2020, 12:10 -
Shkatërrohet karteli më i madh shqiptar i drogës! 5 vite hetime...4 ton drogë e kapur dhe 5.5 mln €! Kush janë anëtarët e bandës të arrestuar në Shqipëri (EMRAT)
Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia është me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptarë të kokainës, duke u finalizuar me 20 arrestime. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.
17 Shtator 2020, 11:00 -
Rrëmbimi i Prengës! Merret në pyetje pajtuesi i gjaqeve: Hetuesi më pyeti ku ndodhet kufoma më pas pimë kafe! Situata mes familjeve e acaruar (VIDEO)
Ai tregoi se prokurori e kishte pyetur nëse e dinte se ku ndodhej trupi i Jan Prengës. Shullazni tha se hetuesve u tha se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Pas dëshmisë, Shullazni tha se pinë edhe kafe me prokurorin.
16 Qershor 2020, 11:12 -
Sëmuret në burg! Gjykata liron nga qelia dhe e çon në arrest shtëpie babanë e Hajrave të akuzuar për vrasjen e Jan Prengës
Dy muaj pas arrestimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç.
30 Mars 2020, 16:33 -
Koronavirusi/ 3121 viktima, 90,428 të infektuar. Rritet numri i të vdekurve në SHBA, Trump takim me kompanitë farmaceutike: Bisedime për kurën
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Uashington. Autoriteti shëndetësor bën me dije se 5 viktima të tjera janë raportuar në King County dhe Qarkun Snohomish. Referuar situatës së rëduar, Presidenti Trump zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanive farmaceutike në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar në gjetjen e një kure të mundshme ndaj koronavirusit. Po ashtu, gjatë kësaj jave Trump pritet të vizitojë Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
3 Mars 2020, 03:07 -
Kush janë tre të shumëkërkuarit e radhës! Mes tyre Dritan Rexhepi, mjeshtri i arratisjeve nga burgu i akuzuar edhe për Jan Prengën
Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat për tre persona të tjerë të kërkuar për vrasje të cilët tashmë janë objekt i punës së njësisë së kërkimit. Mes të shpallurve në kërkim janë Dritan Rexhepi i cili ka vrarë dy persona në 1999 për të cilën është dënuar me 25 vite burg.
1 Mars 2020, 14:41 -
Foto dhe dokumente ekskluzive/ Dritë-Hijet e rrëmbimit të Jan 'Dod' Prengës (VIDEO)
Në një speciale e realizuar nga Report Tv sillen detaje, foto dhe dokumente ekskluzive mbi një prej ngjarjeve më kriminale në Shqipëri, atë të rrëmbimit të Jan Prengës, si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e drogës që kishin marrë. Kush është Altin Hajri dhe pafajësia për tentativë vrasje, si i shpëtoi hetimit pasuror, lidhja që ka në këtë ngjarje Gramoz Rexhepi...pyetje këto që marrin përgjigje në këtë speciale të gazetarit Elton Qyno.
24 Shkurt 2020, 17:52 -
Përgjimet nga burgu në burg Rexhepi-Prenga: Më ktheni kokainën, jam më i dëmtuari! Me një rrëmbyes nuk fola dot 's'i ka dalë akoma malli'
PERGJIMET/ Për dorëzimin e 106 kg kokainë e 700 mijë paund tek polaku dhe lirimi i Jan Prengës në Shqipëri, u vendos të komunikohej me “Parullë dhe kundërparrullë”. Jan Prenga, u vra 5 ditë para se vëllezërit në Angli të kthenin kokainën. Ndrek Prenga - Dritan Rexhepit: ”Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe kë të besojmë, se kujt t’ia japim mallin. Të njëjtën gjë kërkon dhe Gentian Doçi”. Letërporosi në Angli për të marrë telefonin e Ndrek Prengës që policia i bllokoi në burg.
19 Shkurt 2020, 12:06 -
DËSHMIA EKSKLUZIVE/ 5 ditë pas rrëmbimit, vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e vjedhur, 'kapoja' nga burgu i Ekuadorit premtoi lirimin e pengut për 2 orë
Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë Gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.
12 Shkurt 2020, 13:37 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine
Negociatat me telefon nga burgu në Angli, për lirimin e kokainës në Angli dhe lirimin e Jan Prengës në Shqipëri. Njëri nga vëllezërit udhëtoi nga Anglia në Shqipëri për të negociuar me familjen Doçi, për lirimin.
1 Shkurt 2020, 17:33 -
Zanafilla e pengmarrjes, i vëllai mbajti peng kokainën, anglezi u ankua te Rexhepi, Prenga: S’kam punë me ju, dua lekët e nxjerrjes së mallit
Astrit Prenga, dyshohet se nxori 283 kg drogë nga porti i Porthsmuthit në bashkëpunim me një shqiptar të quajtur Xhulio dhe një rumun. Mbajtja peng e kokainës, bëri që të hynte në negociata Dritan Rexhepi. Por Prenga refuzoi të lironte mallin, duke i pohuar se nuk kishte punë me Rexhepin, pasi nuk e njihte, kishte punë vetëm me anglezin. Dërguesi i kokainës nga Ekuadori është Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në këtë vend. Dosja pritet që t'i kalojë SPAK-ut.
31 Janar 2020, 15:17 -
Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar për rrëmbimin e Jan Pengës në Kamëz. Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë asnjë gjurmë nuk ka nga trupi i pajetë i Jan Prengës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar më 17 janar.
31 Janar 2020, 10:35