-
SHBA padi ndaj presidentit venezueljan Maduro për trafik droge. 15 milionë dollarë për çdo informacion që do çonte në arrestimin e tij
Qeveria e SHBA ka ngritur padi penale kundër Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe shumë zyrtarë të tjerë në vend të cilët ajo i akuzon si të përfshirë në trafik droge.
26 Mars 2020, 17:10 -
Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në 24 orët e fundit në Itali, ulet i të shëruarve! Mbi 1 mijë viktima në SHBA! Mbi 4000 vdekje në Spanjë
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 712 të vdekur (dje ishin 683), 4492 më shumë persona të infektuar (dje ishin 3612), ndërsa të shëruar sot janë 999 (dje ishin 1036). Senati amerikan ka aprovuar ndihmën prej mbi 2 trilionë dollarë, paketa më e madhe e ndihmës në histori për të mbështetur ekonominë amerikane e kërcënuar seriozisht nga emergjenca shëndetësore dhe pas kësaj është shpërndarë deri më 20 prill.
26 Mars 2020, 08:39 -
SHBA: Shtohen rastet me koronavirus, Nju Jorku me numrin më të lartë
Në SHBA, numri i të prekurve me koronavirus e ka kaluar shifrën 55 mijë, me më shumë se 800 të vdekur. Vetëm qyteti i Nju Jorkut numëron rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19. Zyrtarët kanë bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar në Nju Jork të vetizolohet. Presidenti Donald Trump, tha gjatë një interviste në Fox News se ai "do të donte që në më pak se tre javë, vendi të jetë gati për t’iu rikthyer punës, por zyrtarë të tjerë nuk janë dakord.
26 Mars 2020, 07:25 -
Izolimi nga koronavirus, Trump: Disa media duan që ta mbaj vendin mbyllur
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se “disa njerëz” në media duan që ekonomia të vuajë si rezultat i epidemisë së koronavirusit. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në konferencën e përditshme për shtyp, Trump tha se "media do donte të më shihte të mos dilja mirë në zgjedhje”.
26 Mars 2020, 07:18 -
Koronavirusi/ Trump: Shpresojmë në çrrënjosjen e COVID-19 deri në Pashkë
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se shpreson në çrrënjosjen e koronavirusit nga SHBA të paktën deri në Pashkë, në 12 prill, edhe pse guvernatori i New York-ut i dha alarmin që sëmundja po përhapet më shpejt sesa "një tren me shpejtësi"
25 Mars 2020, 07:01 -
Koronavirusi/ Trump 'korrigjon' gafën: COVID-19 nuk është faji i aziatiko-amerikanëve, ata janë njerëz të mrekullueshëm
Presidenti amerikan Donald Trump – i ndodhur në vështirësi pas gafës së bërë duke etiketuar COVID-19 si "virusi kinez"- është justifikuar më tej duke thënë se aziatiko-amerikanët nuk duhet të fajësohen për shpërthimin. Ai tha se ishte "shumë e rëndësishme që ne t'i mbrojmë plotësisht" aziatiko-amerikanët, të cilët sipas tij ishin "njerëz të mrekullueshëm". Trump ka folur në mes të raporteve në rritje të sulmeve verbale dhe fizike ndaj këtij komuniteti.
24 Mars 2020, 06:55 -
Koronavirusi/Ulen shifrat e viktimave dhe të infektuarve në Itali në 24 orët e fundit! Shënohet dita e parë pozitive në Lombardi! 14 700 viktima në botë (VIDEO)
Ndërsa në botë numërohen më shumë se 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, SHBA me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë. Italia për të dytën ditë radhazi ka shënuar ulje të numrit të viktimave dhe numrit të të infektuarve.
23 Mars 2020, 08:52 -
COVID-19, SHBA e katërta në botë për nga numri i të prekurve
Në Nju Jork guvernatori Andrew Cuomo tha të shtunën se zyrtarët e shtetit po bëjnë përpjekje për të siguruar furnizime me pajisje të nevojshme mjekësore, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus u rritën mbi 10,000 në mbarë shtetin. Autoritetet po shqyrtojnë katër vendndodhje të mundshme për ngritjen e spitaleve të përkohshëm, të cilat do të administrohen nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë. Nju Jorku numëron 10.400 raste me koronavirus ndërsa 1600 ndodhen në spital.
22 Mars 2020, 07:07 -
Koronavirus/ Kriza shëndetësore detyron Texas t'iu jap përkohësisht leje ushtrimi profesioni infermierëve të pa licensuar, Abbott: Kemi nevojë për profesionistë
Kriza shëndetësore pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit ka detyruar Texasin të lëshojë leje të përkohshme për "infermierët që duhet të marrin ende provimin e licencimit",
22 Mars 2020, 00:23 -
Ra në kontakt me një të infektuar, Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë dhe gruaja e tij do të testohen për koronavirus
Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence së bashku me bashkëshorten e tij Karen do të testoheshin për koronavirus. Lajmin e bëri me dije vetë zv/ Presidenti gjatë një konference për shtyp. Pence do të
21 Mars 2020, 23:16 -
SHBA merr masa mbrojtëse ndaj koronavirus/ Pence jep lajmin e mirë, apel edhe qytetarëve për shtyrjen e disa procedurave mjekësore
Zëvendës Presidenti Mike Pence njoftoi të shtunën gjatë një takimi me task forcën për koronavirusin se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ka bërë porosi n&
21 Mars 2020, 21:42 -
Koronavirusi/ Me 793 viktima në 24 orë, Italia në ditët e saj dramatike. Piku i infeksioneve ndoshta pas 2 javësh. 11,942 të vdekur në të gjithë botën
Shkon në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ndërsa 793 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite, i arritur deri tani. Sipas të dhënave të fundit nga autoriteti shëndetësor ka arritur në 53.578 numri i përgjithshëm i të infektuarve. Një rreze drite në errësirën që ka kapluar vendin ditën e sotme ishte numri i përgjithshëm i të shëruarve, 943 duke kaluar numrin e të vdekurve 793.
21 Mars 2020, 09:19 -
Mbi 10 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi, zero të infektuar në Wuhan! Ditë e zezë për Italinë, 627 viktima në 24 orë
Ditë e zezë mund të cilësohet kjo e sotmja për Italinë, ndërsa 627 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit duke çuar në 4,032 numrin e të vdekurve. Mbi dhjetë mijë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo është ajo që del nga bilanci i Universitetit John Hopking i cili bazohet në të dhënat e OBSH-së dhe burimeve të tjera, kurse numri total I të infektuarve në gjithë botën është rreth 250 000
20 Mars 2020, 09:07 -
SHBA, mbi 13,600 të prekur me koronavirus, të paktën 200 të vdekur
Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 13,600 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 200 kanë vdekur, një rritje dramatike krahasuar me shifrat e publikuara një ditë më parë. Sipas të dhënave, 108 janë personat e shëruar. Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.
20 Mars 2020, 07:21 -
Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)
Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës. Kina fiton mbi pandeminë. Parisi dhe Nju Jorku testojnë dhjetra ilaçe, rezultatet publikohen këtë javë
19 Mars 2020, 08:48