-
Covid-19, në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Rreth 17 mijë viktima në SHBA, hapen varre masivë
Në Itali regjistrohen 570 viktima dhe 1985 të shëruar në 24 orë. Sipas të dhënave më të fundit numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në botë është më shumë se 1 milion e 600 000 kurse numri i atyre që kanë humbur jetën është mbi 97 mijë
10 Prill 2020, 08:27 -
SHBA, megjithë padurimin e Trump, rihapja e ekonomisë do të kërkojë muaj
Presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron të "rihapë" ekonominë e vendit sa më shpejt të jetë e mundur me qëllimin për të zvogëluar dëmin që po shkakton zbatimi i udhëzimeve në masë të gjerë për distancim social si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit
10 Prill 2020, 06:15 -
Koronavirusi/ Prodhuesit e naftës bien dakord të ulin prodhimin për 1/5, OPEC: 10 milion fuçi më pak në ditë
Prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë rënë dakord të shkurtojnë prodhimin për më shumë se një të pestën për të kundërshtuar rënien e kërkesës për shkak të bllokimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Grupi tha se do të shkurtojë prodhimin në maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. Shkurtimet më pas do të lehtësohen gradualisht përsëri në gjashtë milion fuçi midis Janarit 2021 deri në prill 2022.
10 Prill 2020, 03:28 -
Koronavirusi, 610 viktima në Itali! 90 mijë vdekje në botë. 2000 viktima në një ditë në SHBA.
Infeksionet nga koronavirusi kanë tejkaluar shifrën 1.5 milion në të gjithë botën dhe kanë vranë rreth 90,000 njerëz.Për të dytën ditë, viktimat nga infeksioni i Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë pothuajse 2,000 në 24 orë
9 Prill 2020, 08:40 -
Koronavirusi/ Inteligjenca Mjekësore amerikane kishte paralajmëruar për 'sëmundjen ngjitëse' që po përfshinte Wuhanin
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 14,817, ndërkohë që janë 432 mijë e 132 raste të konfirmuara me sëmundjen. Qyteti i Nju Jorkut e kaluar shifrën e 4,000 të vdekurve. Sipas zyrtarëve, edhe pse në Nju Jork numri i të vdekurve arriti një nivel të ri të lartë, numri i të shtruarve në spitalet e këtij shteti duket se nuk po shënon rritje të mëtejshme.
9 Prill 2020, 05:55 -
Koronavirusi/ Kreu i OBSH thirrje Trump: T'i jepet fund politizimit të COVID-19
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka kërkuar unitet, pas akuzave të vazhdueshme ndaj agjensisë nga Presidenti amerikan Donald Trump. "Më i fuqishmi duhet të udhëheqë rrugën dhe ju lutem kufizoni politikën me Covid-19," apeloi ai, në përgjigje ndaj Trump, ndërsa bëri thirrje për t'i dhënë fund politizimit të COVID-19.
9 Prill 2020, 03:39 -
Ventrilokuisti me origjinë shqiptare Nikolas Bushi, një falënderim për mjekët edhe forcat e rendit! (VIDEO)
Ventrilokuisti i ri Nikolas Bushi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një videomesazhi së bashku me dy kukullat e tij falënderon mjekët, edhe bën apel për të gjithë që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, sepse vetëm së bashku do t’ia dalim.
8 Prill 2020, 12:08 -
Italia konfirmon uljen e kurbës, 542 viktima dhe 2099 të shëruar në 24 orë! 1939 vdekje në një ditë në SHBA! OBSH: Mos lehtësoni masat e izolimit (VIDEO)
Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 80,000 vdekje nga infeksioni i koronavirusit kurse numri i përgjithshëm i rasteve të testuar pozitiv me Covid-19 është mbi pragun e 1 413 000. Në 24 orët e fundit në SHBA u regjistrua rekordi me 1939 vdekje për një total prej mbi 12 700 gjysma e të cilave janë në New York
8 Prill 2020, 08:37 -
Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)
Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë. Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.
7 Prill 2020, 08:31 -
Kërkesa e Trump/ A mundet India t'i sigurojë SHBA-së medikamentin 'e patestuar' kundër koronavirus?
Donald Trump ka thënë se SHBA do të "hakmerrej" ndaj Indisë nëse ajo do të refuzonte kërkesën e tij për lirimin e rezervave të një medikamenti, të cilin ai e cilësoi si kyç në luftën kundër Covid-19.
7 Prill 2020, 06:05 -
Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 1200 viktima brenda një dite në SHBA
Italia ende në kulmin e saj! 636 viktima në 24 orë, bie numri i infektimeve të reja dhe pacientëve në terapi intensive. “Do të ketë shumë më shumë vdekje por që do të jenë sidoqoftë më pak se sikur të mos kishim ndërmarrë asnjë masë."- tha presidenti amerikan.
6 Prill 2020, 08:31 -
Numri më i ulët i viktimave në Itali që prej 19 marsit, 525 të vdekur në 24 orë! Më pak të shtruar në terapi intensive! Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar
Në Itali gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i viktimave që prej 19 marsit, ku janë shënuar 525 të vdekur në 24 orë! Lajmi i mirë është dhe se janë më pak të shtruar në trapi intensive. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban SHBA-ja me 311637, ndërsa Italia për viktimat, që ka arritur në 15362.
5 Prill 2020, 09:20