-
Me ndihmën për koronavirusin, Kina përpiqet të zgjerojë ndikimin e huaj
Ndihma e huaj që po jep Kina për koronavirusin, po konsolidon imazhin e Pekinit tek vendet në nevojë, thonë analistët por këto përpjekje po shoqërohen me pretendime të rreme sipas së cilave Shtetet e Bashkuara shkaktuan pandeminë, si edhe me fshehjen e përmasava të epidemisë brenda vendit. Ofertat e Kinës për të ndihmuar vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara po ngadalësojnë një pjesë së ndihmës së huaj, për t’u përqendruar kryesisht tek zbutja e pasojave të virusit brenda vendit.
5 Prill 2020, 02:59 -
Të paktën 9 shqiptarë të vdekur me COVID-19 në SHBA, mbi 30 të prekur
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, sqaron se 3 janë nga Shqipëria, 4 nga Maqedonia e Veriut dhe 2 nga Mali i Zi. Mbi 30 të prekur të vetëizoluar në shtëpi. Komunitetet shqiptaro-amerikane kanë ngritur fonde, ndërkohë po ndihmohen të moshuarit. Një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës.
4 Prill 2020, 10:15 -
Italia shënon 20 mijë të shëruar, më pak persona në terapi intensive! 681 viktima në 24 orë! Mbi 1 milion e 100 mijë raste në botë
Italia shënon 20 mijë të shëruar, më pak persona në terapi intensive! Ulen viktimat, 681 të vdekur në 24 orët e fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar disa vende që po tentojnë të heqin kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
4 Prill 2020, 09:00 -
Infermierja shqiptare në muajin e fundit të shtatzënisë por në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19: Më jep forcë bebja ime
Ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë por kjo nuk e ka dekurajuar për të vazhduar punën, si pjesë e ekipit në frontin e parë të luftës kundër COVID-19.
3 Prill 2020, 14:25 -
Italia s'ka kaluar pikun, kurba vijon e sheshtë! Në 24 orë 766 të vdekur! Mbi 1 milion raste të prekur në botë
Italia ende nuk e ka kaluar pikun e koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh kurba është e sheshtë dhe të dhënat janë pothuajse në një nivel të qëndrueshëm. Ndërsa në SHBA, sipas 'Ëashington Post', Shtëpia e Bardhë do të rekomandojë qytetarët e saj të mbajnë maska në vende publike për të mbuluar hundën dhe gojën si masë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
3 Prill 2020, 08:41 -
Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur
950 të vdekur në Spanjë në 24 orë. Numri i të infektuarve në botë nga koronavirusi po i afrohen shifrës 1 milion, - kjo është ajo që del nga buletini i fundit i Universitetit John Hopkins, i cili tregon një bilanc në rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19. Conte: Faza 2, bashkëjetesë me Covid-19/ Britania u heq ventilatorët të pashpresëve
2 Prill 2020, 08:24 -
SHBA-ja kundërshton vendimimin e Kurtit për pezullimin e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë
Sipas njoftimit, SHBA-ja ka qenë e qartë rreth asaj se Kosova duhet ta heqë taksën pa vendosur barriera të reja, sepse sipas tyre politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.
1 Prill 2020, 18:03 -
SHBA dhe Kina ndihmojnë Shqipërinë me teste për COVID-19, ISHP: Bujari nga një vend me zemër të madhe
Kina jep një mijë teste, ndërsa ambasada thekson se do të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi si dhe për masa të tjera kundër koronavirusit, ndërsa nuk e specifikon numrin.
1 Prill 2020, 15:29 -
SHBA/ Shtëpia e Bardhë prezanton strategjinë për parandalimin e COVID-19: 30 ditët e ardhshme vendimtare për të zbutur goditjen e epidemisë
"Veprimet që ndërmarrin amerikanët në 30 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për ndryshimin që kërkohet në kursin e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara", kështu është shprehur koordinatorja e ekipit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin kundër koronavirusit teksa prezantonte modelin e përllogaritjeve dhe projektimeve për përhapjen e epidemisë në muajt e ardhshëm të titulluar “Synimet e Strategjisë Për Pengim në Komunitet”.
1 Prill 2020, 03:38 -
Trump: Kemi testuar mbi 1 milion amerikanë për COVID-19
Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë kryer teste për koronavirus tek një milion amerikanë.Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.Presidenti deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.
31 Mars 2020, 03:29 -
Italia një hap larg kapërcimit të pikut të pandemisë, rritjen më të lartë e ka Belgjika
Të dhënat e javës së fundit mbi përhapjen e pandemisë tregojnë se Belgjika ka përqindjen më të lartë në botë 18,6%. Ndërsa Italia renditet e 10 me vetëm 5,6%. Sipas këtyre të dhënave Italia është shumë pranë pikut të të infektuarve dhe nga aty fillon edhe ulja e numrit të të prekurve dhe rrjedhimisht edhe të viktimave.
30 Mars 2020, 20:16 -
Ulen shifrat e të prekurve, rritet numri i viktimave, rekord të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi
Në 24 orët e fundit në Itali është rritur numri i viktimave krahasuar me ditën e djeshme, ndërsa është ulur numri i të infektuarve. Një lajm i mirë përsa i përket shifrave të të shëruarve.
30 Mars 2020, 08:36 -
Koronavirusi, Trump: New York-u në Karantinë. Guvernatori Cuomo: Deklaratë lufte
Presidenti amerikan Donald Trump është përplasur në distancë me Guvernatorin e shtetit të New Yorkut Andrew Cuomo pas deklaratës së manjatit se do fuste në karantinë shtetin e ‘Big Apple’, New Jersey dhe Connecticut.Në një intervistë dhënë për CNN, guvernatori Cuomo iu përgjigj Trump se karantina d
29 Mars 2020, 13:33 -
Në Itali ulet numri i viktimave dhe të shëruarve, rriten të infektuarit në 24 orët e fundit! Ritme të larta në Spanjë, Britani e Gjermani
Situatë tejet dramatike po përjeton kryeqyteti Madrid ku janë regjistruar më shumë se një e treta e të gjithë numrit të të prekurve nga infeksioni
29 Mars 2020, 12:34 -
Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar
Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në rreth 598 mijë kurse numri I viktimave është më shumë se 27 700, me mbi 100,000 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë
28 Mars 2020, 08:25 -
Fillimisht jeta dhe siguria e qytetarëve, pastaj ekonomia', Trump: Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për frymëmarrje
“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve të premten, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër koronavirusit. Presidenti foli pasi nënshkroi paketën historike prej 2 trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.
28 Mars 2020, 07:10 -
SHBA injekton vaksina kundër gripit në vezë, por sa funksionale janë ato kundër koronavirus?
Rreth 174.5 milion doza të vaksinës ndaj gripit u shpërndanë në SH.B.A. këtë sezon të gripit deri në fund të shkurtit, prej të cilave rreth 82% ishin vendosur në vezë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Për t'u përgatitur për sezonet vjetore të gripit, si dhe për pandemitë e mundshme, qeveria amerikane ka investuar dhjetëra ose qindra miliona dollarë gjatë 15 viteve të fundit për të siguruar që ka mjaft vezë për vaksinat.
28 Mars 2020, 06:47