-
Vetëm 408 biznese aplikojnë për kredinë sovrane, bankat po shqyrtojnë 72 të parat
Deri më tani kanë aplikuar për kredinë me garanci sovrane 408 biznese, ndërsa bankat po shqyrtojnë 72 të parat. Bizneset e prekura nga COVID-19, do të mund të marrin kredi për pagat e punonjësve deri në tre muaj.
1 Maj 2020, 16:04 -
Rregullat për dyqanet e veshjeve, klienti nuk duhet t'i provojë rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme
Me hapjen e dyqaneve të rrobave, qeveria ka vendosur një protokoll sigurie për masat higjeno-sanitare covid-19. Në kuadër të këtij protokolli dorezat dhe maskat janë të detyrueshme si për shitësin ashtu dhe për klientët. Cdo dyqan duhet të jetë i pajisur me dezifektues dhe klienti nuk lejohet që ti provojë rrobat në trup.
28 Prill 2020, 17:18 -
Rama kujton bizneset: Mos harroni protokollin e sigurisë në ambientin tuaj, në të kundërt sanksione
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar të gjithë bizneset që pritet të hapen pas 27 prillit se në ambientet e tyre duhet të zotërojnë lejen përkatëse dhe vërtetimin nga e-albania se biznesi i tyre lejohet të zhvillojë aktivitetin e tyre gjatë situatës së pandemisë.
21 Prill 2020, 16:28 -
Hapen pjesërisht tregjet e shumicës, mungojnë klientët! Tregtarët: E hapëm sa për mos ndenjur kot në shtëpi/ Vëzhgimi i Report TV
Nga sot kanë vijuar aktivitetin e tyre bizneset shumicës së veshjeve, elektro-shtëpiakeve apo edhe dyqanet e kozmetikës. Edhe pse disa prej dyqaneve janë hapur, tregtarët kanë problem mungesën e klientëve. Sipas tyre shitjet janë zero, pasi nuk ka qarkullim të qytetarëve.
20 Prill 2020, 15:58 -
Nga tregjet e shumicës, te hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna
Qeveria publikon listën me bizneset e tjera që do të lejohen të hapen dhe të vijojnë normalisht aktivitetin ditën e hënë, por nën masa të rrepta sigurie. Në listë lejohet hapja e hoteleve, tregjet e shumicës për veshje, aktivitetet e organizatave fetare, politike, si dhe rinisin akomodimet për pushime nëpër kampingje, çadra apo parqe. Të hapura edhe pikat e shumicës së peshkimit dhe elektro-shtëpiakeve. Aktivitete do të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie
18 Prill 2020, 10:33 -
COVID-19 mbylli 50% të bizneseve në vend, vetëm 8% e ndërmarrjeve vijuan normalisht aktivitetin
Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.
15 Prill 2020, 17:41 -
Denaj thërret Këshillin e Investimeve, Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Investimeve. Në mbledhje është diskutuar impakti në ekonomi i situatës së krijuar nga pandemia, si dhe nevojat për ridimensionim të ekonomisë në sektorë kyç në një periudhë afatmesme.
15 Prill 2020, 13:48 -
'Të liberalizuarit', për herë të parë pas dy vitesh, biznesi paguan energjinë me çmimin e familjarëve
Sipas rregullit, të gjithë bizneset të lidhur në tension 35 kilovolt duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë, por për arsye të ndryshme nga mbi 90 biznese të kësaj kategorie, një pjesë ende mbeten të varur nga kompania publike.
15 Prill 2020, 11:09 -
Rama: Me ecurinë e deritanishme të COVID-19, brenda majit një pjesë e 176 mijë punonjësve rikthen në punë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ecurinë e deritanishme të COVID-19, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e 176 mijë punonjësve t'i rikthehen punës brenda muajit maj.
14 Prill 2020, 10:44 -
Ibrahimaj për Report Tv: Biznesit të vogël i garantojmë pagat e punonjësve deri në maj, për biznesin e madh kredi të garantuar nga shteti (VIDEO)
Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj në një intervistë me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se deri tani kanë aplikuar 3300 biznese për të përfituar nga paketa ekonomike që ka hyrë sot në fuqi.
1 Prill 2020, 18:05 -
Zgjerohet lista e bizneseve që lejohen të zhvillojnë aktivitetin/ Gomisteri, librari dhe kancelari nga sot të hapura
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër të ri ku lejon që tre biznese, gomisteria, kancelaritë dhe libraritë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00 nga dita e sotme.
30 Mars 2020, 16:49 -
Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur edhe pas orës 13:00 /LISTA e PLOTË
Bizneset ushqimore, farmaceutike, apo ndërtimi mund të punojnë përtej orës 13:00. Nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 nuk do të lejohet që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa pjesa tjetër prej 106 aktivitetesh do të lejohen të qëndrojnë hapur edhe përtej orës 13:00.
30 Mars 2020, 14:25 -
Drejtoresha e Tatimeve për Report TV: Koronavirusi uli të ardhurat e shtetit deri 30%! Ende asnjë masë mbështetje për biznesin e madh
Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha në Report TV se situata e krijuar nga koronavirusi po ndjehet në ekonominë shqiptare. Ajo tha se aktualisht janë ulur të ardhurat mujore të shtetit nga 20 deri 30%, ndërsa nuk është menduar ndonjë masa mbrojtëse për biznesin e madh. Delina Ibrahimaj: Kush punon në të zezë nuk përfiton nga ndihmat sociale dhe financiare që jep qeveria. Abuzimet më të mëdha me çmimet nga shumica
29 Mars 2020, 15:54 -
Emergjenca nga COVID-19/ Ja LISTA e plotë e aktiviteteve ekonomike që duhet të qëndrojnë hapur dhe ato që mbyllen
Bizneset prodhuese do të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Mbyllen bare, restorante, palestra, pishina, shërbimet estetike. Qendrat tregtare, qendrat kulturore dhe të argëtimit nga nesër të mbyllura. Transporti i mallrave në të gjitha rrugët i lejuar
23 Mars 2020, 12:22 -
Klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika Tatimeve: Hartoni politika afatgjata
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon nga administrata e Tatimeve që të mos bëjë ndryshime të shpeshta në taksat dhe të hartojë politika afatgjata tatimore. Kësaj kërkese Drejtoresha e Tatimeve u përgjigj se është gati strategjia 5 vjeçare për tatimet.
3 Mars 2020, 17:07